Lajme dhe Ngjarje
- 2017 |
- 2016 |
- 2015 |
- 2014 |
- 2013 |
- 2012 |
- 2011 |
- 2010 |
- 2009 |
- 2008 |
- 2007 |
- 2006 |
- Qendra mediale kryesore e UN-HABITAT-it
Punëtoria për oborre shkollore të qëndrueshme në Rahovec
18 dhjetor 2012
Më 17.12.2012 në sallën e kuvendit komunal u mbajt punëtoria e parë për identifikimin e një projekti për investime kapitale në komunën e Rahovecit. Përmirësimi i oborreve të shkollave është zgjedhur si prioritet i identifikuar nga komuna nëpërmjet procesit të planifikimit me pjesëmarrje të komunës. Punëtoria u organizua së bashku me komunën e Rahovecit, Drejtorinë e Urbanizmit, së bashku me Programin e mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it në Kosovë (UN-Habitat/MuSSP), e financuar nga qeveria Suedeze. për më shumë kliko këtu!
Vlerësimi i qëndrueshmërisë në planet zhvillimore komunale
12 dhjetor 2012
Programi i mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i UN-Habitat-it në Kosovë në bashkëpunim me komunën e Graçanicës, Mamushës, Prizrenit dhe Rahovecit dhe me mbështetje të ekspertëve të konsulentëve të pavarur ndërkombëtar, është duke hartuar një Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM) të planeve zhvillimore komunale. Komuna e Malishevës dhe ajo e Parteshit së shpejti do të i bashkëngjiten procesit të VSM-së, e cila është hartuar si mbështetje për proceset e PZHK-së. Përderisa bashkëpunon për të vlerësuar ndjeshmërinë mjedisore, VSM-ja synon të vendosë fokusin në zhvillim të qëndrueshëm. Si pjesë e procesit, autoritete komunale së bashku më ekspertët e pavarur mjedisor, janë duke vlerësuar dimensionin mjedisor të planeve lokale të propozuar që janë në proces e sipër si dhe veprimet e planifikimit lokal që do të dalin nga to, në veçanti, duke krijuar qëllime mjedisore, përcaktimin e caqeve dhe treguesve për të ndihmuar në matjen e ndryshimit dhe parashikimin e ndikimeve të planeve të propozuara për mjedis si dhe duke zhvilluar masa zbutëse për ndikimet e parashikuara negative që dalin nga zhvillimet e propozuara (p.sh. propozimin e një korridori të gjelbër si mënyrë për të minimizuar ndikimin nga një rrugë e re e propozuar).për më shumë kliko këtu!
Dizajni i korridorit të gjelbër më afër përfundimit
11 dhjetor 2012
Më 10 dhjetor të viti 2012, komuna e Ferizajt e mbështetur nga Programi i mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i UN-Habitat-it (MuSSP), organizoi një prezantim publik për dizajnin urban për Projektin e Investimeve Kapitale (PIK). Dizajni urban për korridorin e gjelbër u ishte prezantuar qytetarëve dhe palëve të ndryshme të interesuara të cilët kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin që është në vazhdim e sipër, që nga faza fillestare e projektit. Gjatë kësaj ngjarjeje, pjesëmarrësve u është paraqitur kontributi i përpiluar gjithëpërfshirës i të gjithë palëve të interesuara.për më shumë kliko këtu!
Debati publik për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për PZHK-në Prizrenit
21 nëntor 2012
Në përputhje me procesin e planifikimit gjithëpërfshirës, pjesëmarrëse dhe transparent, Komuna e Prizrenit ka shpallur debatin publik për raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Planin Zhvillimor Komunal. Prezantimi i raportit të VSM-së do të mbahet në 3 dhjetor 2012, në ndërtesën e komunës - Salla e Konferencave - në orën 11:00, në Prizren.për më shumë kliko këtu!
Doracaku mbi rregullimin e vendbanimeve jo formale - u lansua
21 nëntor 2012
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) e mbështetur nga Programi i mbështetjes së Planifikimit Hapësinor të komunave i UN-Habitat-it (MuSSP) e financuar nga Suedia dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka organizuar një tryezë të rrumbullakët në 20 nëntor të vitit 2012, qëllimi i kësaj TR-je ishte lansimi i doracakut për rregullimin e vendbanimeve joformale në Kosovë.për më shumë kliko këtu!
Përfaqësuesit e Sida-s vizituan komunat partnere të MuSSP-it
16 nëntor 2012
As part of the Tri-Partite Review Meeting (TPR), technical meetings were held on November 13 to 15, 2012, between UN-Habitats Municipal Spatial Planning Support Programme (MuSPP) in Kosovo, the delegation of the Swedish Development and Cooperation Agency (Sida) and local partners. The representatives from Sida visited the Municipalities of Mamusha, Gračanica and Prizren. Ms. Elizabeth Narrowe and other representatives of the Sida Office in Sweden and Kosovo were accompanied by Mrs. Krystyna Galezia, Head of UN-Habitat Office in Kosovo, MuSPP management staff and MuSPP National Planning Officers.për më shumë kliko këtu!
Qytetarët dhe planerët diskutuan skenarët për Korridorin e Gjelbër në Ferizaj
18 tetor 2012
Më 17 tetor 2012, Komuna e Ferizajt mbështetur nga Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i implementuar UN-Habitat-i, organizoi një punëtori të dizajnit urban për projektin e Investimeve Kapitale (PIK) - Korridori i Gjelbër. Në punëtori ishin të involvuar palët e ndryshme duke përfshirë shoqërinë civile, Policinë e Kosovës, zyrtarët komunal dhe qytetarët nga zona përreth. Znj Qazime Vata, drejtoreshë e drejtoratit për Urbanizëm Pronë Gjeodezi dhe Kadastër, në fjalën e saj të hapjes, përshëndeti pjesëmarrësit dhe siguroi ata se mendimet e tyre gjithmonë do të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimet e planifikimit hapësinor / urban në Ferizaj, si dhe zhvillimin e këtij projekti.për më shumë kliko këtu!
U mbajt punëtoria për identifikimin e sfidave zhvillimore të Malishevës
16 tetor 2012
Në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) për komunën e Malishevës, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it së bashku me komunën organizuan një punëtori për identifikimin e përparësive, dobësive, mundësive dhe kërcënimeve, si dhe përfshiu edhe diskutimin mbi sfidat e zhvillimit për këtë komunë. Punëtoria u mbajt në Malishevë më 15 tetor 2012 dhe rezultatet e saj do të shërbejnë si komponentë të fazës së parë të planit, profilit.për më shumë kliko këtu!
Vlerësimi Strategjik Mjedisor në Rahovec
05 tetor 2012
Komuna e Rahovecit është në procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), me mbështetjen profesionale e MuSPP UN-Habitat-it. Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM), për PZHK-ne e kërkohet me ligji në Kosovë, dhe është duke u hartuar nga një konsulent jashtëm Kadri Tillemann. Znj Tillemann ka mbajtur një seminar me zyrtarët komunalë me 4 tetor 2012 me fokus në angazhimin e komunës së Rahovecit në procesin e VSM në mënyrë pjesëmarrëse, si dhe në ngritjen e kapaciteteve në fushën e vlerësimit mjedisor dhe metodat e saj. Temat e trajtuara përfshinin nevojën për të identifikuar mangësitë kryesore të të dhënave në PZHK, prezantimin e çështjeve mjedisore të PZHK-së, si dhe një qasje për identifikimin e objektivave, synimeve dhe indikatorëve brenda procesit të VSM-së.për më shumë kliko këtu!
Kosova feston Ditën Botërore të Habitat-it
02 tetor 2012
Motoja e Ditës Botërore të Habitatit këtë vit "Ndryshojmë qytete, krijojmë Mundësi" bëri që programi i mbështetjes së planifikimit hapësinor komunal i implementuar nga UN-Habitat-i dhe financuar nga Suedia, ta shënojë këtë ditë në dy mënyra të ndryshme: përmes një turi me biçikletë duke promovuar transportin e pa-motorizuar dhe përmes një seminari mbi konceptet e reja të planifikimit.për më shumë kliko këtu!
MuSPP organises seminar for the WORLD HABITAT DAY 2012, on 1st of October
16 shtator 2012
The United Nations has designated the first Monday of October every year as World Habitat Day. The idea is to reflect on the state of our towns and cities and the basic right of all, to adequate shelter. It is also intended to remind the world of its collective responsibility for the future of the human habitat. On Monday October 1st, UN-Habitats Municipal Support Program in Kosovo will be participating in the celebrations of the World Habitat Day 2012 dedicated this year to the theme Changing cities, building opportunities. The United Nations chose this theme because cities are the engines of growth. It is in the cities that many fulfill their dreams of a better life.për më shumë kliko këtu!
Më shumë drunjë në qendrat urbane në Kosovë
03 korrik 2012
Më 3 korrik, z. Richard Ince prej Intersilva-Development and Support Services for Farm and Community Based forestry, z. Kenton Roger prej Treeco2nomics nga Britania e Madhe dhe z. Sami Kryeziu prej Agro-Vet Development nga Kosova, e kanë vizituar Zyrën e UN-Habitatit në Kosovë, Komuna e Prishtinës, si dhe kanë qëndruar në Ferizaj. Në përgjithësi, qëllimi i vizitës së tyre ishte vlerësimi i mundësisë së bashkëpunimit të ardhshëm për Pylltarinë Urbane; dhe në veçanti, bashkëpunimi i ardhshëm me UN-Habitatin në projektin e tij Korridori i gjelbër në Ferizaj. për më shumë kliko këtu!
Qytetarët e Graçanicës marrin pjesë në prezantimin e Visionit, puna në skenarë vazhdon
16 qershor 2012
Më 7 qershor u bë prezantimi i profilit dhe vizionit të Komunës së Graçanicës me qëllimet dhe objektivat zhvillimore afatgjatë (2012-2023), para përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përfaqësuesve të organizatave joqeveritare vendase dhe ndërkombëtare, qytetarëve, bizneseve, medieve, si dhe përfaqësuesve të KFOR-it.për më shumë kliko këtu!
A mund të ndikojë në mjedis PZHK-ja për Mamushën?
14 qershor 2012
Komuna e Mamushës është në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) me përkrahjen profesionale të MuSPP. Ligji Nr. 03/L-230 për Vlerësimin Strategjik Mjedisor kërkon nga komunat që ti përgatisin Vlerësimet Strategjike Mjedisore për Planet Zhvillimore Komunale dhe për planet dhe programet tjera, prandaj UN-Habitati në bashkëpunim me Komunën e Mamushës e kanë angazhuar një konsulent të jashtëm për ta kryer këtë aktivitet. për më shumë kliko këtu!
Punëtoria dizajnimit për Korridoret e Gjelbra në Ferizaj
08 qershor 2012
Më 7 qershor 2012, Komuna e Ferizajt mbështetur nga Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, (MuSPP) UN-Habitat organizoi një punëtori për dizajn urban për projektin e investimit kapital e Korridoret e Gjelbra.për më shumë kliko këtu!
Punëtoria për planin e veprimit për Komunën e Mamushës
31 maj 2012
Në procesin e saj për hartimin e PZHK-së, Mamusha ka arritur në fazën e Zbatimit të Strategjive dhe Veprimeve. Si pjesë e përkrahjes profesionale, UN-Habitat/MuSPP, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) (Instituti për Planifikim Hapësinor - IPH, Departamenti për Planifikim Hapësinor - DPH, Departamenti për Banim dhe Ndërtim - DBN) e kanë mundësuar mbajtjen e një punëtorie dyditore për planifikimin e veprimtarive.për më shumë kliko këtu!
Qytetarët e Malishevës projektojnë vizionin për komunën e tyre
25 maj 2012
Komuna e Malishevës ka përfunduar punëtorinë e vizionimit për të filluar me hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Urbane. Punëtoria e vizionimit për Malishevë u organizua bashkërisht nga UN-HABITAT / Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe Friedrich Ebert Schtiftung (FES). Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka mbështetur këtë punëtori me stafin e saj profesional nga Instituti për Planifikim Hapësinor dhe Departamenti të Planifikimit Hapësinor. Roli i këtyre institucioneve dhe organizatave ishte për të lehtësuar procesin pjesëmarrës të seminarit të mbajtur në Prevallë, Prizren prej 21-24 maj 2012.për më shumë kliko këtu!
Juniku paraqet përvojën e planifikimit në Forumin e Hapur në Universitetin Polis, Tiranë
30 prill 2012
Delegacioni i Kosovës përfaqësuar nga komuna e Junik-ut, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka marrë pjesë me prezantime në Forumin e Hapur "Junik, një qasje unike e zhvillimit hapësinor në Kosovë, të i cili është i bazuar në trashëgiminë natyrore dhe kulturore dhe për planifikimin e kapaciteteve lokale ". Ftesa në këtë forum u bë nga Universiteti Polis dhe ngjarja u zhvillua të hënën, 23 prill 2012, në ambientet e Universitetit në Tiranë-Shqipëri.për më shumë kliko këtu!
Delegacioni i Sida-s vizitoi projektin e implementuar të Lumit Lushta në Mitrovicë
27 prill 2012
Delegacioni pati rastin të takohet me Z. Avni Kastrati, kryetarin e Komunës së Mitrobicës si dhe zyrtarët tjerë komunal të cilët bashkëpunojnë me UN-Habitat-in në çështje të planifikimit hapësinor dhe urban dhe zbatimin e projekteve kapitale. Kryetari ka shprehë falënderimin e tij për MuSSP/UN-Habitat dhe Sida-n për mbështetjen e vazhdueshme që I është dhënë komunës, si në hartimin e dokumenteve të planifikimit ashtu edhe në zbatimin e projekteve kapitale. për më shumë kliko këtu!
Ka nisur Vlerësimi Strategjik Mjedisor për PZHK të Graçanicës
17 mars 2012
Si pjesë e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) për komunën e Graçanicës, UN-Habitati e ka nisur procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) të pjesës së partë të këtij dokumenti. Ekspertja e jashtme e MuSPP të UN-Habitatit, zj. Ana Petrovska, u takua me anëtarët e ekipit planifikues komunal (EPK) në Graçanicë më 15 dhe 16 mars 2012 për ta sqaruar procesin e VSM-së dhe për ti diskutuar aspektet kryesore të zhvillimit të planifikuar që duhet të shqyrtohen nga ekipi. Në këtë takim ishte i pranishëm Drejtori i Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës, z. Sylë Tahirsylaj. për më shumë kliko këtu!
Partnerët e MuSPP i diskutojnë sfidat për zbatimin e planeve urbane dhe mjedisore në Kosovë
15 mars 2012
Zbatimi i planeve urbane dhe hapësinore paraqet një numër të vështirësive për komunat e Kosovës. Në mënyrë që të adresohet kjo çështje dhe të ofrohen rekomandime të cilat do ta lehtësonin këtë proces, përfaqësuesit e komunave partnere të MuSPP, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), organizatave ndërkombëtare që merren me planifikim, stafi i MuSPP dhe të gjitha palët përkatëse me interes u takuan në një punëtori më 14 mars 2012. për më shumë kliko këtu!
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Komunës së Graçanicës dhe UN-Habitatit
06 mars 2012
Znj. Krystyna Galezia, Udhëheqëse e zyrës, Programi i UN-Habitatit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Kryetari i Graçanicës, z. Bojan Stojanoviç utakuan në objektin e Komunës së Graçanicës më 6 mars 2012 dhe shkëmbyen Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) që përcakton fushat e bashkëpunimit gjatë 3 vjetëve të ardhshëm. për më shumë kliko këtu!
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe UN-Habitatit
02 mars 2012
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, shkëmbeu memorandumin e mirëkuptimit me Udhëheqësen e Programit të UN-Habitatit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), Krystyna Galezia, më 1 mars 2012. Komuna e Rahovecit është njëra prej 12 komunave partnere të Kosovës e cila do të marrë mbështetje në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban. për më shumë kliko këtu!
Një marrëveshje për bashkëpunimin e mëtejshëm në Ferizaj ndërmjet MuSPP dhe Komunës
28 shkurt 2012
Më 29 shkurt 2012, z. Bajrush Xhemaili, Kryetari i Ferizajt dhe znj.Krystyna Galezia, CTA/ Udhëheqësja e zyrës, Programi i UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) shkëmbyen Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) në zyrën e Kryetarit në Ferizaj. MM i nënshkruar përkufizon fushat e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe MuSPP të financuar nga Qeveria Suedeze dhe të zbatuar nga UN-Habitati. për më shumë kliko këtu!
Komuna e Malishevës fillon me hartimin e planit zhvillimor komunal (PZHK) me mbështetjen e MuSPP/UN-Habitat
23 shkurt 2012
Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, dhe një përfaqësues i Programit të UN-Habitatit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), Ishaku Maitumbi, shkëmbyen Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) në një ceremoni të mbajtur në sallën e kuvendit komunal të komunës së Malishevës të enjten më 23 shkurt 2012.për më shumë kliko këtu!
UN-Habitati shkëmben marrëveshjen për bashkëpunim me Pejën dhe Junikun
09 shkurt 2012
Disa prej pikave kryesore në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar të enjten më 9 shkurt nga kryetari i Pejës, Ali Berisha, dhe Udhëheqësja e UN-Habitatit në Kosovë, znj. Krystyna Galezia, janë studimi i para-fizibiltetit për hartimin e një plani të qëndrueshëm zhvillimor për Grykën e Rugovës, mbështetje profesionale për rishikimin e PZHK të Pejës, me përqendrim të posaçëm në krijimin e një zone të re industriale dhe të një PIK të ri si projekt i përbashkët i bashkë-financuar me komunën për vendbanimin joformal të Zatra. për më shumë kliko këtu!
Vizioni 2022 +, Komuna e Parteshit-Pasjanit
26 janar 2012
"Komuna e re me traditë të pasur kulturore që është shoqërisht e avancuar dhe ekologjikisht e vetëdijshme, me bujqësi të transformuar dhe infrastrukturë që aspiron zhvillim të qëndrueshëm" është deklarata e integruar e vizionit te Parteshit-Pasjanit 2022+, e formuluar nga një grup prej njëzet e pesë individëve, gjatë punetorise kater ditore te lehtësohet nga UN-HABITAT-i/ Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) në partneritet me Trashëgimine Kulturore pa Kufij (CHwB), Departamentin e Planifikimit Hapësinor (DPH-MMPH) dhe Instituti i Planifikimit Hapësinor (IPH- MMPH) dhe me mbështje te Friedrich Ebert Stiftung (FES). për më shumë kliko këtu!