Lajme dhe Ngjarje
- 2017 |
- 2016 |
- 2015 |
- 2014 |
- 2013 |
- 2012 |
- 2011 |
- 2010 |
- 2009 |
- 2008 |
- 2007 |
- 2006 |
- Qendra mediale kryesore e UN-HABITAT-it
Konferencë shtypi mbi Rezultatet nga Punëtoria mbi Rregullimin e Vendbanimeve Joformale si dhe Përmirësimin e zonave urbane
12 dhjetor 2006
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, UN-HABITAT/MuSPP dhe OSCE organizuan nje komunikatë për shtyp për ti bërë publike rekomandimet e dala nga punëtoria mbi regullimin e Vendbanimeve Joformale si dhe përmirësimin e zonave urbane. Me këtë rast u lancua edhe kampanja informative mbi vendbanimet Joformale në Kosovë. për më shumë kliko këtu!
Delegacioni i Ferizajt dhe MuSPP/UN-HABITAT-i vizituan Qendrën e Mobilitetit në Lund/Suedi
20 nëntor 2006
Departamenti i Transportit të komunës së Lundit mirëpriti delegacionin e Ferizajt. Vizita ndodhi më 20-23 Nëntor 2006. Reprezentacionin e Ferizajt e përbënin: z. Faik Grainca (kryetar i komunës), Z.Dugagjin Etemi (Kryeshefi i Ekzekutivit), z. Mustafë Zariqi (shefi i sektorit për planifikim) si dhe tre përfaqësues të Programit i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP). Grupi ishte i përcjellur gjithashtu edhe nga mediumi publik i Kosovës (RTK). për më shumë kliko këtu!
Avancimi dhe Rregullimi Urban i Vendbanimeve Joformale në Kosovë
16 nëntor 2006
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP)/UN-HABITAT-I, dhe OSBE organizuan një Punëtori të përbashkët mbi Avancimin dhe Rregullimin urban të Vendbanimeve Joformale në Kosovë. Qëllimi i punëtorisë ishte ngritja e vetëdijes mbi avancimin dhe rregullimin urban të vendbanimeve joformale si dhe ndërtimi i strategjive për zgjidhjen e çështjes në frymën e Deklaratës së Vjenës mbi Vendbanimet Joformale, Planin për Zbatimin e Standardeve të Kosovës (PZSK) dhe Planin e Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE).për më shumë kliko këtu!
Qeverisja e Mirë Urbane dhe roli i shoqërisë civile në vendim-marrje
27 shtator 2006
Në kuadër të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), UN-HABITAT-i në bashkëpunim të ngushtë me Zyren Për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, dhe çështje gjinore në kuadër të Zyres së Kryeministrit, si dhe me Qendrën e Resurseve të Avokimit dhe Trajnimeve organizuan Konferencën mbi Qeverisjen e Mirë Urbane. Konferenca ishe e karakterit regjional dhe vazhdimësi e Tryezës së Rrumbullakët mbi Angazhimin e Shoqërisë Civile në Proceset Vendim-marrëse.për më shumë kliko këtu!
UN-HABITAT-I në Kosovë lancoi Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP)
06 prill 2006
Prishtinë, 6 prill 2006 UN-HABITAT-I në Kosovë lancoi Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) që financohet nga Qeveria Suedeze përmes Sida-s, në kuadër të të cilit UN-HABITAT-I dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), do të punojnë së bashku drejt përmirësimit të efikasitetit të përpjekjeve në planifikimin hapësinor në gjashtë komunat sekondare të Kosovës, fuqizimin e dialogut mes nivelit qendror dhe atij lokal në çështjet e planifikimit hapësinor, ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për një pjesëmarrje active në procesin e planifikimit si dhe mbështetjen e planifikimit të veprimit që të startojë zyrtarisht.për më shumë kliko këtu!