Lajme dhe Ngjarje

Mitrovica, një nga 12 partnerët e zgjedhur të MuSPP-it

15 dhjetor 2011

Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal, i financuar nga Qeveria Suedeze dhe implementuar nga UN-HABITAT-i, ka nisur fazën e tretë të programit, me fokus të qartë në forcimin e kapaciteteve të planifikimit dhe menaxhimit të komunave. Mitrovica është një 12 nga komunat partnere të zgjedhura të Kosovës.për më shumë kliko këtu!

Inaugurimi i projektit – Korridori i gjelbër i lumit Lushta, Mitrovicë

15 dhjetor 2011

Ceremonia e inaugurimit të Korridorit të gjelbër të lumit Lushta, u mbajt më 14 dhjetor 2011. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari Komunës, përfaqësues të lartë të MuSPP-it, shtypit, publik i përgjithshëm, shoqëria civile, zyrtarë komunal dhe palët e interesuara. Projekti u identifikua në konsultim me komunën e Mitrovicës. Projekti identifikuar është përkthimi / zbatimi i strategjive dhe veprimeve të parashikuara në PZHK/PZHU. për më shumë kliko këtu!

Inaugurimi i Projektit të ri të Investimeve Kapitale “KORRIDORI I GJELBËRT I LUMIT LUSHTA” në Mitrovicë

11 dhjetor 2011

Ne kemi kënaqësinë të shpallim inaugurimin e Projektit të Investimeve Kapitale të Korridorit të gjelbër të lumit Lushta në Mitrovicë (Rregullimit të kryqëzimit dhe shtegun përgjatë lumit Lushta), si një projekt të bashkë-financuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), i zbatuar nga UN-HABITAT-i dhe financuar nga Qeveria e Suedisë.për më shumë kliko këtu!

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe 12 komuna të Kosovës përfitojnë nga faza e re e Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal

01 dhjetor 2011

Ky program i implementuar nga UN-HABITAT-i dhe i financuar nga qeveria Suedeze,paraqet vazhdimësinë e proceseve dhe metodave të aplikuara në programet e mëhershme me fokus të qartë në fuqizimin e kapacitetit të planifikimit dhe menaxhimit të komunave, për përkrahjen e zhvillimit të qëndrueshëm. për më shumë kliko këtu!

Në Ferizaj u be inaugurimi i projektit - Reduktimi i Vërshimeve ne lumin Nerodime te “Ura Dudit “

01 dhjetor 2011

Ceremonia e inaugurimit të projektit kapital (PIK) Reduktimi i vërshimeve në lagjen "Ura Dudit" në Ferizaj u be më 30 nëntor 2011. Përfaqësues nga MuSPP / UN-HABITAT-së, zyra ne Prishtinë, nga qendra e UN-HABITAT-it Nairobi, përfaqësues nga Sida (donator i projektit), ambasada suedeze në Prishtinë, mediat lokale dhe qytetarë të ndryshëm morën pjesë në ceremoni.për më shumë kliko këtu!

Hapja zyrtare e Fazës së tretë të Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal, implementuar nga UN-HABITAT-i

30 nëntor 2011

Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal, financuar prej Qeverisë Suedeze përmes Sida-s, është duke e hapur fazën e tretë të programit më 1 Dhjetor 2011, në orën 10.30.për më shumë kliko këtu!

Inaugurimi i projektit të ri për investime kapitale në ferizaj më 30 Nëntor 2011

28 nëntor 2011

Me 30 nëntor 2011 duke filluar ne orën 12:00 mesdite, ne Ferizaj, do te organizohet ceremonia inaugurimit te projektit ne lagjen “Ura e Dudit”. për më shumë kliko këtu!

Dita Botërore e Habitatit në Kosovë i vë në spikamë ndryshimet klimatike

03 tetor 2011

Çdo vit në Ditën Botërore të Habitatit, të hënën e parë të muajit tetor, UN-HABITAT-i bën organizime të ndryshme bashkë me kolegët dhe partnerët tjerë. Këtë vit, kjo ditë u shënua me një Tryezë të rrumbullakët me institucionet qeveritare qendrore dhe lokale të Kosovës, me qëllim që bashkë me udhëheqësit, ekspertët dhe profesionistët përkatës të diskutohej tema “Qytetet dhe ndryshimet klimatike”.për më shumë kliko këtu!

Assambleja Komunale e Hanit te Elezit miratoi Plannin Zhvillimor Komunal dhe Urban

27 shtator 2011

Më 26 shtator 2011, Asambleja Komunale e Hanit të Elezit miratoi Planin Zhvillimor Komunal dhe Urban (PZHK/PZHU-se). PZHK/PZHU-se janë hartuar nga stafi komunal me ndihmën e Programit për Mbështetje te Komunave ne Planin Hapësinor (MuSPP) i implementuar nga UN-HABITAT-i dhe i financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Nderkombetar (Sida).për më shumë kliko këtu!

Kryetarët e komunave partnere me MuSPP dhe ministritë i diskutuan të arriturat dhe u takuan me Kryetarin e Selanikut

26 shtator 2011

Kryetarët e komunave partnere të Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal nga UN-HABITAT iu bashkuan udhëheqësve dhe stafit të MuSPP-së në një seminar të mbajtur në Selanik ndërmjet 21-24 shtatorit të këtij viti.për më shumë kliko këtu!

Turneu kulturor: kultura takon sportin

26 shtator 2011

Bashkimi i energjive të sportit dhe kulturës u arrit përsëri gjatë turneut me biçikleta në pjesën qendrore të Kosovës të dielën e kaluar. Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore në një mënyrë të shëndetshme të lëvizshmërisë nuk ishte bërë ndonjëherë në përmasa kaq të mëdha, ku në këtë rast morën pjesë 550 çiklistë.për më shumë kliko këtu!

Komunat suedeze ishin nikoqirë të përfaqësuesve të MuSPP dhe partnerëve të tij

20 shtator 2011

Një grup prej 19 përfaqësuesve të komunave kosovare, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal nga UN-HABITAT (MuSPP) i vizituan disa komuna në Suedi prej 12-17 shtator 2011.për më shumë kliko këtu!

Të dielën e ardhshme më 25 shtator, hipni biçikletës dhe ejani në Turneun Kulturor 2011!

20 shtator 2011

Turneu Kulturor është një iniciativë e Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal nga UN-HABITAT (MuSPP) dhe Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB), të dyja të financuara nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim në Zhvillimin Ndërkombëtar (Sida). Ky aktivitet është tipik në Kosovë, i cili buron nga sinergjia e parimeve nga Ditët Evropiane të Trashëgimisë (EHD), Java Evropiane e Lëvizshmërisë (EMW) dhe programeve përkatëse të kësaj kornize të CHwB-së dhe UN-HABITAT-it.për më shumë kliko këtu!

Komuna e Prizrenit paraqet draftin e saj përfundimtar të PZHK-së, për shqyrtim publik

12 gusht 2011

Komuna e Prizrenit hapi prezantimin final për publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) në 12 gusht 2011. Dokumenti është prezantuar nga z. Kerem Koramaz, përfaqësues i konsorciumit turko-kosovar i cili kontrakturar nga komuna për hartimin e PZHK-së .për më shumë kliko këtu!

Komuna e Ferizajt aprovon dy komponentët e Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban (Vlerësimi i Rreziqeve dhe Menaxhimi i Fatkeqësive (VRMF) si dhe Transport)

06 gusht 2011

Me 5 gusht 2011 Asambleja Komunale e ka aprovuar dy komponentët dy komponentët e Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban (Vlerësimi i Rreziqeve dhe Menaxhimi i Fatkeqësive VRMF si dhe Transport)për më shumë kliko këtu!

Komuna e Junikut aprovon Planin Zhvillimor Komunal (PZHK)

29 korrik 2011

Kuvendi komunal I Junikut ka aprovuar Planin Zhvillimor Komunal me 29 Korrik 2011. Stafi komunal I Junikut ka hartuar dokumentin e PZHK-se, me mbështetjen profesionale nga Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSSP) implementuar nga UN-HABITAT-i si dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) të dyja të financuara nga agjensioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Ndihmë profesionalë është dhënë edhe nga Instituti in Planifkimit Hapësionr brenda Minisitrisë së Planifkimit Hapësinor (MMPH). për më shumë kliko këtu!

Qytetarët e Parteshit hartojnë një vizion për komunën e tyre të re

26 korrik 2011

Komuna e Parteshit zhvilloi një punëtori vizionimi për të nisur hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Urbane. Punëtoria e vizionimit për Partesh u organizua bashkërisht nga UN-HABITAT / Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), Friedrich Ebert Stiftung (FES),dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). Ajo u mbajt në Ohër / Maqedoni 19-23 korrik, 2011. për më shumë kliko këtu!

Qytetarët gëzojnë qendrën e re në qytetin e Hanit të Elezit

13 korrik 2011

Ceremonina e përurimit të projektit për investimeve kapitale për përmirësimin e hapësirave publike të Hanit të Elezitn u mbajt të Mërkurën më 13 Korrik, 2011, në qendër të qytetit. Projekti ka filluar vitin e kaluar si pjesë e marrëveshjes në mes të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe komunës së Hanit i Elezit.për më shumë kliko këtu!

Një projekt u inaugurua - Ndërtimi i fushës sportive dhe oborrin e shkollës së shkollës së mesme "Kuvendi i Junikut"

16 qershor 2011

Ceremonia e inaugurimit për "Ndërtimin e fushës sportive dhe oborrit të shkollës në shkollën e mesme" të projektit për investime kapitale “Kuvendi i Junikut "- në Junik, u mbajt më 16 qershor 2011. Projekti ka filluar vitin e kaluar gjatë hartimit të PZHK-së, ku është identifikuar mungesa e hapësirave sportive-rekreative dhe plani i zbatimit të PZHK-së i dha prioritet për kësaj çështje.për më shumë kliko këtu!

Plani zhvillimor komunal i Junikut po i afrohet aprovimit

31 maj 2011

Procesi dyvjeçar i hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të Junik-ut, ka pranuar pëlqimin nga Ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Maj, 2011. Drafti i PZHK-së përmban kapitull të veçantë, raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) i cili gjithashtu ka pranuar pëlqimin nga departamenti i mjedisit brenda MMPH-së.për më shumë kliko këtu!

Çështjet gjinore në procesin e Planifikimin dhe Zhvillimin Hapësinor dhe Urban – trajnim i ri për komunat e MuSPP-it

30 maj 2011

Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal i UN-HABITAT-t dhe Fondacioni Friedrich-Ebert janë duke organizuar një trajnim gjinor i fokusuar në cështjet gjinore në planifikimin dhe zhvillimin hapësinor dhe urban.për më shumë kliko këtu!

Prezantimi I draft-strategjisë dhe planit të veprimit mbi parandalimin dhe rregularizimin e vendbanimeve joformale në Kosovë

23 maj 2011

Në vazhdimësinë e diskutimit të draft-strategjisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPH), së bashku me Programin për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor të UN-HABITAT-it dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) organizuar një sërë tryezash të rrumbullakëta në Kosovë prej 16-20 maj 2011. Më shumë se 150 përfaqësues të komunave dhe organizatave të shoqërisë civile morën pjesë dhe kontribuuan me diskutimet e tyre të frytshme gjatë këtyre debateve. për më shumë kliko këtu!

Shqyrtimi publik i Planit Zhvillimor Urban (PZHU) të Hanit të Elezit është hapur

02 maj 2011

Të Hënën, Hani i Elezit hapi shqyrtimin publik të Planit Zhvillimor Urban për Hani i Elezit 2010-20. Shqyrtimi publik do të jetë i hapur deri më 29 Maj 2011, dhe për 30 ditë qytetarët do të kenë mundësinë të shohin hartat e ekspozuara të PZHU-së, dhe në të njëjtën kohë t’i japin vërejtjet e tyre në draft versionin e PZHU-së.për më shumë kliko këtu!

Më 29 prill 2011 është hapur shqyrtimit publik i Planit Zhvillimor Urban (PZHU)

29 prill 2011

Komuna e Hanit të Elezit ka hartuar PZHU 2010-2025+. Dokumenti i PZHU-së është hartuar nga Komuna, e mbështetur nga Programi për Mbështetjen e Komunave Planifikimit Hapësinor (MuSPP), i implementuar nga UN-HABITAT-i dhe financuar nga Sida. për më shumë kliko këtu!

Komuna e Hanit te Elezit ka dorëzuar draft raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) dhe draft Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) ne Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)

28 prill 2011

Më 19 prill 2011 komuna e Hanit të Elezit ka dorëzuar draft raportin e VSM-së dhe PZHK-së në MMPH për marrjen e pëlqimitpër më shumë kliko këtu!

Hapja e Shqyrtimit Publik për Planin Zhvillimor Urban të Hanit të Elezit

20 prill 2011

Ky takim ka për qëllim që zyrtarisht ta hapë shqyrtimin publik duke ua dhënë të ftuarve (qytetarëve, përfaqësuesve të organizatave të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare si lokale dhe ndërkombëtare, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, grupeve të ndryshme të interesit, dhe akterëve tjerë në përgjithësi) mundësinë që të njihen me përbërjen e Planit Zhvillimor Urban (PZHU) të Hanit të Elezit.për më shumë kliko këtu!

Hapa konkretë për sjelljen e vizionit të Pejës në realitet

15 prill 2011

Qyteti i Pejës, është zgjedhur të jetë fillestar, derisa propozimi për këtë konkurs është: Dizajnimi i Zonës së Edukimit, Sporteve dhe Turizmit në vendin ku më herët kanë qenë barakat e ushtrisë në jugperëndim të Pejës. për më shumë kliko këtu!

Hapet diskutimi publik për komponentat e Vlerësimit të Menagjimit të Rreziqeve dhe Fatkeqësive Natyrore dhe Transportit

25 mars 2011

Me qëllim të të një procesi të planifikimit më transparent, pjesëmarrës dhe gjithpërfshirës, diskutimi publik në fokus do ta ketë komponentën e Vlerësimit dhe Menagjimit të Rreziqeve dhe Fatkeqësive Natyrore dhe Transportin. Prezentimi u mbajt me 25 Mars 2011, në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt. Në të morrën pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (Departamenti i Planifikimit Hapësinor), Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Instituti për Seizmologji, përfaqësues nga komuna fqinje e Gjilanit – Drejtoria për Urbanizëm dhe Emergjenca, Shërbimi Policor i Kosovës – Departamenti i Zjarrfikësve, OSBE-ja, shoqëria civile, mediat lokale në Ferizaj si dhe përfaqësues të MuSPP-it. Shprehur në shifra, në këtë takim morrën pjesë rreth 60 pjesëmarrës. për më shumë kliko këtu!

Zyrtarët komunalë të Gracanicës priten nga zyrtarët komunalë të Junikut

24 mars 2011

Zyrtarët komunalë të Komunës së Gracanicës, me 24 Mars, u pritën në ndërtesën e re të komunës së Junikut. Kjo vizitë kishte për qëllim të njohjes me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal “të bërjes vet”, proces të cilin Komuna e Junikut tani më e ka përmbyllurpër më shumë kliko këtu!

Shqyrtimi publik i draftit të Planit Zhvillimor Komunal të Prizrenit 2010-2025+

24 mars 2011

Me qëllim të inkurajimit të publikut, akterëve dhe të gjitha palëve të interesuara për të dhënë mendimet e tyre për draftin e parë të PZHK-së, në përputje me Ligjin për Planifikim Hapësinor të Kosovës, me 24 Mars, në Asamblenë Komunale të Prizrenit u hap shqyrtimi publiK për draftin e parë të PZHK-së. Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues të komunës, shoërisë civile, kompanisë hartuese, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, UN-HABITAT-it dhe USAID-it. Takimi do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal, me 25 Mars 2011, prej orës10:00. për më shumë kliko këtu!

Ceremonia e hapjes së shqyrtimit publik të draftit të Planit Zhvillimor Komunal të Prizrenit 2010-2025+

22 mars 2011

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me konzorciumin e kontraktuar për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), e ka kompletuar draftin e parë të dokumentit "Prizreni 2010 - 2025+". Hartimi i PZHK-së, ishte gjithpërfshirës dhe transparent dhe u mbështet gjatë tërë procesit nga Programi Për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP).për më shumë kliko këtu!

Shqyrtimi publik i draft Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Rregullimin e Vendbanimeve Joformale 2011 – 2015

12 mars 2011

Ceremonia e hapjes së shqyrtimit publik të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Parandalimin dhe Rregullimin e Vendbanimeve Joformale 2011 – 2015, u mbajt të Enjten, me 10 Mars 2011 në objektin e ministrive “Rilindja”. Kjo strategji është hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH). për më shumë kliko këtu!

Komuna e Hanit te Elezit e hapë diskutimin publik për Vlerëzimin Strategjik Mjedisor(VSM) në PZHK

11 mars 2011

Hapja e diskutimit publik të Vlerësimit Strategjik Mjedisor të PZHK-së u bë të Enjten, me 10 Mars 2011 në sallën e Kuvendit Komunal në pjesëmarrje të përfaqësuesve të shoqërisë civile, të kuvendit komunal, REC-ut dhe stafit të MuSPP-it. Qëllimi I këtij takimi ishte të prezentohet procesi i hartimit të raportit të VSM-së dhe të gjetjeve, por gjithashtu edhe t’i mbledhë mendimet dhe opinionet e institucioneve relevante dhe publikut të interesuar. për më shumë kliko këtu!

Diskutimi Publik për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit në Planin Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit

09 mars 2011

Ligji kërkon nga të gjitha planet zhvillimore dhe programet që të kenë VSM. Qëllimi i këtij debati është ta prezentojë procesin e hartimit të raportit dhe gjetjeve të VSM-së dhe që të mbledh ide dhe opinione nga institucionet dhe publiku. për më shumë kliko këtu!

Prezentimi publik i draft profilit dhe vlerësimi i situatës në Komunën e Mamushës

26 shkurt 2011

Komuna e Mamushës, në mbështetje të Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), financuar nga SIDA dhe implementuar nga UN-HABITAT-i, është duke e hartuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK). Me qëllim të një procesi të planifikimit përfshirës, pjesëmarrës dhe transparent, Komuna e Mamushës në bashkëpunim me ekipën e MuSPP-it e organizuan prezentimin publik dy orësh të Profilit të Komunës.për më shumë kliko këtu!

Komuna e Junikut ia dorëzon draftin e PZHK-së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

08 shkurt 2011

Me 7 Shkurt 2011, Komuna e Junikut zyrtarisht ia dorëzoi Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) draftin e Planit Zhvillimor Komunal tw Junikut për pëlqim. për më shumë kliko këtu!

Akterët dhe qytetarët së bashku në Prezentimin multimedial të vizionit zhvillimor të Gracanicës

04 shkurt 2011

Rezultati i punëtorisë u prezentua para një audience të gjerë me 3 Shkurt 2011 restoranin Ognjiste, duke ofruar mundësi që çdo qytetar i Gracanicës të paraqesë ide të reja për zhvillimin e ardhshëm të kësaj komune të re. Punëtoritë e vizionimit janë pikë fillestare për zhvillimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Planin Zhvillimor Urbanpër më shumë kliko këtu!

Prezentimi Multimedial i Graçanicës

31 janar 2011

Qëllimi i këtij prezentimi multimedial është t’i prezentojë rezultatet e punëtorisë para një audience të gjerë dhe në të njejtën kohë të ofrojë një mundësi për diskutim, sugjerime dhe vërejtje. për më shumë kliko këtu!

MuSPP e nënshkruan marrëveshjen për bashkë-financimin e rregullimit të “Korridorit të Gjelbër të Lumit Lushta” në Mitrovicë

27 janar 2011

Të martën, me 25 Janar 2011, kryetari i Mitrovicës, z.Avni Kastrati dhe Udhëheqësja e Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) znj. Krystyna Galezia e nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për implementimin e Projektit Investues Kapital për “Korridorin e Gjelbër të Lumit Lushta”. Kostoja e këtij projekti vlerësohet të jetë rreth 300 000 Dollarë amerikanë. për më shumë kliko këtu!

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje