Lajme dhe Ngjarje
- 2017 |
- 2016 |
- 2015 |
- 2014 |
- 2013 |
- 2012 |
- 2011 |
- 2010 |
- 2009 |
- 2008 |
- 2007 |
- 2006 |
- Qendra mediale kryesore e UN-HABITAT-it
Komuna e Hani të Elezit prezenton draftin e Planit Zhvillimor Komunal 2010 - 2025
17 dhjetor 2010
Ceremonia e hapjes së diskutimit publik të draftit të Planit Zhvillimor Komunal(PZHK) të Hanit të Elezit, u mbajt të premten, me 17 dhjetor 2010 në Shtëpinë e Kulturës në Hanin e Elezit. PZHK-ja është hartuar nga ana e stafit komunal të Hanit të Elezit, nga Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis, në mbështeteje të Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Institutit të Planifikimit Hapësinor (IPH) në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)për më shumë kliko këtu!
Hapja e Shqyrtimit Publik të Draft-Planit Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit 2010-2025+
10 dhjetor 2010
Hani i Elezit është komuna e dytë që ka filluar hartimin e bërjes vet të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) me kapacitete komunale. Drejtoria Komunale për Urbanizëm, Gjeodezi dhe Mjedis është duke e hartuar PZHK-në në mbështetje të Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal, implementuar nga UN-HABITAT-i dhe i financuar nga SIDApër më shumë kliko këtu!
Punëtoria e vizionimit për Komunën e Graçanicës
01 dhjetor 2010
Qëllimi i punëtorisë së vizionimit ishte që ti inkurajojë pjesëmarrësit në shkëmbimin e mendimeve dhe kujtimeve të tyre për komunën dhe që bashkërisht të fillojnë të mendojnë për të ardhmen dhe të zhvillojnë ide të reja se si ta bëjnë Graçanicën një vend të mirë për të gjithë. Ky ishte hapi i parë drejt planit zhvillimor komunal dhe rezultati nga kjo punëtori do të përdoret si kontribut për fazat e ardhshme. për më shumë kliko këtu!
MuSPP-i sjellë përvojat me ligjeratë dhe me konferencë për planifikimin pjesëmarrës
10 nëntor 2010
Vizionimi si mjet i planifikimit pjesëmarrës ishte tema e konferencës së organizuar nga Programi i Planifikimit Hapësinor Komunal i UN-HABITAT-it, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të partnerëve tjerë të involvuar në proceset e vizionimit në komunat e MuSPP-it, si fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufi (CHwB). Gjatë katër viteve të fundit, u organizuan nëntë punëtori të vizionimit si aktivitete të planifikimit pjesëmarrës me pjesëmarrje aktive të zyrtarëve qeveritarë dhe të organizatave të shoqërisë civilepër më shumë kliko këtu!
Ftesë në konferencën Konferencën mbi Vizionimin si mjet i planifikimit pjesëmarrës
08 nëntor 2010
Konferenca mbi Vizionimin si mjet i planifikimit pjesëmarrës është organizuar nga UN-HABITAT/ Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal(PMPHK) i financuar nga Sida, dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkrahur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Friedrich Ebert Stiftung dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufij.për më shumë kliko këtu!
Ligjerata Zhvillimi i qëndrueshëm urban dhe rural
05 nëntor 2010
Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore poashtu i atyre teknologjike dhe njerëzore është një domosdoshmëri si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale të gatshme për të siguruar një drejtim pozitiv të zhvillimit. Procesi i planifikimit pjesëmarrës është parakusht në mënyrë që komuniteti të sfidohet me qëndrueshmërinë, përmirësimin e kualitetit të jetesës së banorëve dhe të bëjë tërheqjen e aftësive dhe burimeve të nevojshme në drejtim të zonës.për më shumë kliko këtu!
Nxënësit e Shkollës Meto Bajraktari, më të sigurtë gjatë qasjes për në shkollë
04 nëntor 2010
Projekti që u inicua nga peticioni i komunitetit të shkollës, u hartua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet komunitetit të shkollës dhe të lagjes, departamenteve komunale si dhe nga Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal i UN-HABITAT-it në Mitrovicë. për më shumë kliko këtu!
Përmirësimi i qasjes në shkollën fillore Meto Bajraktari në Mitrovicë
02 nëntor 2010
Ceremonia e inaugurimit do të mbahet të mërkurën, me 3 Tetor 2010 në orën 14:00 në lokacionin e Shkollës Fillore METO BAJRAKTARI në Mitrovicë. Kryetari i KK të Mitrovicës Z. Avni Kastrati, dhe Znj.Krystyna Galezia, Kryesuesja e Zyrës së UN-HABITAT-it në Kosovë, do ti drejtohen publikut me nga një deklaratë të shkurtër. për më shumë kliko këtu!
MuSPP e bashkëfinancon përmirësimin e qendrës së qytezës së Hanit të Elezit
20 tetor 2010
Kyrteari i Hanit të Elezit, z.Rufki Suma dhe Udhëheqësja e Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) znj. Krystyna Galezia, i shkëmbyen Marrëveshjet e Bashkëpunimit për implementimin e Projektit Investues Kapital (CIP) për rregullimin e qendrës së qytezës së Hanit të Elezit. Ceremonia u mbajt me 19 Tetor në Sallën Komunale. për më shumë kliko këtu!
Komuna e Junikut hapë diskutimin publik për Draftin e Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2010 2023 +
15 tetor 2010
Ceremonia e hapjes së diskutimit publik për draftin e Planit Zhvillimor Komunal të Junikut filloi të premten, me 15 tetor në restaurant Oda e Junikut në Junik. Kjo ngjarje i mblodhi më shumë se 150 pjesëmarrës, të interesuar për ta parë prezentimin e draftit të PZHK-së. PZHK-ja është hartuar nga stafi komunal i Junikut nga Drejtoria Komunale për Urbanizëm, Gjeodezi dhe Mjedis, dhe është mbështetur nga Instituti për Planifikim Hapësinor(IPH) brenda Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Diskutimi publik i PZHK-së do të jetë i hapur deri me 15 Dhjetor 2010. Diskutimi publik ua mundëson banorëve dhe akterëve tjerë që ti japin pikëpamjet e tyre, komentet, dhe të ngrisin çështje dhe ta ofrojnë mendimin e tyre para se plani ti dorëzohet Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për shqyrtim, dhe më pas të miratohet në mënyrë përfundimtare nga ana e e Asamblesë Komunale të Junikut. për më shumë kliko këtu!
Hapja ceremoniale e Shqyrtimit Publik per Planin Zhvillimor Komunal te Junikut
14 tetor 2010
Më datë 15 Tetor 2010, me fillim në ora 11:00 në sallën e restaurant Oda e Junikut në Junik, komuna bën hapjen ceremoniale të shqyrtimit publik të draft-Planit Zhvillimor Komunal të Junikut 2010-2023+për më shumë kliko këtu!
Festimi i Ditës Botërore të Habitat-it në Kosovë: Nxënësit i prezentuan idetë e tyre për Qytet më i mirë, Jetë më e mirë
05 tetor 2010
Ceremonia e ndarjes së cmimeve u organizua në sallën komunale të Komunës së Prizrenit. Për ta shënuar këtë datë prezent ishin përfaqësues të autoritetit lokal, nga Programi për Planifikim Hapësinor Komunal i UN-HABITAT-it, OSBE-ja, nxënës të cilët morën pjesë në garën për shkrimin e eseve, mediat si dhe përfaqësues të organizatave tw tjera ndërkombëtare. Aktiviteti filloi me fjalët hyrëse nga ana e organizatorëve, të cilët i nënvizuan çështjet dhe problemet me të cilat ballafaqohet jeta në zonat urbane në shekullin e 21.për më shumë kliko këtu!
Mesazhi për Ditën Botërore të Habitat-it 2010 nga Inga Björk-Klevby, Zyrtare-në-Detyrë e UN-HABITAT-it
29 shtator 2010
Qytetet janë trashëgimia më e madhe e njerëzimit dhe arritja më e madhe e civilizimit tonë. Nëpër botë dhe ndër shekuj qytetet i kanë duruar dhe mbijetuar luftërat, urinë, katastrofat natyrore, epidemitë, perandoritë e shkatërruara dhe zhdukjen e zotërve, mbretërve dhe mbretëreshave për të cilët ishin ndërtuar. Mirëpo ne duhet të vazhdojmë ti përmirësojmë qytetet tona, dhe ti bëjmë ato që do të thotë ti bëjmë qytete më të mira për ata të cilët jetojnë në to dhe për ata që ende nuk kanë lindur në botën që do të jetë tash e tutje përgjithmonë urbane. Sot gjysma e njerëzimit jetojnë në qytete, dhe trendet tregojnë që kjo shifër do të rritet në dy të tretat brenda dy gjeneratave të ardhshme. për më shumë kliko këtu!
Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm për Ditën Botërore të Habitatit 2010
29 shtator 2010
Pasi që bota jonë po rritet në mënyrë predominante urbane, Dita Botërore e Habitat-it ofron mundësinë vjetore te reflektimit se si ne mund ti bëjme qytetet tona vende më të mira për të gjithë. Me temën Qytet më i mirë, Jetë më e mirë, praktika e këtij viti thekson veprimet dhe politikat të cilët mund të përmirësojnë mirëqenien pë biliona njerëz të cilët jetojnë në lagje të varfëra dhe banime të tjera nën standrardin e duhur nëpër botë. Në mënyrë tipike, të jetuarit në shtetet në zhvillim dhe të pafuqishme në përgjithësi, pa te drejta të caktuara dhe me popullsi nën moshën 25 vjeçare, të varfërit urban janë shpesh të privuar të jetojnë pa të drejta bazike, shpresë për edukim ose punë të mirëpër më shumë kliko këtu!
Turneu kulturor rritet me 300 pjesëmarrës
20 shtator 2010
Më shumë se 300 ciklistë iu bashkuan Turneut Kulturor 2010 të Dielen, me 19 shtator. Turneu Kulturor organizohet në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit dhe Ditëve të Trashëgimisë Evropiane duke e promovuar mobilitetin e qëndrueshëm dhe në të njejtën kohë trashëgiminë kulturore të Kosovës, në një atmosferë unike e festive. për më shumë kliko këtu!
PZHK-ja e Junikut afër finalizimit
15 shtator 2010
Plani Zhvillimor Komunal për Junikun është në fazën e tij finale. Me 14 Shtator, u organizua një punëtori, ku morrën pjesë përfaqësues nga e ekipa e Programit të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), kuvendi komunal, organizatat e shoqërisë civile dhe organizata tjera që punojnë me Komunën e Junikut si EULOG-u dhe OSBE-ja.për më shumë kliko këtu!
Stafi i MuSPP-it shkëmben eksperiencat në organizimin e Nomade in Metz
14 shtator 2010
Në organizim të Komunës së Metzit në Francë dhe OJQ-ve Tabullarasa dhe Fondacionit Emmaus të Abe Pierre, Festivali Nomade in Metz do të mbahet në qytetin e Metz-it, për të dytën herë, nga 10 deri me 19 Shtator. Me qëllim që festivali të organizohet sa më mirë, organizatorët vendosën që të marrin profesionistë nga jashtë që përveq mbështetjes së tyre në punët pregatitore, këtë festival ta pasurojnë edhe me përvoja të reja. për më shumë kliko këtu!
Asambleja e Përgjithsme e KB-së e emëron Joan Clos si Drejtor të ri Ekzekutiv të UN-HABITAT-it
31 gusht 2010
Në Mbledhjen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Joan Clos emërohet Drejtor Ekzekutiv i UN-HABITAT-it në nivelin e nënsekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai pritet që mandatin e tij katërvjeqar ta fillojë që nga 18 Tetori. Ish/kryetari i Barcelonës, Joan Clos, ka karrierë të gjatë në Qeverinë Spanjolle, si në nivelin qendror dhe atë lokal. Në periudhën ndërmjet viteve 2006 dhe 2008, ai u emërua Ministër i Industrisë, Turizmit dhe Tregtisë në kabinetin e Presidentit José Luis Rodriguez Zapatero. Më herët, në mes të viteve1997 dhe 2006, Joan Clos në dy mandate shërbeu si Kryetar i Barcelonës për më shumë kliko këtu!
MuSPP vazhdon ti bashkëfinancojë projektet për përmirësimin e hapësirave publike në Ferizaj
12 gusht 2010
Kryetari i Ferizajt z.Bajrush Xhemaili dhe udhëheqësja e MuSPP-it znj. Krystyna Galezia, në hapësirat e Komunës së Ferizajt i shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit për implementimin e Projektit Investues Kapital, gjatë takimit të zhvilluar me 12 Gusht. për më shumë kliko këtu!
Komuna e Gjilanit dhe UN-HABITAT i shkëmbyen Marrëveshjet e Bashkëpunimit për implementimin e CIP-it të Gjilanit
10 gusht 2010
Me 10 Gusht 2010 në ora 8, në hapësirat e Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-HABITAT-it, z.Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës së Gjilanit dhe kryekëshilltarja teknike e MuSPP-it, znj. Krystyna Galezia, i shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit për implementimin e Projektit Investues Kapital në Gjilan. MuSPP-i në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Institutin e Inxhinjerisë së Tërmeteve dhe Seizmologjisë në Shkup, Maqedoni (ISIIZ) i kane inspekuar hapësirat shkollore në komunën e Gjilanit se sa janë rezistuese karshi tërmeteve. për më shumë kliko këtu!
Komuna e Junikut dhe UN-HABITAT-i shkëmbejnë marrëveshjet e bashkëpunimit për implementimin e CIP-it të Junikut
09 gusht 2010
Si pjesë e mbështetjes për Komunën e Junikut, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit të kësaj komune, e kanë hartuar Projektin Investues Kapital(CIP) për gjimnazin e Junikut Kuvendi i Junikut. për më shumë kliko këtu!
Takim me OJQ-në e grave Jeta në Deçan
28 qershor 2010
Roli i ngritur i gruas në jetën ekonomike dhe politike cilësohet si një nga çështjet më me rëndësi për qytetarët e Junikut, dhe kjo më së shumti reflektohet nw hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Për ta mbështetur këtë proces, u mbajt një takim në mes të grupit të grave të Junikut dhe përfaqësueseve të OJQ-së Jeta në Decan. Takimi u organizua nga përfaqësuesit e UN-HABITAT-it dhe zyrtaret komunale të Junikut.për më shumë kliko këtu!
Komuna e Pejës dhe MuSPP-i e bashkëfinancojnë përmirësimin e Qendrës së Qytetit
25 qershor 2010
Udhëheqësja e UN-HABITAT-it dhe Zyres së MuSPP-it në Kosovë, Krystyna Galezia dhe kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, me 23 Qershor 2010 i shkëmbyen kopjet e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për qendrën e qytetit. për më shumë kliko këtu!
Takimi i gjashtë regjional për Deklaratën e Vjenës
09 qershor 2010
Takimi i 6-të për shqyrtimin e deklaratës së Vjenës u mbajt prej 3 deri me 4 Qershor 2010 në Budapest. Takimi u organizua nga UN-HABITAT-i zyra e Varshavës në bashkëpunim me Qendrën Regjionale Hungareze për Njohuri Urbane. Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (Departamenti i Banimit dhe Ndërtimit), Komuna e Pejës dhe UN-HABITAT-i zyra në Kosovë, u paraqit me Planin Urban Rregulaltiv për vendbanimin joformal të Zatrës në Komunën e Pejës, prezentuar nga planerët lokal, znj.Vjollca Zatriqi-Shala si dhe z.Shkelqim Daci.për më shumë kliko këtu!
Vizita studimore në Suedi
02 qershor 2010
Një delegacion i përbërë nga 16 zyrtarë, pwrfaqwsuar nga kryetarë të komunave të Kosovës, të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës si dhe të MuSPP-it/UN-HABITAT-it nga 25 deri 28 Maj 2010, e vizituan Suedinë. për më shumë kliko këtu!
Planet komunale, mjet i nevojshëm për formësimin e të ardhmes së komunës
21 maj 2010
Ky takim për qëllim kryesor kishte që të diskutohet qasja e MusPP-it dhe të bëhet shkëmbimi i përvojave në mbështetjen e dhënë në hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale(PZHK), Planeve Zhvillimore Urbane(PZHU) dhe atyre regulative dhe në ndërlidhjen e këtyre planeve me Projektet Investuese Kapitale që janë ne implementim e sipër nga MuSPP-i.për më shumë kliko këtu!
MuSPP2/UN-HABITAT-i dhe Komuna e Junikut diskutojnë për trashëgiminë kulturore dhe natyrore si dhe për turizmin
22 prill 2010
Komuna e Junikut në mbështetje të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-HABITAT-it, Trashëgiminë Kulturore pa Kufi(CHwB) si dhe me Institutin për Planifikim Hapësinor, është në hartim të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Në fazën e tashme të hartimit të PZHK-së nevojitet të organiziohen punëtori që u përkasin shumë fushave, ku për këtë qëllim me 21 Prill u organizua punëtoria e trashëgimisë kulturore, natyrore dhe e turizmit.për më shumë kliko këtu!
Në gjimnazin Zenel Hajdini diskutohet për zvogëlimin e pasojave nga tërmetet
21 prill 2010
Komuna e Gjilanit, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Gjimnazi Zenel Hajdini organizuan punëtori për zvogëlimin e dëmeve në rast të tërmeteve. Punëtoria u përcoll nga dy studime të bëra nga UN-HABITAT-i dhe Komuna e Gjilanit, mbështetur nga instituti ISIIS nga Shkupi, që edhe njëherë e konfirmoi se Komuna e Gjilanit bën pjesë në një zonë aktive, ku hyn edhe Shkupi. Me këtë rast, u theksua se komuna prioritet të saj e ka përforcimin ndërtesave publike, në fokus të veçantë ndërtesat shkollore. për më shumë kliko këtu!
1000 qytete 1000 jetë tema e tryezës së rrumbullakët orgabnizuar në Prishtinë
08 prill 2010
Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) Zyra në Prishtinë në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-HABITAT-it dhe me Komunën e Prishtinës shënuan 7 Prillin Ditën Botërore të Shëndetit. Tryeza e rrumbullakët u organizua nën moton e sivjetme të Ditës Botërore të Shëndetit 1000 qytete 1000 jetë, Shëndeti Urban ka rëndësi që kishte si qëllim zhvillimin e ideve se si të menagjohet me urbanizimin e shpejtë dhe si të zhvillohen paradigma të reja të shëndetit publik. për më shumë kliko këtu!
Qytetarët marrin pjesë në rregullimin e oborrit të shkollës
01 prill 2010
Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Junikut janë duke e hartuar Projektin Investues Kapital(CIP) për një shkollë të mesme në Junik. CIP-i për Junikun, fokusohet në rregullimin e oborrit të shkollës dhe adresimin e çështjes së qasjes në shkollë. për më shumë kliko këtu!
Menagjmenti i MuSPP2 dhe dhe Komuna e Prizrenit nënshkruan marrëveshje për revitalizimin e Rrugës Farkatarve
31 mars 2010
Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe përfaqësues të MUSPP2, të Mërkurën me 31 Mars 2010 në zyret qëndrore të UN-HABITAT-it në Prishtinë nënshkruan marrëveshje për implementimin e projektit që do ta revitalizonte rrugën që ndodhet në zonën historike të Prizrenit, të quajtur Rruga Farkatarve. për më shumë kliko këtu!
Përmirësimi i oborrit të shkollës së mesme dhe qasja në shkollë Projekti investues capital (CIP) për Junik
09 mars 2010
Komuna e Junikut në bashkëpunim me përfaqësuesit e Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) organizuan punëtorinë pjesëmarrëse me akterë relevant me qëllim të përmirësimit të hapësirës shkollore të kësaj komune. Punëtoria u organizua me qëllim të gjenerimit të ideve nga akterët kryesorë duke përfshirë fëmijët e shkollës, mësimdhënësit, prindërit dhe aktivistë nga komuna e Junikut, të cilët e dhanë vizionin e tyre për përmirësimin e oborrit të shkollës dhe qasjen në shkollë.për më shumë kliko këtu!
Menagjmenti i MuSPP-it dhe kryetari i Komunës së Ferizajt diskutojnë për masat e reduktimit të pasojave të përmbytjeve
09 mars 2010
Me 9 Mars 2010, Menagjmenti i MuSPP-it u takua me kryetarin e Ferizajt për të diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në identifikimin e zonave të përmbytjeve. Qëllimi i takimit ishte që kryetarit dhe stafit komunal tu prezentohen këshillat teknike për përmbytjet me qëllim të marrjes së vendimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për identifikimin dhe përmirësimin e zonës. për më shumë kliko këtu!
MuSPP2 dhe Komuna e Junikut diskutojnë për DRAM-in dhe ndryshimet klimatike
02 mars 2010
Punëtoria e Menagjimit të Rreziqeve natyrore (DRAM) dhe ndryshimeve klimatike u mbajt në Junik, më 2 Mars 2010 si pjesë e procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Junikut (PZHK). Në këtë punëtori morën pjesë stafi profesional i Komunës së Junikut dhe Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, të cilët ishin edhe organizatorë të punëtorisë. për më shumë kliko këtu!
Lumi Mirusha në Gjilan i ngjajshëm me Lumin Lushta në Mitrovicë
26 shkurt 2010
Planerët, inxhinjerët, organizatat e shoqërisë civile, grupi nga shkolla e trafikut, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe përfaqësues nga komuna e Mitrovicës vizituan qytetin e Gjilanit. Qëllimi i vizitës ishte që tw shihet implementimi i udhëkryqit dhe rehabilitimi dhe ndërtimi i lumit Mirusha në Gjilan që është i ngjajshëm me lumin Lushta në Mitrovicë. Takimi kishte si qëllim stimulimin e procesit të planifikimit pjesëmarrës por gjithashtu edhe që situatat në qytete të krahasohen dhe të diskutohen me akterët komunalë. për më shumë kliko këtu!
Punëtoria e dizajnit urban për qendrën e qytetit të Hanit të Elezit
25 shkurt 2010
Si pjesë e procesit për hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale, Komuna e Hanit të Eelzit së bashku me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal, organizuan punëtori të dizajnit urban për përmirësimin e hapësirave publike të qendrës së qytetit të kësaj komune. Takimi u mbajt me 25 Shkurt dhe i mblodhi rreth 50 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, duke përfshirë zyrtarë komunal, pjesëmarrës nga shoqëria civile, të rinj, persona me aftësi të kufizuara si dhe përfaqësues nga komuniteti i bizneseve. për më shumë kliko këtu!
KONKURSI NDËRKOMBËTAR PËR ESE I ASAMBLESË BOTËRORE URBANE TË TË RINJVE
18 shkurt 2010
Tema e esesë: E drejta e qytetit tejkalimi i ndarjes urbane Shkruaje një ese për sfidat e të rinjve në qytete sot, duke e përdorur qytetin tënd si shembull dhe duke u përgjegjur në pyetjet në vijimpër më shumë kliko këtu!
Punëtoria e dizajnit urban për zonat e rrezikuara nga përmbytjet në Ferizaj
15 shkurt 2010
Në fjalën e hyrëse, drejtoresha komunale e Urbanizmit, Qazime Vata theksoi se kjo punëtori do të kontribuojë në pregatitjen e strategjisë për parandalimin e përmbytjeve. Ajo e vlerësoi punën e bërë më herët, duke i përmendur rezultatet e hulumtimit dhe të studimit hidrologjik-inxhinjerik. Sipas saj ky është vetëm fillimi i përmirësimit të kësaj pjese të qytetit por gjithashtu është edhe një mundësi e mirë për komunitetin që të bëhet pjesë e procesit. Punëtoria vazhdoi me prezentime nga ana komunës dhe UN-HABITAT-it. për më shumë kliko këtu!
E ardhmja e Mitrovicës diskutohet nga Menagjmenti i MuSPP dhe kryetari i komunës
15 shkurt 2010
Menagjmenti i Programit për Mbështetjen e Komunave në Planifikimin Hapësinor Komunal u takua me kryetarin e posazgjedhur të Komunës së Mitrovicës me 12 Shkurt 2010, për të diskutuar për bashkëpunimin me këtë komunë në të ardhmen. për më shumë kliko këtu!
Toka bujqësore - një nga prioritetet kryesore të Junikut
11 shkurt 2010
Ekipa e Junik-ut Komuna Junik, Programi për Mbështetjen e Komunave në Planifikimin Hapësinor Komunal (MuSPP), Trashëgimia Kulturore pa Kufi, (CHwB), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), me 11 Shkurt 2010 organizuan punëtori të fokusuar në agrikulturë.për më shumë kliko këtu!
Prezentohet dizajni final për revitalizimin e Rruga Farkatarve
11 shkurt 2010
Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit e prezentuan dizajnin final të Projektit Investues Kapital (CIP) për revitalizimin e rrugës së farkatarve në Prizren. CIP-i është hartuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës dhe zyres së MuSPP-it në Prizren ku i tërë procesi është përcjellur nga komentet dhe vërejtjet e komunitetit dhe të bizneseve lokale të cilat janë inkorporuar në dizajnin e projektit, pasiqë natyra e projektit është e tillë, tu dedikohet qytetarëve. për më shumë kliko këtu!
Qytetarët diskutojnë për zonën e lumit Lushta në Mitrovicë
05 shkurt 2010
Zyrtarët komunal, stafi i MuSPP-it dhe akterë tjerë dukë përfshirë përfaqësuesit e Little People of Kosovo, OSBE, OJQ-ja Bypass, Asociacioni i të Shurdhërve, mësimdhënës dhe nxënës nga Shkolla Teknike Arkitekt Sinani si dhe nga bizneset lokale u takuan me 4 Shkurt 2010 për të diskutuar për mundësitë e përmirësimit të zonës së Lumit Lushta në Mitrovicë. për më shumë kliko këtu!
MuSPP-i dhe Komuna e Hanit të Elezit të angazhuar në formësimin e zhvillimit për të ardhmen
27 janar 2010
Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) në bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit, organizuan punëtori me qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë komunalë për rishikimin e deklaratës së vizionit të Hani i Elezit, hartuar gjatë punëtorisë së vizionimit mbajtur në Ohër me 2008. për më shumë kliko këtu!
Roli i GIS-it prezentohet para zyrtarëve në Junik
27 janar 2010
Instituti për Planifikim Hapësinor (IPH) pjesë e Ministrisë së Mjedisit dfhe Planifikimit Hapësinor, me 28 Janar prezantoi për rëndësinë e Sistemit Gjeografik të Informimit (GIS) në procesin e planifikimit në Komunën e Junikut. Zyrtarët e posazgjedhur komunal të drejtorive të ndryshme në Junik dhe zyrtarët e MuSPP-it ishin pjesëmarrës të kësaj punëtorie që u fokusua në procesin e mbledhjes së të dhënave dhe krijimin e sistemit të GIS-it.për më shumë kliko këtu!
Menagjmenti i MuSPP-it diksuton për bashkëpunimin me kryetarët e komunave partnere
22 janar 2010
Menagjmenti i Programit të Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor u takua me kryetarët e Hanit të Elezit, Pejës dhe Junikut me 20 dhe 21 Janar 2010 me qëllim të diskutojë për bashkëpunimin në të ardhmen me këto komuna. për më shumë kliko këtu!
Në Gjilan diskutohet për qëndrueshmërinë e ndërtesave publike në raste tërmetesh
22 janar 2010
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me stafin dhe konsultantët e Programit Mbështetës të Komunave në Planifikim Hapësinor organizuan punëtori për sigurinë e ndërtesave publike në këtë qytet dhe për solucionet e përforcimit të këtyre ndërtesave që të jenë më të qëndrushme në rast tërmetesh. Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin përfaqësues të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues tjerë të komunave partnere të MuSPP-it.për më shumë kliko këtu!
MuSSP dhe Sida vazhdojnë ta mbështesin MMPH-në
16 janar 2010
Përfaqësuesit e SIDA-s dhe MuSPP-it u takuan me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar të marten me 14 Janar, në kuadër të agjendës së Takimit Shqyrtues Tre Palësh. Takimi u fokusua në mësimët e fituara nga mbështetja e dhënë MMPH-së dhe në gjenerimin e ideve të reja për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të UN-HABITAT-it dhe MESP-it në të ardhmen. për më shumë kliko këtu!