Lajme dhe Ngjarje

U hap shqyrtimi publik i projekt-Vlerësimit Strategjik të Mjedisit të PZHK-së së Parteshit

Komuna e Parteshit, e mbështetur nga Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i zbatuar nga UN- HABITAT-i dhe i financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, e ka hapur shqyrtimin publik të projekt-raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) të Parteshit. Ceremonia e hapjes u zhvillua më 11 tetor 2013 në ora 11:00 në ndërtesën e administratës komunale të Parteshit në fshatin Pasjan .

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që zyrtarisht të fillojë shqyrtimi publik i projekt-raportit duke e ofruar kështu mundësinë për të pranishmit, që ishin qytetarë, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve jo-qeveritare, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe aktorëve të tjerë, që ta shikojnë dhe ta kuptojnë përmbajtjen e këtij projekt-raporti për VSM për PZHK-në e Parteshit. Gjatë shqyrtimit publik të projekt-VSM-së , i cili do të prezantohet dhe shfaqet publikisht për një muaj (sipas Ligjit për VSM ), të gjitha palët e interesuara do ta kenë mundësinë për të dhënë komente dhe për të ngritur çështje në lidhje me propozimet e dala nga projekt-VSM-ja përpara se ai të dërgohet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për marrjen e pëlqimit.

Projekt-VSM-ja e ofron një vlerësim mbi efektet mjedisore të rëndësishme që mund të shkaktohen me zbatimin e planit dhe propozon masa për t'i eliminuar apo minimizuar këto efekte. Aty është bërë një paraqitje e shkurtë lidhur me strukturën dhe përmbajtjen e raportit, sidomos informacionet themelore për komunën e Parteshit, çështjet dhe mundësitë që ndodhin brenda komunës, objektivat e raportit VSM, përmbledhjen e përmbajtjes së PZHK-së, vlerësimin e objektivave të PZHK-së në përputhje me ato të VSM-së, vlerësimi i efekteve mjedisore, analiza e përputhshmërisë së jashtme, një propozim plan për monitorim dhe një përmbledhje jo-teknike.

Shqyrtimi publik i VSM-së do të jetë i hapur për 30 ditë kalendarike.The Municipality of Parteš/Partesh, supported by the Municipal Spatial Planning Support Programme (MuSPP) implemented by UN-Habitat and financed by the Swedish Development Cooperation, opened the public review for the draft -Strategic Environmental Assessment (SEA) report for the Municipal Development Plan (MDP) of Parteš/Partesh. The opening ceremony took place on October 11th, 2013, at 11:00 in the Municipal Administration Building Partesh/Partes in Pasjane/ Pasjan.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje