UN-HABITAT zyra në Prishtinë
Adresa: Ndertesa e Qeverise "Rilindja" Kati 10, Prishtinë, Kosovë
Telefoni: +381 38 20032611;
Faksi: +381 38 224122
E-mail:
info@unhabitat-kosovo.org
07 dhjetor 2017
Më 6-7 dhjetor 2017, UN-Habitat dhe UN Women organizuan së bashku një konferencë rajonale ‘Për të Drejtën e Fuqizuar ndaj një qyteti për të gjithë duke përmirësuar hapësirën publike dhe sigurinë urbane’ të mbajtur në Shkup, Maqedoni. Konferenca iu ofroi mundësinë pjesëmarrësve prezantimin e praktikave më të mira rajonale dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht diskutime rreth përmirësimit të hapësirës publike dhe sigurisë urbane në Ballkan, me fokus të veçantë për gratë dhe vajzat. Pjesëmarrësit theksuan nevojën urgjente për qasje gjithëpërfshirëse, të integruar dhe të ndjeshme ndaj çështjes gjinore në sigurinë urbane, dizajnin, planifikimin dhe menaxhimin e hapësirës publike.
24 nëntor 2017
Gjatë javës së tretë të nëntorit të vitit 2017, në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës u mbajt punëtoria programatike, e lehtësuar nga UN-Habitat dhe Community Building Mitrovica (CBM), me pjesëmarrjen e më shumë se 35 përfaqësuesve nga komunat partnere të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Zveçanit, si dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
15 shtator 2017
Javën e kaluar, më 10-14 shtator 2017, në Durrës u mbajtën punëtoritë programore për dy komunat partnere (Skenderaj dhe Vushtrri) të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës. Qëllimi kryesor i punëtorive ishte njohja e zyrtarëve komunalë nga drejtoritë e ndryshme me rëndësinë e planifikimit hapësinor dhe rolet e tyre përkatëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për hartimin dhe zbatimin e dokumenteve të ndryshme të planifikimit. Më konkretisht, këto punëtori kishin për qëllim t'i njoftojnë të gjithë pjesëmarrësit me objektivat e Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës dhe komponentat përkatëse të përshtatura për nevojat e tyre të cilat do të mbështeten nga UN-Habitat, PAX dhe CBM, si dhe marrja e zotimit nga të gjitha palët përkatëse për përkushtim dhe marrje të përgjegjësive gjatë zhvillimit dhe zbatimit të planeve të punës për këto komponente.
30 qershor 2017
Më 30 qershor 2017, u mbajt një punëtori e para-vizionimit për të gjithë Partnerët e Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës. Qëllimi i punëtorisë ishte të shkëmbehen përvojat mbi mjetin dhe metodologjinë e vizionimit, përpara zbatimit të kësaj metode në të ardhmen në shtatë komunat partnere: Leposaviq, Mitrovicën Jugore, Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Zveçan, Skenderaj dhe Vushtrri.
08 qershor 2017
Gjatë javës së parë të muajit qershor 2017, UN-Habitat mbajti një sërë punëtorish rreth dokumentimit hartografik për stafin e nivelit qendror dhe atij komunal nga katër komunat me shumicë serbe; Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut. Punëtoritë janë pjesë e Programit për zhvillim gjithëpërfshirës , një iniciativë që realizohet nga UN-Habitat dhe agjencitë e saj partnere, PAX dhe Community Building Mitrovica (CBM), në shtatë komuna.
30 maj 2017
Në fund të muajit maj 2017, UN-Habitat ka mbajtur një trajnim njëditor për Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS) në partneritet me Institutin për Planifikim Hapësinor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Trajnimi hyrës për WebGIS (gjeo-portal) dhe QGIS u mbajt më 30 maj nga një ekspert i GIS nga MMPH. Trajnimi u realizua në kuadër të Programit për zhvillim gjithëpërfshirës , një program katërvjeçar i cili zbatohet bashkërisht nga UN-Habitat, PAX dhe Community Building Mitrovica (CBM).
03 mars 2017
Fillimi i marsit u shënua me një sërë takimesh të suksesshme bilaterale dhe fokus grupe, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara në lidhje me " Analizen Gjinore 'specifike për veriun e Kosovës. Këto aktivite janë në kuader të programit '' Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në rajonin verior të Kosovës" e bashkë-zbatuar nga UN-Habitat dhe PAX / Community Building Mitrovicë
You have an old version of Flash Player. Download the new version.