Lajme dhe Ngjarje

Konkursi ndërkombëtar për Projektin ideor të Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj

05 dhjetor 2007

Në kuader të Programit të Mbeshtetjes së Planifikimit Hapesinor Komunal (MuSPP), UN-Habitat-i dhe Komuna e Ferizajt kanë bashkfinancuar Demo-projektin për “Konkursin Nderkombëtar për Projektin Ideor të Qendrës së Mobilitetit”. Ky konkurs është rezultat i nje procesi integrues dhe perfshirës i pjesëmarrësve të nivelit lokal, nivelit qendror, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit me qellim të mbledhjës se ideve më të mira për një zgjedhje pragmatike dhe të qendrueshme të qeshtjës së transportit në qytetin e Ferizajt.

për më shumë kliko këtu!

Plani Zhvillimor Komunal “Gjilani 2005-2015+” në shqyrtim publik

27 nëntor 2007

Më 26 nëntor 2007, komuna e Gjilanit vuri në shqyrtim public Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) “Gjilani 2005-2015+”. për më shumë kliko këtu!

Konferenca mbi Transportin Publik dhe Planifikimin Hapësinor

22 tetor 2007

Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Asociacioni i Komunave të Kosovës, MuSPP/UN-HABITAT-i në Kosovë me mbështetjen e programit për Ngritjen e Kapaciteteve për Integrim Evropian i UNDP/EU, organizojnë konferencën mbi Transportin Publik: organizimi, politikat, planifikimi. Kjo është konferenca e parë në kuadër të ciklit të konferencave mbi Transportin dhe Planifikimin Hapësinor. Konferenca do të mbahet të mërkurën, me 31 Tetor 2007, në Hotel Grand, Prishtinë, Salla e Konferencave kati I-rë. për më shumë kliko këtu!

Të punojmë së bashku për t’i bërë qytet e Kosovës qytete me të drejtësi dhe të sigurta

04 tetor 2007

Krimi dhe dhuna urbane janë në krye të rendit të ditës për shumë njerëz që jetojnë në qytete. Pjesa dërmuese e sferës së qeverisjes kombëtare dhe lokale tani pranojnë që siguria urbane duhet sëndërtuar nga niveli shtëpiak dhe rrugor dhe të përfshihet në planifikimin lokal dhe kombëtar. Anna Tibaijuka, Drejtoresha Ekzekutive porositi se kjo detyrë nuk mund t’i lihet vetëm policisë. Këtë mendim kanë edhe përfaqësuesit e institucioneve lokale qeveritare, ekspertët, dhe organizatat e të rinjëve, mediave dhe të shoqërisë civile të cilët morrën pjesë në ngjarjet e organizuara për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Habitatit në Kosovë më 1 tetor 2007.për më shumë kliko këtu!

Kremtimi i Ditës së Habitat-it 2007

28 shtator 2007

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka caktuar të hënën e parë të tetorit të çdo viti që të jetë Dita Botërore e Habitat-it, ditë për të reflektuar për gjendjen e vendbanimeve njerëzore dhe për të drejtën themelore të të gjithë njerëzve që të kenë strehim adekuat. Kjo ditë po ashtu ka për qëllim që t’ia përkujtojë gjithë botës përgjegjësinë kolektive për të ardhmen e vendbanimeve të njeriut. Tema e kësaj dite të shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të reflektuar mbi gjendjen e vendbanimeve njerëzore në mbarë botën për ketë vit është Qyteti i sigurt është edhe qytet i drejtë. për më shumë kliko këtu!

PZHK dhe PZHU i Gjakovës u vunë në shqyrtim publik

25 shtator 2007

Komuna e Gjakovës vuri në shqyrtim public Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Planin Zhvillimor Urban (PZHU) më 18 Shtator 2007. Kohëzgjatja e shqyrtimit publik, sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor është minimum 60 ditë për PZHK dhe 30 ditë për PZHU.për më shumë kliko këtu!

Zona arsimore, sportive dhe turistike në Pejë

12 shtator 2007

Më 12 shtator, në një takim publik janë rezultatet e punëtorisë për vizionin lidhur me ish kazermat e ushtrisë në Pejë. Vendi i mbajtjes së këtij takimi ishte Universiteti i vizionit evropian në Pejë, në të cilin kanë marrë pjesë një numër i madh i palëve të interesuara dhe i zyrtarëve komunal. për më shumë kliko këtu!

Të krijojmë një ardhmëri më të mirë për gjeneratat e ardhshme në Gjakovë: Gjakova 2015+

14 korrik 2007

"Gjakova, qyteti me një trashëgimi kulturore, historike e natyrore, qytet i lumenjëve, qendër e malësisë së Gjakovës me mudnësi të zhvillimit ekonomik e bujqësisë, zonë e lirë doganore, e hapur për bashkëpunim me të gjitha qytetet e regjionit dhe në gjithë Evropën, është qëllimi i zhvillimit të ardhshëm të Gjakovës” ishte deklarata e vizionit e cila u zhvillua gjatë punëtorisë së vizionimit të mbajtur në Ohër në Maqedoni, prej 30 qershorit deri më 4 korrik 2007. për më shumë kliko këtu!

MuSPP buletini i tretë

02 korrik 2007

Ky numër i buletinit ka në fokus vizionimin. Një vizion afatgjatë i së ardhmes së qytetit është element kryesor në planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve. Ngjashëm me moton e programit “Së bashku Bëjmë Qytete më të Mira”, një vizion ‘më i mirë’ ka të bëjë me bërjen së bashku të Vizionit. Vizioni nuk është vetëm një ëndërr e ardhshme, por një perspekivë afatgjatë e cila merr parasysh vlerat e komunës, mundësitë duke mos i injoruar edhe problemet dhe sfidat e saj. Dhe natyrisht, ëndërrimi është pjesë e tij gjithashtu. për më shumë kliko këtu!

Fushë Punëtoria mbi vendbanimet Joformale në Pejë

21 qershor 2007

Më 14 Qershor 2007 u mbajt fushë punëtoria e dytë e inicuar nga grupi punues mbi vendbanimet joformale me akterët kryesorë nga Komuna e Pejës, Asociacioni I Komunave të Kosovës (AKK), MMPH, OSBE dhe UN-HABITAT/MuSPP programi. Pjesëmarrësit në punëtori identifikuan dhe diskutuan një spektër të gjerë të cështjeve të vendbanimeve joformale të cilat ndërlidhet me planifikimin komunal/ urban si dhe mekanizmat e parandalimit dhe përmirësimit të vendbanimeve joformale. për më shumë kliko këtu!

Vizionimi i Prizrenit 2015+

20 qershor 2007

“Prizreni, këtu fillon…” është motoja e zhvilluar nga një grup qytetarësh dhe planerëve profesionistë të cilët moën pjesë në një punëtori 4-ditore për të të përpiluar vizionin e përbashkët për Prizrenin.për më shumë kliko këtu!

Pejë: Kuvendi Komunal zyrtarisht vërteton përpjekjet në planifikimin hapësinor

05 qershor 2007

Më 14 maj 2007, Kuvendi Komunal I Pejës aprovoi Planin Zhvillimor Komunal dhe Planin Zhvillimor Urban sipas dispozitave të ligit të ri i cili zyrtarisht e ndryshon planin e mëparshëm të vitit 1984. Të dy planet, të cilat u hartuan për dy vite, dhe që morën miratimin edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e bënë Pejën të jetë komuna e parë në Kosovë të ketë arritur në këtë stad. për më shumë kliko këtu!

Punëtoria mbi Indeksin e Qeverisjes Urbane

01 qershor 2007

Sa të kënaqur janë qytetarët me autoritetet locale dhe punën e tyre? Sa transparente janë autoritetet locale në vendim-marrje? Sa efektiv janë ata në menaxhimin e fondeve dhe grumbullimin e të hyrave vjetore? Një prej mënyrave e cila iu përgjigjet këtyre pyetjeve është përdorimi I Indeksit të Qeverisjes Urbane (IQU), një vegël e zhvilluar nga UN-HABITAT-I për të matur kualitetin e qeverisjes. Një punëtori interesante mbi Indeksin e Qeverisjes Urbane u mbajt në Prishtinë më 28 e deri më 31 maj. Duke prezantuar konceptin dhe metodologjitë tek grupet e ndryshme të pjesëmarrësve përfshirë këtu politikanë, vendimarrës, praktikantë, pjesëmarrës të agjencioneve ndërkombëtare, të cilët punojnë në aspekte të ndryshme të qeverisjes së mirë, si dhe organizata të shoqërisë civile, punëtoria kishte për qëllim të ngritë vetëdijen e kësaj audience mbi mënyrat e mundshme të aplikimit të kësaj vegle dhe promovimin e përdorimit praktit të saj në përmirësimin e praktikave të qeverisjes lokale. për më shumë kliko këtu!

Delegacioni suedez viziton Prizrenin

10 maj 2007

Përfaqësues të Qeverisë Suedeze dhe Sidës në Kosovë si dhe përfaqësuesit e programit MuSPP të UN-HABITAT-it vizituan komunën e Prizrenit. Delegacioni u mirëprit nga kryetari I komunës së Prizrenit, Z. Eqrem Kryeziu, Znj. Mybera Mustafa, Kryeshefe Ekzekutive si dhe zyrtarë tjerë komunalë. për më shumë kliko këtu!

Fushë-punëtoria mbi Vendbanimet Joformale në Gjakovë

27 prill 2007

Më 29 prill 2007, komuna e Gjakovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Asociacioni i Komunave të Kosovës, OSBE dhe UN-HABITAT-i, organizuan një takim punes të përbashkëtnë Gjakovë. Qëllimi i këtij takimi ishte që t’i kontribuojë hartimit të polikave dhe planit të veprimit mbi Vendbanimet Joformale (VJF); diskohen mënyrat se si Planet Urbane mund të përdoren si mjete për të evituar krijimin e vendbanimeve të reja joformale si dhe përmirësimin e kushteve në ato ekzistuese. Punëtoria i kontribuoi krijimit të rrjetit të studimit të VJF, gjithashtu edhe krijimin e të qenët i informuar. për më shumë kliko këtu!

Konferenca mbi Gjendjen e tanishme të planeve zhvillimore komunale dhe urbane në Kosovë: shembulli I Pejës

20 prill 2007

Peja është komuna e parë në Kosovë me Planin Zhvillimor Urban dhe Planin Zhvillimor Komunal të aprovuar dhe të cilët janë në harmoni me Ligjin për Planifikim Hapësinor. Më 19 Prill 2007, komuna e Pejës në bashkëpunim me UN-HABITAT-in organizuan një konferencë për të prezantuar gjendjen e tanishme të procesit të planifikimit, strategjinë për zbatimin e planeve si laneve zhvillimore komunale dhe urbane në Kosovë: shembulli I Pejës. për më shumë kliko këtu!

Shoqëria civile dhe profesionistët formulojnë së bashku zhvillimet e ardhshme në Gjilan

11 prill 2007

Përfaqësues të etniciteteve të ndryshme, shoqëria civile dhe komuna, mediat si dhe përfqësues të UN-HABITAT-it/MuSPP programit punuan punuan së bashku për 4 ditë gajtë një punëtorie intensive e cila u mbajt në Ohër (ndërjmet 30 mars deri më 3 prill 2007), për të formuluar zhvillimet e ardhshme të Gjilanit.për më shumë kliko këtu!

Krjimi i imazhit të ri për Ferizajn, imazh i cili nesër do të jetë pjesë e identitetit për Ferizajin e ri

26 shkurt 2007

“Ferizaj, qytet atraktiv me zhvillim dinamik; Treminal rajonal; Qytet i hapur me perspektivë; Urë e komunikimeve ekonomike, tregtare dhe kulturore; Portë për vargmalet, aty ku bifurkacioni fton për rekreacion; Qytet integrues në mes kryeqytetesh; Vend ku promovohet potenciali investues I qytetarëve, ku jetohet denjësisht në mjedis ekologjik”- është deklarata finale e zhvilluar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe prezantuar kryetarit të komunës më 23 prill 2007.për më shumë kliko këtu!

“Ta Bëjmë Mitrovicën më të Mirë”

11 janar 2007

Nga 11-15 janar, u mbajt një punëtori kreative dhe intenzive në Shkup, IRJ të Maqedonisë, duke përfshirë përfaqësuesit e shoqërisë civile, organizatat mediatike, planerët profesionalë dhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, si dhe anëtarët e personelit nga UN-HABITAT-i në hulumtimin e çështjeve dhe ideve për përmirësimin e mjedisit jetësor në Mitrovicë. për më shumë kliko këtu!

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje