Publikimet
VIZIONIMI SI MJET I PLANIFIKIMIT PJESËMARRËS

Abstrakti: Vizionimi është një vegël e fuqishme e planifikimit që bashkon palët e ndryshme të interesit, për të projektuar zhvillimin e ardhshëm. I përdorur në një shoqëri të post-konfliktit, vizionimi ka potencial për tejkalimin e konflikteve etnike dhe sociale. Ndjeshmëria ndaj nevojave specifike të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të aftëve dhe të paaftëve, të vendosura në një sfond të pajtimit, I shton vlerë një vizioni për një qytetin, qytezën apo lagjen. Ky botim synon të frymëzojë dhe të inkurajojnë planifikuesit lokalë, politikanët, shoqërinë civile dhe të gjitha mediat që duke përdorur vizionimin, të angazhohen në projektimin e të ardhmes së vendbanimeve njerëzore në një mënyrë bashkëpunuese.
Viti i publikimit: dhjetor 2014
Udhëzuesi mbi Pjesëmarrjen Publike në Planifikimin Hapësinor

Abstrakti: Udhëzuesi për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e planifikimit hapësinor iu drejtohet në radhë të parë institucioneve të nivelit qendror dhe lokal dhe organeve të tjera qeveritare të cilët janë direkt të përfshirë në procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor në mënyrë pjesëmarrëse, gjithëpërfshirëse, dhe mekonsideratë ndaj çështjeve gjinore. Udhëzuesi gjithashtu ka për synim të rrisë njohurinë dhe kapacitetet e atyre që punojnë në fushën e qeverisjes urbane dhe planifikimit të qytetit duke përmirësuar dhe ndihmuar në institucionalizimin e qasjeve të tilla pjesëmarrëse. Udhëzuesi gjithashtu mund të shërbejë si burim i informacionit për palët e tjera të interesit. Ai përbën pjesën e një dokumenti më të gjerë i cili merret me kërkesat ligjore të dokumenteve të planifikimit hapësinor siç parashihet në Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe aktet nën-ligjore përkatëse. Qëllimi është që ky udhëzues të jetë sa më praktik, por gjithashtu të prezantojë një teori bazë që mund të shfrytëzohet nga ata të cilët nuk e kanë pasur mundësinë më herët të punojnë me çështjet e pjesëmarrjes publike.
Viti i publikimit: dhjetor 2014