Lajme dhe Ngjarje

Takimi Tripalësh Shqyrtues i Programmit për Mbeshtetje në Planifikimin Hapsinor Komunal (MuSPP)

12 dhjetor 2008

Më 12 Dhjetor 2008 nw Hotelin Grand në Prishtinë, grupet e interesit u mblodhen, për të shqyrtuar progresin e MuSPP-it dhe për të diskutuar për koperimin e mëtutjeshëm si dhe sfidat që do të paraqiten gjatë implementimit të programit. Pjesëmarrës në këtë takimi ishin perfaqësues nga Zyra Nderlidhëse Suedeze/Agjencia Suedeze Ndërkombëtare për Zhvillim (Sida), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH), Trashëgimia Kulturore pa Kufi (CHwB), Friedrich Ebert Stiftung (FES), Departamenti dhe Institutiti për Planifikim Hapsinor, Komunat Partnere, Zyra Regjionale e UN-HABITAT-it në Varshavë, dhe UN-HABITAT/MuSPP-i.për më shumë kliko këtu!

Hapet shqyrtimi publik në Mitrovicë

25 nëntor 2008

Gjatë dy viteve të fundit Mitrovica ka punuar në hartimin e planit zhvillimor komunal dhe atij urban. Procesi i draftimit të këtyre planeve është në fazën përfundimtare dhe është hapur për shqyrtim publik. Hapja e shqyrtimit publik u bë në Qendrën Kulturore në Mitrovicë me 14 Nëntor 2008, në prani të një numri të madh të qytetarëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare, KFOR-it etj.për më shumë kliko këtu!

Dita Ndërkombëtare e Habitatit në Kosovë 2008

06 tetor 2008

Me 6 Tetor, Dita ndërkombëtare e Habitatit 2008 me moton “qytetet e harmonizuara” u mbajt në Prizren, qytet historik në Kosovë. Zyrtarët komunalë, përfaqësues nga OJQ-të lokale, nxënës nga dy shkolla si dhe stafi i MuSPP2 / UN-HABITAT qenë pjesëmarrës në aktivitetet në garën në vizatim dhe në diskutimin në lidhje me sfidat e e harmonizimit të mjedisit të ndërtuar dhe atij natyror.për më shumë kliko këtu!

Deklaratë e Drejtoreshës Ekzekutive të UN-HABITAT-it, Znj. Anna Tibaijuka me rastin e Ditës Botërore të HABITAT-it, e hënë 6 Tetor 2008.

02 tetor 2008

Sot ne po shënojmë Ditën Botërore të Habitatit në një kohë kur shumica e popullatës së botës jetojnë në qytete dhe qendra të mëdha. Ndërsa ky proces vazhdon me një ritëm të shpejtë. Ky transformim ka ndikim të drejtpërdrejtë në strategjitë të cilat ne duhet t’i miratojmë për t’i arritur Qëllimet Zhvillimore të Mijëvjeçarit. Momenti tjetër historik i rëndësishëm është fakti se numri i banorëve në lagje të varfra në tërë globin është duke e tejkaluar shifrën prej 1 miliardë, gjë që e bën të qartë se urbanizimi i varfërisë është, padyshim, një prej sfidave më të mëdha të zhvillimit. për më shumë kliko këtu!

Turneu Kulturor 2008

22 shtator 2008

Turneu Kulturor 2008 është një turne i lirë (jo garues) me biçikleta nga Peja në Gjakovë, përmes Isniqit, Deçanit dhe Junikut. për më shumë kliko këtu!

Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve për Konkursin Ndërkombëtar për Qendrën e Mobilitetit Ferizaj

03 shtator 2008

Dizajnerë nga Australia, Suedia dhe Kosova, fitues të Konkursit Ndërkombëtar për Qendrën e Mobilitetit në Ferizaj do të nderohen në një ceremoni të veçantë me 9 Shtator 2008, në ndërtesën e Hekurudhave të Kosovës në Fushë Kosovë. për më shumë kliko këtu!

Në Mitrovicë inugurohet projekti-demonstrues “Trekëndëshi në afërsi të parkut Solana”

02 korrik 2008

Të martën, më datën 1 korrik 2008, në Mitrovicë, në një ceremoni të organizuar nga KK Mitrovicës dhe UN-HABITAT-i, u inaugurua projekti demonstrues “Trekëndëshi në afërsi të parkut Solana”. Ky projekt u bashkëfinancua nga komuna dhe UN-HABITAT-I, Programi për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor. Të pranishëm në ceremoninë e perurimit ishin edhe kryetrari KK Mitrovicës, Z. Bajram Rexhepi dhe shefi I zyres së UN-HABITAT-it në Kosovë, Z. Garth Seneque.për më shumë kliko këtu!

Në Prizren u inagurua demo projekti për ambient më të sigurt shkollor

11 qershor 2008

Projeti demonstrues për ndërtimin e murit të shkollës (rrethojës) në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, e bashkëfinancuar nga Komuna e Prizrenit dhe MuSPP/UN-HABITAT, u inagurua më 11 qershor 2008. Ceremonia e inagurimit është pasuar nga disa aktivitete sportive dhe nga një ekspozitë që ka mbledhur shumë nxënës dhe qytetarë të Prizrenit. për më shumë kliko këtu!

Lamtumirë MuSPP1, Mirë se vjen MuSPP2

04 qershor 2008

Më 2 Qershor në hotelin Grand u mbajt takimi i katërt dhe i fundit i Grupit për Shqyrtimin Trepalësh (TPR). Takimet e TPR-së i bashkojnë sponzoruesin e programit (Sida), zbatuesin e programit (UN-HABITAT) dhe homologët e tij (komunat përfituese dhe institucionet qendrore, duke përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave të Kosovës -AKK). Qëllimi i këtyre takimeve është monitorimi dhe vlerësimi i të arriturave dhe metodave të punës së Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor në Komuna (MuSPP). Më 2 Qershor u prezantuan dhe u diskutuan “Pikat më kryesore të MuSPP1 2006-2008”, duke përfshirë edhe disa vështirësi që ishin hasur në fazën e parë. Për shqyrtimin e këtyre të arriturave dhe vështirësive ishin zhvilluar edhe diskutime të tjera më herët gjatë takimit të Selanikut me kryetarët e komunave që janë përfituese nga MuSPP-ja dhe me ministritë e nivelit qendror (Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor-MMPH dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal-MAPL), mbajtur prej 26 deri më 29 Maj. për më shumë kliko këtu!

Njoftim për fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj

23 maj 2008

Konkursi Ndërkombëtar ishte një prej gjashtë nismave të Projekteve Demonstruese të Programit për Mbështetje Komunave në Planifikimin Hapësinor (MuSSP) për të mbledhur ide kreative për të vënë në veprim vizionin e qytetit. Ky projekt është iniciativë e përbashkët e bashkëfinancuar nga Komuna e Ferizajt dhe UN-HABITAT-i/MuSSP (Sponzoruar nga Sida). Konkursi Ndërkombëtar i Projektit Ideor për Qendrën e Mobilitetit synoi të mbledhë ide kreative nga planerët hapësinor dhe urban nga e gjithë bota, që rezultoi me 43 projekte nga 22 vende të ndryshme. Projekti i Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj mëton të integrojë të gjitha mënyrat e transportit në një nyje qendrore, e cila do të bëhet katalizator për regjenerimin e tërsishëm të qendrës urbane. Me 19 Maj 2008, Komisioni Përzgjedhës (KP) i posaqëm shqyrtoi të 43 propozim idetë në KUF (Kolegji Univerzitar në Ferizaj), ku u mbajt edhe ekspozita e të gjitha punimeve prej 13–19 Maj. Në takim ishin prezent të gjithë anëtarët e Komisionit të listuar në vijim, përveç Naser Hoxhës përfaqësues nga komuniteti i biznesit. për më shumë kliko këtu!

Exhibition of the proposals from the International Competition for Mobility Centre, Ferizaj/Urosevac

12 maj 2008

Starting from 13 – 17 May, in Kollegji Univerzitar i Ferizajt (KUF) will start an Exhibition of proposals from the International Competition for Mobility Centre, Ferizaj/Urosevac. The exhibition will provide the opportunity for all interested, to see the 43 proposals from all over the World, on the project idea on the Mobility Centre of Ferizaj/ Urosevac. The Professional Jury composed of experts of different field of expertise has received all the proposals and has selected eight out of 43 as the best ones. për më shumë kliko këtu!

Cycling event in Pejë/ Peć: It is not between Them and Us, it is between You and Me

12 maj 2008

On 3rd of May 2008, in occasion of Europe’s Day (9th of May) a combined cycling event took place in Peja. Cycling event is organized through by joint effort of UN-HABITAT MuSPP, ECLO (European Commission Liaison Office), Municipality of Peja, cycling club Peja and SSF (Sports Sans Frontiere/NGO). Cycling event on 3rd of May was divided in two parts. për më shumë kliko këtu!

The demo-project in Gjakova/Djakovica on upgrading the city park was inaugurated

02 maj 2008

People of Gjakova/Djakovica are provided with better conditions for spending their free time in the city park. This was done thanks to the implemented of joint project co-financed by municipality of Gjakova/Djakovica and the Municipal Spatial Planning Support Programme of UN-HABITAT in Kosovo. për më shumë kliko këtu!

U mbyll konkursi ndërkombëtar

21 mars 2008

Konkursi Ndërkombëtar për Dizajnin Hapësinor të Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj tani është mbyllur. Një numër I konsiderueshëm I aplikacioneve ka arritur dhe ata janë njohtuar përmes postës elektronike për pranimin e dokumentacionit. Juria teknike si dhe Komisioni Përzgjedhës do të fillojnë të punojnë në këtë drejtim shumë shpejt. Për çdo lajm në lidhje me këtë do të njohtoheni shumë shpejt përmes ëebsajtit të UN-HABITAT-it. për më shumë kliko këtu!

UN-HABITAT zyra në Kosovë organizoi ritrajnimin për partnerët e MuSPP-it

14 mars 2008

Si rezultat i zgjedhjeve të fundit, ka pasur shumë ndryshime në përbërjen e stafit komunal dhe organizatave tjera. Nën moton “Bashkë bëjmë qytete më të mira”, UN-HABITAT në Kosovë organizoi një “Punëtori ritrajnimi”, mbi Planifikimin strategjik hapësinor dhe urban. Punëtoria u mbajt në Hotel Victory, më 11 mars, 2008. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) mbështeti ritrajnimin me mbajtjen e një sesioni mbi procedurat ligjore të planifikimit në nivel local si dhe të Planit Hapësinor të Kosovës.për më shumë kliko këtu!

Planerët hapësinor të Kosovës i marrin certifikatat

07 mars 2008

Planerët hapësinor, stafi aktual dhe i mëparshëm i Institutit Kosovar për Planifikim Hapësinor i morën certifikata për kryerjen e suksesshme të Trajnimit mbi Planifikimin Hapësinor dhe Zhvillimor të Kosovës në një mega ceremoni të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) më 7 mars 2008. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësuesit e UN-HABITAT-it në Kosovë dhe të Institutit për Studime të Banimit dhe Zhvillimit Urban (IHS) me bazë në Rotterdam, Holandë, si dhe të organizatave të cilat kanë dhënë ndihmë në themelimin e Institutit Kosovar për Planifikim Hapësinor dhe që e kanë përkrahur programin për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të tij. për më shumë kliko këtu!

Buletini nr.5 i Programit për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP)

27 shkurt 2008

Programi i Mbështetjes së komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP) I UN-HABITAT-it në Kosovë publikoi numrin e pestë të buletinit. Në këtë edicion në focus janë hapësirat publike dhe dizajni urban, me praktikat në Mitrovicë, Gjakovë e Ferizaj. për më shumë kliko këtu!

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe UN-HABITAT-i në Kosovë takuan partnerët e Programi MuSP

04 shkurt 2008

Nën moton “Bashkë Bëjmë Qytete më të Mira”, përfaqësues të zyrës së UN-HABITAT-it në Kosovë së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) u takuan të premten me 1 Shkurt, me Zëvendës-Ministrin e Ministrisë për Administrim dhe Pushtet Lokal (MAPL), z. Shpend Tërdevci, znj. Ann-Sofie Nilson, udhëheqëse e zyrës ndërlidhëse suedeze, kryetarët e komunave të Gjakovës, Prizrenit, Ferizaj, Pejë dhe Gjilan, përfaqësues të komunës së Mitrovicës si dhe drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), z. Sazan Ibrahimin. për më shumë kliko këtu!

Forumi Botëror Urban 4

21 janar 2008

Njoftim: Urbanizimi i harmonishëm: Sfidat e Zhvillimit te balancuar territorial UN-HABITAT-i dhe Qeveria Kineze ju mirëpresin në Sesionin e katërt të Forumit Botëror Urban që do të mbahet në Qendrën e Kongreseve dhe Ekspozitave në Nanjing, prej 13–17 Tetor, 2008. Ky forum që organizohet çdo dy vite, është një prej konferencave kryesore lidhur me qytetet dhe problemet me të cilat ballafaqohen ato, në botën ku gjysma e saj është e urbanizuar – në epokën e re të Homo–Urbanus. për më shumë kliko këtu!

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje