Lajme dhe Ngjarje

Plani komunal për menaxhimin e mbeturinave të Junikut është miratuar nga Kuvendi Komunal

Planifikimi i menaxhimit të mbeturinave i azhurnuar në nivel lokal është një element i nevojshëm dhe esencial në mënyrë që të mundësojë një program të integruar mjedisor për menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Junikut tani më e ka të miratuar Planin komunal për menaxhimin e mbeturinave (PKMM) 2014-2019, me mbështetjen e Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it, financuar nga Swedish Development Cooperation.

Elaborimi i PKMM është obligim ligjor për komunat në Kosovë ashtu siç parashihet në nenin 10 të Ligjit për Mbeturina Nr. 04/L-060. Ligji, Strategjia e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2012-2021 si dhe Plani i Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2017 janë marrë parasysh gjatë hartimit të planit komunal për menaxhimin e mbeturinave si dhe poashtu Projekt Plani i Veprimit për përmirësimin e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave në komunën e Junikut Dhjetor 2011 si dhe Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave  të Junikut për 2014, i cili është plan i veprimit për 2014 si dhe bazuar në projekt planin e veprimit të përmendur. Projekt plani i veprimit është zbatuar pjesërisht me ofrimin e kontejnerëve për të gjitha pikat e gjenerimit të mbeturinave në komunë, vendosjes së shportave publike për mbeturina dhe përmirësimit të pastrimit të hapësirave publike si të arritura më të mëdha.  Qëllimet tjera nuk janë realizuar ose vetëm pjesërisht. Prandaj është kërkuar që të bëhet ri-shikimi dhe azhurnimi i projekt planit të veprimit së bashku me harmonizimin e planit me politikën qendrore dhe kornizën ligjore.   

Plani i sapo miratuar propozon një listë veprimesh për të reduktuar prodhimin e mbeturinave, dhe përmirësimin e mbledhjes së mbeturinave, promovimit të kompostimit dhe riciklimit në nivel lokal dhe synon që t'ju ofrojë banorëve të Junikut një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm i cili është i liruar nga mbeturinat dhe ndikimet negative. Njësitë e planifikimit komunal duhet që vazhdimisht t'i ri-vlerësojnë strategjitë e tyre të planifikimit, politikat dhe programet nëse dëshirojnë të vazhdojnë ta ruajnë mjedisin.

Përmirësimi i ofrimit të shërbimit

Komuna dëshiron ta përmirësojë shërbimin e mbledhjes së mbeturinave dhe të prezantojë mbledhjen e mbeturinave në bazë javore deri më 2014 dhe t'i mbledh të gjitha mbeturinat komunale nga të gjithë gjeneratorët e mbeturinave (mbulim i plotë) gjer më 2019.

Promovimi i kompostimit

Kompostimi, biodegradimi i fraksioneve të mbeturinave organike, mund të reduktojnë substancialisht sasinë e mbeturinave dhe të prodhojnë produkt të qëndrueshëm dhe të vlefshëm të kompostimit i cili mund të shfrytëzohet për përmirësimin e tokës dhe të shfrytëzohet si pleh. Komuna e Junikut do të promovojë kompostimin e mbeturinave organike  (mbeturinat e kuzhinës dhe kopshtit) në nivel të ekonomive shtëpiake. Objektivi është që gjer më 2016 të paktën 10 ekonomi shtëpiake dhe një staf i komunës të kenë filluar me kompostim të mbeturinave organike të cilat ata i prodhojnë dhe do të shërbejnë si projekte demonstrimi për të tjerët.  

Prezantimi i riciklimit

Komuna dëshiron të prezantojë mbledhjen në mënyrë të ndarë të fraksioneve të riciklueshme në bazë të shportave/kutive të veçanta për mbeturina të veçanta (kontejnerëve). Objektivi është që të vendosen shportat/kutitë e para, grupimit të kontejnerëve të mbeturinave të ndryshme me ngjyrë, secili kontejner i dedikuar për një fraksion të veçantë të mbeturinave të riciklueshme, gjer më 2015 dhe, përcjelljes me prezantimin e suksesshëm të riciklimit të mbeturinave, realizimit të kontejnerëve shtesë në vitet pasuese.

Eliminimi i lokacioneve të deponive ilegale

Komuna dëshiron t'i pastrojë të gjitha lokacionet e deponive ilegale në komunë gjatë periudhës 2015-2016.

Ruajtja dhe shfrytëzimi i mbeturinave ndërtimore dhe të demolimit

Për hedhjen e mbeturinave ndërtimore Komuna dëshiron që gjer më 2014, të identifikojë dhe caktojë një lokacion brenda Komunës ku mbeturinat ndërtimore dhe të demolimit mund të hidhen dhe përkohësisht të ruhen drejt pritjes së ri-shfrytëzimit, për shembull, për rehabilitim të rrugës.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje