Lajme dhe Ngjarje

Vlerësimi i qëndrueshmërisë në planet zhvillimore komunale

Programi i mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i UN-Habitat-it në Kosovë në bashkëpunim me komunën e Graçanicës, Mamushës, Prizrenit dhe Rahovecit dhe me mbështetje të ekspertëve të konsulentëve të pavarur ndërkombëtar, është duke hartuar një Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM) të planeve zhvillimore komunale. Komuna e Malishevës dhe ajo e  Parteshit së shpejti do të i bashkëngjiten procesit të VSM-së, e cila është hartuar si mbështetje për proceset e PZHK-së. Përderisa bashkëpunon për të vlerësuar ndjeshmërinë mjedisore, VSM-ja synon të vendosë fokusin në zhvillim të qëndrueshëm. Si pjesë e procesit, autoritete komunale së bashku më ekspertët e pavarur mjedisor, janë duke vlerësuar dimensionin mjedisor të planeve lokale të propozuar që janë në proces e sipër si dhe veprimet e planifikimit lokal që do të dalin nga to, në veçanti, duke krijuar qëllime mjedisore, përcaktimin e caqeve dhe treguesve për të ndihmuar në matjen e ndryshimit dhe parashikimin e ndikimeve  të planeve të propozuara për mjedis si dhe duke zhvilluar masa zbutëse për ndikimet e parashikuara negative që dalin nga zhvillimet e propozuara (p.sh. propozimin e një korridori të gjelbër si mënyrë për të minimizuar ndikimin nga një rrugë e re e propozuar). Vlerësimi ka tërhequr vëmendjen e një audience më të gjerë, në atë që ofroi vlerësimin kokë-më-kokë të planeve lokale, aktiviteteve të trajnimit dhe të një qasje të përgjithshme pjesëmarrëse në planifikim. Gjatë procesit janë marrë parasysh teknikat e zakonshme për ngritje të qëndrueshme, të tilla si: 

-       vlerësimi matricë;

-       përdorim i GIS-it, përfshi edhe Procesin Analitik Hierarkik (PAH);

-       vlerësimi shumë kriteresh social me përdorimin e kombinuar të teknikave pjesëmarrëse dhe analiza shumë kriteresh;

-       'diskurse bashkëpunuese' në të cilat, palët e interesuara përzgjedhin kriterin e vlerësimit, ekspertët paraqesin informacionet dhe masat e ndikimit dhe qytetarët eksplorojnë vlerat, etj.. 

Përveç matjes së performancës së veçantë të secilit opsion të planifikimit kundër kriterit mjedisor, është ndërmarrë renditje tipik e skenarëve. 

Procesi i vlerësimit strategjik mjedisor në Kosovë është në një nivel eksperimental dhe disa parime merren parasysh si pjesë e udhëzimit të ofruar nga UN-Habitat-i për autoritetet komunale:

-       konsiderimin e të dhënave kualitative dhe kuantitative në analizime,

-       duke garantuar barazi midis-gjeneratave dhe minoriteteve duke marr parasysh grupet e ndryshme sociale dhe interesat e tyre të veçanta, 

-       ofrimin e mundësive për mësim gjatë procesit,

-       sigurimin e transparencës në secilin hap të VSM-së, dhe

-       ka një elementi të fuqishëm të angazhimit të publikut dhe palëve të interesuara.

Graçanica, Malisheva, Mamusha dhe Parteshi kanë zgjedhur një qasje të planifikimit  'në-shtëpi', me mbështetje nga UN-Habitat-i. Këto katër komuna do të ofrojnë rundin e parë të VSM-ve ekzemplar të ndërmarra paralelisht me proceset planifikuese komunale. Komuna e Prizrenit dhe ajo e Rahovecit kanë kontraktuar PZHK-të e tyre për arsye se procesi i planifikimit në këto dy komuna ka filluar më herët se zbatimi i VSM-ve në Kosovë (pas miratimit të Direktivës 2001 të BE-së në legjislacionin e Kosovës), VSM-ja ka ndjekur procesin e planifikimit duke ofruar një vlerësim të pavarur mjedisor të planeve.

Deri më tani konkludimet nga procesi janë pozitive me planet që janë duke ofruar një bazë solide për zhvillimin e ardhshëm të komunës. Më tej në vlerësimin e planit, vlerësimi strategjik ka ofruar mundësi për ngritjen e kapaciteteve, ka ngritur vetëdijen për konsideratat mjedisore në planifikime dhe se gjithashtu do të përfshijnë një gamë të monitorimit dhe masave zbutëse që do të zhvillohen më tej nga komunat kur të zbatojnë planet e tyre zhvillimore si pjesë e një qasje të integruar të planifikimit zhvillimor efektiv e të qëndrueshëm. 

Të gjeturat nga këto vlerësime, të cilat ende janë duke u finalizuar, duhet gjithashtu të ofrojnë mësime të rëndësishme për komunitetet si në Kosovë ashtu edhe në regjionin e Ballkanit,  pasi ata i marrin në konsideratë opsionet e ndryshme për planifikim mjedisor dhe planifikim të integruar zhvillimor. Raporti i VSM-së së Prizrenit tani më mund të gjendet në Ueb faqen e UN-Habitat/MuSSP:

http://www.unhabitat-kosovo.org/en-us/SEA-reports

VSM-ja për PZHK-në e Prizrenit: ilustrimi i skenarit të tretë. Ngjyra kafe e mbyllur tregon hapësirat e vendbanimeve aktuale, ngjyra kafe e hapur tregon hapësirat e vendbanimeve potenciale dhe ngjyra e hirtë tregon hapësirat potenciale industriale ( bazuar në analizat AHP) .

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje