Lajme dhe Ngjarje

Programi i ri për veriun e Kosovës sapo filloi!

06 dhjetor 2016

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Ambasadës së Suedisë në Kosovë, komunave partnere dhe shoqërisë civile, UN-Habitat dhe PAX/CBM (Community Building Mitrovica), shënuan fillimin e programit "Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në veri të Kosovës" i financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim (Swedish Development Cooperation). Ky takim startues u mbajt në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunuese të martën, më 6 dhjetor në Prishtinë, në të cilin ishin prezent 75 pjesëmarrës.për më shumë kliko këtu!

Bllok pas Blloku Mitrovica Veriore: Përdorimi i Minecraft si mjet për dialog dhe projektim të hapësirave publike!

21 nëntor 2016

Komuna e Mitrovicës Veriore dhe UN-Habitat u bashkuan në mbështetje të ri-gjenerimit dhe përmirësimit të tregut nëpërmjet rehabilitimit të hapësirës publike dhe dialogut, nën patronazhin e Programit Global për Hapësira Publike të UN-Habitat dhe si një zgjerim i pilot Iniciativës Minecraft në Prishtinë.për më shumë kliko këtu!

UN-Habitat, PAX dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut vulosin bashkëpunimin për zhvillim gjithëpërfshirës dhe qeverisje lokale

10 nëntor 2016

UN-Habitat, PAX dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut, më 10 tetor 2016 nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, për përkushtim të përbashkët në nxitjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Memorandumi u nënshkrua nga znj. Gwendoline Mennetrier (përfaqësues i UN-Habitat-it në Kosovë), z. Agim Bahtiri (Kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut) dhe z. Michael James (përfaqësues i PAX-it) I përfaqësuar nga znj. Florentina Hajdari (Community Building Mitrovica - CBM).për më shumë kliko këtu!

UN-Habitat dhe PAX zyrtarisht nënshkruan bashkëpunimin me Komunën e Skenderajt në fushën e planifikimit hapësinor dhe qeverisjes lokale

02 nëntor 2016

Të mërkurën (2 nëntor 2016), UN-Habitat-i, PAX-i dhe Komuna e Skenderajt kanë zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit në fushën e planifikimit hapësinor dhe qeverisjes lokale. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga znj. Gwendoline Mennetrier (Krye-këshilltare teknike, UN-Habitat), z. Fadil Nura (zëvendës Kryetar, Komuna e Skenderajt) dhe z. Michael James Warren (PAX) përfaqësuar nga znj. Florentina Hajdari.për më shumë kliko këtu!

UN-Habitat, PAX dhe Komuna e Vushtrrisë zyrtarisht filluan periudhën e re të bashkëpunimit në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe qeverisjes lokale

31 tetor 2016

Sot në hapësirat e Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku (Kryetar, Komuna e Vushtrrisë), znj. Gwendoline Mennetrier (Krye-këshilltare teknike, UN-Habitat) dhe znj. Florentina Hajdari (në emër të z. Michael James Warren, Menaxher i programit, PAX), nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, që paraqet kornizën e bashkëpunimit për nxitjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë përmes zhvillimit të planifikuar me komunitete të integruara në të gjitha fazat e planifikimit dhe zbatimit, si dhe brenda kornizës së bashkëpunimit efektiv ndër-komunal dhe qeverisjes me shumë nivele.për më shumë kliko këtu!

U hap shqyrtimi publik përfundimtar për Planin Zhvillimor Komunal të Malishevës 2017-2025 dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor

15 shtator 2016

Hapja e shqyrtimit publik të Planit Zhvillimor Komunal të Malishevës 2017-2025 dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor shënoi arritjen e këtyre dokumenteve strategjike zhvillimore komunale në hapin përfundimtar të tyre. Si vazhdimësi e prezantimeve publike, diskutimeve dhe punëtorive me palë të ndryshme të interesit, përmes të cilave është ndërtuar qasja pjesëmarrëse gjatë gjithë procesit të hartimit, ky shqyrtim publik do të ofrojë një mundësi për qytetarët që të japin komentet, sugjerimet dhe propozimet mbi draftet e paraqitura të planeve para finalizimit të tyre.për më shumë kliko këtu!

Udhëzuesi i MuSPP-it për vet-qëndrueshmëri me sukses u institucionalizua brenda Institutit të Kosovës për Administratë Publike

24 gusht 2016

Pas një procesi bashkëpunues organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publie (IKAP), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe UN-Habitat/MuSPP, intitucionalizimi i ''Udhëzuesit të MuSPP-it për vet-qëndrueshmëri'' u përmbyll me sukses duke rezultuar me ankorimin e katër moduleve të trajnimit të MuSPP-it dhe 21 trajnerëve të certifikuar në programin/databazën e trajnimeve të IKAP-it.për më shumë kliko këtu!

Promovimi i pikëpamjeve të përbashkëta mbi hapësirat publike në Prishtinë!

29 qershor 2016

Si pjesë e projektit "Bllok pas Blloku Prishtina" përbrenda Programit Global për Hapësira Publike të UN-Habitat, procesi i konsultimeve, me qëllim lehtësimi të një diskutimi të vazhdueshëm mbi hapësirat publike në qytetin e Prishtinës, u mbajt suksesshëm. Një seri takimesh me fokus grupe u organizuan nga UN-Habitat në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, të cilat u mbajtën gjatë 28 dhe 29 qershorit, duke e plotësuar të parin i mbajtur më 16 mars 2016.për më shumë kliko këtu!

Qasja gjithëpërfshirëse e MuSPP-it në planifikimin hapësinor: shembull inspirues i proceseve të suksesshme me pjesëmarrje!

26 qershor 2016

MuSPP ftohet të ndaj përvojën në planifikim me pjesëmarrje dhe integrim gjinor për vitin e dytë rradhazi në Shkollën e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban- moduli i tretë trajnues, i organizuar nga OJQ vendore "EC Ma Ndryshe" dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Trajnimi i mbajtur më 25-26 qershor, bashkoi 20 pjesëmarrës nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal por gjithëashtu shoqërinë civile si mediat, OJQ vendore, komunitetin e biznesit, student dhe akademik.për më shumë kliko këtu!

Cfarë mund të mësojmë nga Modeli i Tregjeve të Barcelonës? Diskutimet filluan në Tregjet e Mitrovicës!

15 qershor 2016

Përbrenda Projektit të Hapësirave Publike në Mitrovicën e Veriut, UN-Habitat filloi një seri takimesh dhe fokus grupesh të përbashkëta në Mitrovicën e Veriut dhe Jugut mbi zhvillimin dhe menaxhimin e tregjeve, takime të cilat u mbajtën më 14-15 qershor 2016.për më shumë kliko këtu!

Trajnimi mbi Integrimin Gjinor në Planifikimin Hapësinor përsëri u mbajt me sukses!

18 maj 2016

Më 17 dhe 18 maj 2016, dhe si një vazhdimësi e trajnimit të mbajtur më 4 maj, UN-HABITAT-i së bashku me organizatat partnere UN Women, Friedrich Ebert Stiftung (FES), si dhe Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGJ) nga Zyra e Kryeministrit mbajti në Prishtinë trajnime për Integrimin Gjinor në Planifikimin Hapësinor si element i përmbledhjes së Udhëzuesve për vetë qëndrueshmëri (MuSPP Toolbox ).për më shumë kliko këtu!

MuSPP-i bashkohet me institucione të shoqërisë civile për fuqizimin e qeverisjes komunale përmes trajnimit mbi qasjen me gjithëpërfshierje në procese të planifikimint hapësinor dhe zhvillimit të projekteve

12 maj 2016

UN-Habitat dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Kosovar për Qeverisje të Mirë zhvilluan modulin e pestë të programit edukativ të Akademisë për Qeverisje Lokale që udhëhiqet nga ky Institut. MuSPP-i mbajti trajnimin mbi menaxhimin e projekteve të investimeve kapitale si component kyq i ciklit të planifikimit hapësinor drejt zhvillimit të qëndrueshëm si dhe një mjet i rëndësishëm për një qeverisje më të mirë lokale. Trajnimi i cili u mbajt më 12 maj 2016 në Prizren, bashkoi 17 pjesëmarrës nga institucionet lokale dhe qëndrore po gjithëashtu kompani publike dhe institucione të shoqërisë civile, si Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra e Auditorit Gjeneral, Ndërmarrja Banesore Prishtinë, Komuna e Junikut, Drenasit, Kaçanikut dhe OJQ "ENRA".për më shumë kliko këtu!

Trajnim rreth Integrimit Gjinor në Planifikim Hapësinor dedikuar audiencës së zgjeruar.

04 maj 2016

Në frymën e shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve për Qëndrueshmëri të MuSPP-it, UN Habitat-i së bashku me organizatat partnere të UN Women dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), si dhe Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGJ) të Zyrës së Kryeministrit; më 4 maj 2016 në Prishtinë, organizoi trajnimin një-ditor për Integrimin Gjinor në Planifikimin Hapësinor. Trajnimi i mbajt nga zyrtarët e UN Habitat-it dhe UN Women dhe ofroi një substancë të ripërpunuar dhe të përgatitur enkas të nën-modulit të çështjeve gjinore i përfshirë më herët në modulin e trajnimit të MuSPP-it të "përfshirjes publike në planifikim hapësinor". Në një atmosferë relaksuese dhe të shkëmbimit të ideve, evenimenti mblodhi së bashku rreth 20 pjesëmarrës që përfaqësonin ABGJ-në, MMPH-në dhe komunat e Mitrovicës, Prishtinës, dhe Lipjanit.për më shumë kliko këtu!

Punëtoria e Kapitalizimit të Përvojave "Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejshme?": raporti është bërë publik!

22 prill 2016

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) ka kënaqësinë të ndajë me të gjithë ju Raportin e Punëtorisë së Kapitalizimit të Përvojave "Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejme?", punëtori e cila është mbajtur më 9 mars në Prishtinë.për më shumë kliko këtu!

Pilot-Plani Zhvillimor Komunal e arrin komponentin final përmes Planit të Veprimit për Malishevën

15 prill 2016

Plani i parë Zhvillimor Komunal (PZHK) i hartuar me kapacitete vetanake sipas Ligjit të ri për Planifikim Hapësinor po i afrohet përfundimit. Ky rrugëtim i PZHK-së së Malishevës, i mbështetur vazhdimisht nga MuSPP-i, ka arritur në nivelin konkret të planifikimit të veprimeve. Duke e ditur rëndësinë e Planit të Veprimit dhe me qëllimit të ofrimit të një mjedisi për mendim kreativ, Komuna e Malishevës dhe MuSPP-i organizuan së bashku Punëtorinë e Planit të Veprimit, një ngjarje treditore që u mbajt nga 13-15 prill 2016 në Prizren.për më shumë kliko këtu!

Bllok pas Blloku Prishtinë – shikoni dokumentarin!

23 mars 2016

Në fillim të vitit 2015, UN-Habitat-i në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës u bashkuan në fushën e planifikimit dhe menagjimit të hapësirave publike dhe zhvillimit të politikave përkatëse.për më shumë kliko këtu!

UN-Habitat, MMPH dhe IKAP zyrtarisht nënshkruan bashkëpunimin për ankorimin e moduleve të trajnimeve të MuSPP-it në programin e trajnimeve të IKAP-it

22 mars 2016

Sot në zyret e Institutit të Kosovës për Administratë Publike, znj. Refike Sülçevsi, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit të Kosovës për Adminsitratë Publike (IKAP), z. Arben Çitaku, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe znj. Gwendoline Mennetrier, Krye-këshilltare teknike e zyrës së UN-Habitatit në Kosovë, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke ofruar kornizën e bashkëpunimit për bartjen e Udhëzuesve të MuSPP-it (Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal) për vetë-qendrueshmëri brenda një institucioni vendor, me qëllim të diversifikimit të ofertës për trajnime nga IKAP-i dhe për t'iu përgjigjur nevojave të identifikuara gjerësisht në komunat e Kosovës dhe institucionet qendrore përkatëse. Udhëzuesi i MuSPP-it përmban katër module: Pjesëmarrja e Publikut në Planifikim Hapësinor, Hartimi i Planeve Zhvillimore Komunale, Hartimi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor si dhe Menaxhimin i Projekteve të Investimeve Kapitale.për më shumë kliko këtu!

Momente nga shpalosja e Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it - shikojeni në youtube

18 mars 2016

Me qëllim të ndarjes së përvojave dhe praktikave 10 vjeçare të MuSPP-it në mbështetjen e Institucioneve të Kosovës në planifikim hapësinor dhe fushat e ndërlidhura, Ekipi i Programit zhvilloi në vitin 2014 Përmbledhjen e Udhëzuesve të MuSPP-it "Shoqëruesi Im Drejt Vetë-Qëndrueshmërisë". Përmbledhja e Udhëzuesve të MusPP-it u konsolidua më tej në formë të 4 moduleve praktike trajnimi: Menaxhimi i Projekteve të Investimit Kapital, Qasjet me Pjesëmarrje dhe Gjithëpërfshirje në Planifikim Hapësinor, Hartimi i Planeve Zhvillimore Komunale dhe Hartimi i Vlerësimeve Strategjike Mjedisore.për më shumë kliko këtu!

Shkëmbimi dhe diskutimi i përvojave, mësimeve të nxjerra dhe sugjerimeve për hapat e mëtutjeshëm gjatë Punëtorisë së Kapitalizimit të Përvojave!

10 mars 2016

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), në koordinim me partnerët nga qeveria qendrore, komunat dhe shoqëria civile, mbajtën më 9 mars 2016, në Prishtinë, Punëtorinë e Kapitalizimit të Përvojave "Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejshme?".për më shumë kliko këtu!

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje