Lajme dhe Ngjarje

U publikua raporti “Gjendja e Qyteteve Evropiane në tranzicion 2013”

21 tetor 2013

Në tetor 2013, UN-Habitati e ka nxjerrë raportin e tij: Gjendja e Qyteteve Evropiane në Tranzicion 2013: Vlerësimi i 20 viteve të reformës. Ky publikim i analizon ndikimet mbi qytetet e 23 vendeve dhe territoreve të Evropës tranzicionale, të cilat në fillim të viteve 1990 e filluan tranzicionin e tyre nga ekonomitë me planifikim të centralizuar drejt sistemeve demokratike dhe të bazuara në treg.për më shumë kliko këtu!

U hap shqyrtimi publik i projekt-Vlerësimit Strategjik të Mjedisit të PZHK-së së Parteshit

12 tetor 2013

Komuna e Parteshit, e mbështetur nga Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i zbatuar nga UN- HABITAT-i dhe i financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, e ka hapur shqyrtimin publik të projekt-raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) të Parteshit. Ceremonia e hapjes u zhvillua më 11 tetor 2013 në ora 11:00 në ndërtesën e administratës komunale të Parteshit në fshatin Pasjan.për më shumë kliko këtu!

Prezantimi i dytë publik i projektit për përmirësimin e rrugëve Adem Jashari dhe Zijah Shemsiu në Gjilan

10 tetor 2013

Në mënyrë që ta rrisë pjesëmarrjen e publikut dhe t'i paraqesë zhvillimet në projektimin e Projektit të Investimeve Kapitale (PIK),Departamenti i Shërbimeve Publike i Komunës së Gjilanit, i mbështetur nga Programi i UN-HABITAT-it për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), i financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, e ka organizuar prezantimin e dytë publik për rrugët Adem Jashari PIK dhe Zijah Shemsiu. Ky prezantim publik u organizua në sallën e Teatrit të Qytetit më 9 tetor dhe u pasua me shpalosjen e projektit që qëndroi i hapur deri më 11 tetor. Në këtë prezantim morën pjesë aktive një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, një përfaqësues i HANDIKOS-it, përfaqësues komunalë, duke e përfshirë kryetarin, zëvendës-kryetari dhe drejtorët e departamenteve, si dhe përfaqësues nga policia e komunikacionit. Ky prezantim u pasqyrua edhe nga mediat lokale. për më shumë kliko këtu!

7 tetor, Seminari për Ditën Botërore të Habitatit

08 tetor 2013

Të hënën më 7 tetor, Programi i UN -HABITAT-it për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë, së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i bashkuan forcat për ta festuar Ditën Botërore të Habitatit 2013 dhe e organizuan një seminar me temë Qytetet e Kosovës në Tranzicion: drejt brezit të dytë të planeve komunale. Ky seminar kishte për qëllim diskutimin e vlerësimit, zbatimit dhe monitorimit të përgjithshëm të arritjeve të procesit të planifikimit komunal në Kosovë në perspektivën e zbatimit të Ligjit të ri për Planifikimin Hapësinor, i cili ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2013. Gjatë seminarit dhe debatit për Pas-PZHK-ve (Plani Zhvillimor Komunal) dhe për brezin e ri të Planeve për komunat e Kosovës u propozua gjithashtu shkëmbimi i përvojave nga rajoni.për më shumë kliko këtu!

7 Tetor, Seminari për ditën botërore të Habitat-it, Qytetet e Kosovës në tranzicion: drejt gjeneratës së re të planeve.

25 shtator 2013

Të Hënën me 7 tetor, Programi i UN-Habitat-it për Mbështetje Komunale në Kosovë, së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të marrin pjesë në festimet e Ditës Botërore të Habitatit 2013. Seminari do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë, prej orës 9:30 deri orën 13:00.për më shumë kliko këtu!

Tour de Culture'13 on 22nd of September 2013

16 shtator 2013

UN-Habitat's Municipal Spatial Planning Support together with the Cultural Heritage without Borders are providing support to the Cycling Federation of Kosovo, to organize the 6th edition of the cycling tour "Tour de Culture". The event is scheduled to take place on September 22, 2013 to mark European Mobility Week and European Heritage Days. Tour de Culture promotes non-motorised transport and cultural heritage while also joining other internationl initiatives where hundreds of cities around the world will host an organized cycling tours for promoting cycling as healthier and better way of transport for the cities and people.për më shumë kliko këtu!

Hapja e shqyrtimit publik të draft-Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) në Partesh

05 shtator 2013

Hapja e shqyrtimit publik për draft-Planin Zhvillimor Komunal të Parteshit u mbajt më 4 shtator të vitit 2013, në lokalet e ndërtesës së re të komunës. Ceremonia e shqyrtimit publik filloi me fjalën përshëndetëse të nënkryetarit, Dejan Joqiq, i cili përshëndeti procesin e hartimit të PZHK-së, dhe shprehu mirënjohjen e tij ndaj MuSPP-it të UN-Habitat-it për mbështetjen e tyre profesionale gjatë tërë procesit. Ai gjithashtu e konsideroi draftin e PZHK-së si një strukturë për zhvillimin komunal, sepse ai do të jetë bazë për projektet e ardhshme siç janë planet rregulluese, dhe projekte të tjera që do të dalin nga PZHK-ja dhe më e rëndësishmja, për zhvillimin ekonomik lokal. për më shumë kliko këtu!

Hapja e shqyrtimit publik të draft Planit Rregullues Urban për Qendrën dhe Lagjen Parku në Han të Elezit

15 gusht 2013

Me qëllim që të ketë një proces përfshirës, pjesëmarrës dhe transparent të planifikimit, Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim të ngushtë me UN-Habitat-in, Programin Mbështetës për Planifikimin Hapësinor Komunal (MuSPP) hapi shqyrtimin publik të draft Planit Rregullues Urban për Qendrën dhe Lagjen Parku. Takimi publik u mbajt më 14 gusht 2013, në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Hanit të Elezit. Prezantimi dhe diskutimet përfshinë përfaqësuesit nga shoqëria civile, shkollat, përfaqësuesit komunalë përfshirë Nënkryetarin e Komunës, Kryesuesin e Kuvendit, Drejtorët, UN-HABITAT-in dhe qytetarë të tjerë nga komuna e Hanit të Elezit.për më shumë kliko këtu!

Përmirësimi PIK për rrugët Adem Jashari dhe Zijah Shemsiu në Gjilan - Prezantimi Publik

12 gusht 2013

Komuna e Gjilanit - Departamenti i Shërbimeve Publike e mbështetur nga Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-HABITAT-it, i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim ka organizuar një prezantim publik për përmirësimin e PIK-ut të draft projektimit të rrugëve Adem Jashari dhe Zijah Shemsiu. Prezantimi u organizua në ndërtesën e Kuvendit Komunal më datën 2 gusht.për më shumë kliko këtu!

Hapja e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimor Komunal të Graçanicës 2013-2028 dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor

05 gusht 2013

Hapja e shqyrtimit publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) për komunën e Graçanicës u mbajt më 1 gusht të vitit 2013 në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë. Ceremonia filloi me fjalën hyrëse nga ana e këshilltarit politik të kryetarit të komunës së Graçanicës z Periq, i cili vuri në dukje punën e vështirë që është bërë për të finalizuar këtë plan. Ai shprehu mirënjohjen e tij për MuSPP-in e UN-Habitat-it dhe stafin e saj për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar duke punuar së bashku me stafin komunal. Zyrtari përgjegjës i UN-HABITAT-it, z. Ishaku Maitumbi, ofroi një përmbledhje të shkurtër të procesit të përgjithshëm të planifikimit në komunën e Graçanicës, duke theksuar dimensionin e ngritjes së kapaciteteve të procesit. Ai i`u referua ndërtimit të marrëdhënieve të mira me komunën gjatë bashkëpunimit për përcaktimin e prioriteteve të qëndrueshme të zhvillimit hapësinor për të ardhmen e komunës së Graçanicës. Gjatë procesit, jo gjithmonë janë ndarë pikëpamje të njëjta mbi kornizën ideore të planit, është bërë një përpjekje e madhe në ngritjen e njohurive komunale përkitazi me praktikat e qëndrueshëm të planifikimit, me rezultate domethënëse. për më shumë kliko këtu!

UN-Habitat ishte ftuar të ligjëroj në fushën e Integrimit Gjinor në Universitetin Veror të Prishtinës

01 gusht 2013

Në 30 korrik, 2013 znj. Arijeta Himaduna nga UN-Habitat-i ishte mysafire ligjëruese në Universitetin Veror të Prishtinës me një prezantim të fokusuar në temat e Planifikimit Pjesëmarrës, Perspektiva Gjinore në planifikim, përvojat praktike dhe sfidat.për më shumë kliko këtu!

Punëtori për Prioritetet Strategjike Zhvillimore të PZHK-së së Malishevës

26 korrik 2013

Më 23 dhe 24 korrik të viti 2013, Programin Mbështetës për Planifikimin Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-HABITAT-it, i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim së bashku me ekipin komunal të planifikimit të komunës së Malishevës, ka organizuar punëtori dy ditorë në Suharekë, për zhvillimin e prioriteteve strategjike zhvillimore për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK). Punëtoria përfshinte stafin nga ekipi komunal i planifikimit në komunën e Malishevës, Instituti për Planifikim Hapësinor dhe Departamenti i Planifikimit Hapësinor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe UN-Habitat-it.për më shumë kliko këtu!

Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit Zhvillimor Komunal të Parteshit

25 korrik 2013

Më 18 korrik, Programi Mbështetës për Planifikimin Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-HABITAT-it, i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim, ka organizuar një punëtori në Partesh mbi çështjet lidhur me hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) të Planit Zhvillimor Komunal. Punëtoria përfshinte stafin nga departamentet e ndryshme nga Komuna e Parteshit dhe stafin e MuSPP të UN HABITAT-it.për më shumë kliko këtu!

Është hapur Debati publik për Planin Zhvillimor Komunal të Mamushës

18 korrik 2013

Komuna e Mamushës, e mbështetur nga Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal MuSPP i UN-HABITAT-ti, ka përgatitur draft Planin Zhvillimor Komunal për periudhën 2013-2023. Procesi u zhvillua në një qasje ndër-disiplinare dhe në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Planifikimit Hapësinor dhe Institutin e Planifikimit Hapësinor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) të Kosovës.për më shumë kliko këtu!

MuSPP vazhdon t’i bashkëfinancojë projektet për përmirësimin e hapësirave publike në Ferizaj

02 korrik 2013

Kryetari i Ferizajt, z.Agim Aliu dhe ushtruesi i detyrës së udheheqësit të MuSPP-it z. Ishaku Maitumbi, në hapësirat e Komunës së Ferizajt i shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit për implementimin e Projektit Investues Kapital (PIK), gjatë takimit të zhvilluar me 1 korrik. për më shumë kliko këtu!

MuSPP-i mbështet MMPH-në në kompletimin e infrastrukturës ligjore

17 qershor 2013

Programi i UN-Habitat-it në Kosovë, Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), financuar nga Qeveria Suedeze përmes Sida-së, për disa vite ka qenë i përfshirë thellësisht në planifikimin hapësinor, kontrollin e zhvillimit, çështjet e mjedisit dhe qëndrueshmërinë në Kosovë në nivel qendror dhe lokal. MuSPP-i bashkëvepron dhe ofron mbështetje, këshilla dhe ngritje të kapaciteteve për një numër të komunave. Mbështetje dhe këshillim i`u është ofruar edhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministrive të linjës, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe akterëve të tjerë relevantë që kanë rol në sektorin e zhvillimit. Përgjatë shumë viteve, përvojë e konsiderueshme është fituar në lidhje me zonat administrative, ligjore, menaxheriale dhe praktike në kuadër të sektorit. Qasje e mirë në praktikat më të mira ndërkombëtare ka qenë një përparësi dhe kjo ka qenë e aplikuar në projekte dhe aktivitete të ndryshme.për më shumë kliko këtu!

Komunat partnere të MuSPP-it vizitojnë vendbanimet joformale në Selanik të Greqisë

05 qershor 2013

Në përpjekje për të krijuar një kornizë për ngritjen e kapaciteteve, ndihmës teknike dhe investimeve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, OSBE-ja dhe UN-HABITAT-i bashkuan forcat dhe paralelelisht kanë organizuar një sërë aktivitetesh, përfshirë debatet në tryeza të rrumbullakëta, udhëzimet dhe bashkëpunimin ndërkufitare dhe shkëmbimin për transferimin e iniciativave të suksesshme. Në këtë kontekst, UN-Habitati ka sjellë specialistë të banimit dhe të menaxhimit urbane nga Kosova për të kryer një vizitë studimore në Selanik të Greqisë nga 29 deri më 31 maj.për më shumë kliko këtu!

Projektet "Kopshtet e qëndrueshëm të shkollave" në Rahovec - Prezantim publik më 30 maj, 2013

31 maj 2013

Përmirësimet në kopshtet e shkollave janë përzgjedhur si prioritet nga ana e Komunës së Rahovecit përmes procesit të planifikimit komunal me pjesëmarrje. Janë vendosur kushtet dhe objektivat e qarta për kopshtet e qëndrueshme të shkollave, dhe është zhvilluar një garë në mes të gjitha shkollave të komunës. Dy shkolla janë përzgjedhur si fituese, shkolla e mesme "Xhelal Hajda-Toni" në qendër të qytetit dhe shkolla fillore në fshatin e madh të Xërxës, "Hamez Thaci". Ato u shpërblyen duke jua zbatuar propozimet e tyre për kopshtet e shkollave, pas një projektimi të kujdesshëm dhe një sërë aspektesh tjera të mara parasysh. Të dy PIK-të (Projektet e Investimeve Kapitale) do të financohen me një bazë të përbashkët 50/50 nga Komuna e Rahovecit dhe Programi i UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim.për më shumë kliko këtu!

Tryeza e rrumbullakët “Procesi i planifikimit dhe perspektiva gjinore – Sfidat dhe Praktikat”

22 maj 2013

Së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Asociacionin e Komunave të Kosovës, si dhe fondacionin Friedrich Ebert, organizojnë tryezën e rrumbullakët "Procesi i Planifikimit dhe Perspektiva Gjinore -Sfidat dhe Praktikat". Tryeza e rrumbullaket u mbajt me 21 Maj 2013, në Prishtinë. Qëllimi i kësaj tryeze është të prezantoj praktikat e procesit të planifikimit dhe perspektivën gjinore në këtë proces si dhe të adresojë dhe analizojë sfidat në nivelin qendror dhe lokal.për më shumë kliko këtu!

Tryezë e rrumbullakët "Procesi i Planifikimit dhe Perspektiva Gjinore -Sfidat dhe Praktikat

17 maj 2013

Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit , Asociacioni i Komunave të Kosovës, Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i financuar nga Korporata Suedeze për Zhvillim dhe implementuar nga UN -Habitat-i, si dhe fondacionit Friedrich Ebert, organizojnë tryezën e rrumbullakët "Procesi i Planifikimit dhe Perspektiva Gjinore -Sfidat dhe Praktikat". për më shumë kliko këtu!

Qasja SymbioCity u prezantohet Komunave të Kosovës

16 maj 2013

Programi i UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (PMPHK) i financuar nga Swedish Development Corporation organizoi "Seminarin dhe Punëtorinë për SymbioCity ". Seminari është mbajtur më 14 Maj 2013, ku planifikuesit dhe zyrtarët komunal nga të gjitha komunat e Kosovës patën një mundësi për të mësuar më shumë mbi kornizën konceptuale për një zhvillim të qëndrueshëm urban-Qasjen SymbioCity.për më shumë kliko këtu!

Tryeza e Rrumbullakët mbi Përmirësimin e Ofrimi të shërbimeve - Shkëmbimi i përvojave mbi Aktivitetet Planifikuese të Mobilitetit

21 prill 2013

Tryeza e Rrumbullakët mbi Përmirësimin e ofrimit të shërbimeve - Shkëmbimi i përvojave mbi Aktivitetet Planifikuese të Mobilitetit " u mbajt më 16 dhe 18 Prill, në hotelin Emerald në Prishtinë. Kjo është organizuar bashkërisht nga UN-Habitati/Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal dhe financuar nga Swedish Development Corporation, USAID/Iniciativa për komuna demokratike dhe efektive (DEMI), dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK). Përfaqësuesit nga Qeveria e Kosovës,komunat dhe organizatat ndërkombëtare ishin ftuar të marrin pjesë në këtë debat në tryezën e rrumbullakët gjatë dy ditëve.për më shumë kliko këtu!

Korniza e Zhvillimit Hapësinor në Malishevë

18 prill 2013

Programi i UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (PMPHK) i financuar nga Swedish Development Corporation, së bashku me ekipin komunal për planifikim të Malishevës, ka organizuar një punëtori dy ditore në Prizren, mbi çështjet në lidhje me skenarët e zhvillimit hapësinor dhe zhvillimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM). Punëtoria përfshiu stafin nga ekipi i planifikimit komunal në Malishevë dhe departamenti i Banimit, Departamenti i Planifikimit Hapësinor dhe Instituti i Planifikimit Hapësinor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).për më shumë kliko këtu!

Kryetarët e komunave të Kosovës u takuan në Stamboll

03 prill 2013

Kryetarët nga komunat partnere të PMPHK-së dhe përfaqësuesit e tjerë të Kosovës u takuan javën e kaluar në Stamboll, Turqi, ku si rezultati kryesor ishte vendosmëria e tyre e shprehur për të ngritur kapacitetet lokale dhe për të zbatuar opsionet e planifikuara komunale në mënyrë që të përmirësojnë kualitetin e jetës në qytetet e Kosovës. Delegacioni nga Kosova përbëhej gjithashtu nga përfaqësuesit e nivelit të lartë të ministrive, Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përfaqësuesve të UN-Habitat-it. për më shumë kliko këtu!

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit/Elez Hanit miraton Studimin e Fizibilitetit për përmirësimin dhe Menaxhimin e Furnizimit me Ujë

27 mars 2013

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit ka mbajtur takimin e tretë vjetor më 26 mars të vitit 2013. Studimi i fizibilitetit për përmirësimin dhe menaxhimin e sistemit për furnizim me ujë në Han të Elezit u përfshi në agjendën e takimit. Studimi u bë nga Departamenti i Shërbimeve Publike të Komunës së Hanit të Elezit, me përkrahjen e Programit të UN-Habitat-it për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (PMPKH), e zbatuar nga UN-Habitat-i dhe i themeluar nga Qeveria Suedeze. Eksperti i ujërave Z. Gunnar Settergren është angazhuar në këtë studim, duke e vlerësuar sistemin për furnizim me ujë, dhe duke siguruar rekomandime dhe një plan të veprimit me një vlerë të përafërt për secilin aktivitet. për më shumë kliko këtu!

Oborre të qëndrueshme të shkollave - projekt i ri në Rahovec

22 mars 2013

Të mërkurën më 21 mars, në Kuvendin Komunal të Rahovecit, u organizua një ceremoni për shpalljen e fituesve të konkursit i cili ishte hapur për të gjitha shkollat e kësaj komune në fillim të muajit shkurt të këtij viti. Kjo ceremoni u organizuar bashkërisht nga Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe nga Komuna e Rahovecit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, përfaqësuesit e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Arsim, përfaqësuesit e MuSPP të UN-Habitat-it nga Rahoveci dhe Prishtina, si dhe përfaqësuesit e shkollave.për më shumë kliko këtu!

Punëtoria për Planin e Veprimit në Graçanicë

08 mars 2013

Më 6-7 mars 2013, Ekipi Planifikues Komunal i Graçanicës bashkë me Programin për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it (MuSPP) të financuar nga Qeveria e Suedisë e kanë organizuar një punëtori dyditore për identifikimin e veprimeve/projekteve në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Këtë punëtori nga ana profesionale e kanë mbështetur edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, respektivisht Departamenti i Planifikimit Hapësinor dhe Institutit për Planifikim Hapësinor. Pjesëmarrës në këtë organizim ishin të gjitha palët përkatëse me interes, si: zyrtarë komunalë, shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit. Në të njëjtën kohë kjo punëtori do të jetë pjesë e fazës së katërt të dokumentit PZHK "Graçanica 2013-2028". për më shumë kliko këtu!

Paraqitja publike e fazës së parë të Planit Zhvillimor Komunal të Malishevës

08 shkurt 2013

Paraqitja publike e versionit të parë të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të Malishevës u mbajt më 7 shkurt në Kuvendin Komunal. Dy fazat e para të planit komunal i ishin paraqitur një publiku më të gjerë, të përbërë kryesisht nga qytetarët e Malishevës, por edhe zyrtarë të komunës dhe të ministrive, përfaqësues të OSBE-së dhe ekspertë të tjerë. për më shumë kliko këtu!

Konkursi për shkollat e Rahovecit

05 shkurt 2013

UN-Habitat-i dhe Komuna e Rahovecit janë duke e shpallur një konkurs për Oborre të Qëndrueshme të Shkollave i cili do të realizohet në ndonjë shkollë të Rahovecit. Konkursi është i hapur për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Rahovecit. Përmirësimi i oborreve të shkollave është përzgjedhur si njëri nga prioritetet e identifikuara nga kjo komunë nëpërmjet procesit të planifikimit komunal me pjesëmarrje. Punëtoria e parë për shqyrtimin e konceptit të oborreve të qëndrueshme të shkollave në Rahovec dhe mënyrën se si do t'i përshtatet kjo synimeve për zhvillimin lokal është mbajtur në dhjetor të vitit 2012. Kjo punëtori është organizuar bashkërisht nga Drejtoria për Urbanizëm e Komunës së Rahovecit dhe Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it (MuSPP) në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Suedisë.për më shumë kliko këtu!

Public Presentation of the final design for Junik CIP, "Development of Moronica Park"

30 janar 2013

Junik municipality held a public presentation on 15th January 2013 for the completion of the project for Moronica Park. The presentation was organized by the Municipality of Junik, supported from UN-Habitat, with an audience of Municipal Assembly members, Directors of Departments, municipal officers, members of the working groups, representative from OSCE, International organization DEMI, local NGO and other important stakeholders from the municipality of Junik. Moronica Park project will be co-funded by UN-Habitat and the Municipality of Junik on a cost-sharing basis.për më shumë kliko këtu!

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje