Lajme dhe Ngjarje

Festimi i një DEKADE së bashku për qytete më të mira

18 dhjetor 2014

Ekipi i Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe partnerët, festuan 'Një dekadë së bashku për qytete më të mira' më 11 Dhjetor, në Prishtinë. MuSPP implementohet nga UN-Habitat dhe financohet nga Swedish Development Cooperation. për më shumë kliko këtu!

Hapat konkret drejt zbatimit të 'Korridorit të Gjelbër të Mirushës' në Malishevë

02 dhjetor 2014

Projekti i Investimit Kapital "Korridori i Gjelbër - Përmirësimi i lëvizshmërinë dhe hapësirave publike në qendër të qytetit", investim i përbashkët i Komunës së Malishevës dhe MuSPP, u përurua më 27 nëntor në qendër të Malishevës. Ky Projekt i Investimit Kapital rrjedh nga drafti i Planit Zhvillimor Komunal të Malishevës, si një përkthim i qartë i planifikimit në të arritura dhe ndryshime konkrete në lëvizshmëri, hapësira publike dhe mjedis.për më shumë kliko këtu!

Seminari Përmbyllës Për qytete më të mira NJË DEKADË së bashku

25 nëntor 2014

Që nga viti 2005, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i implementuar nga UN-Habitat dhe i financuar nga Swedish Development Cooperation, ka mbështetur në vazhdimsi dymbëdhjetë komuna të Kosovës në procesin e planifikimit hapësinor si dhe në zhvillimin e projekteve kapitale.për më shumë kliko këtu!

Takimi i parë i Palëve të interesit për të diskutuar mbi sfidat dhe çështjet kryesore në sektorin e banimit në Komunën e Gjilanit, 14 tetor 2014

14 tetor 2014

Komuna e Gjilanit me mbështetjen nga Programi i Mbeshtejes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MP3), i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe implementuar nga UN-Habitati-i, është në proces të hartimit të Profilit Komunal të Banimit (PKB). Procesi i hartimit është iniciuar nga Grupi Komunal i Banimit, i përbërë nga zyrtarë nga departamentet e Shërbimeve Publike, Planifikimint Urban, Pronës dhe Kadastër.për më shumë kliko këtu!

Plan i freskuar i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta për Hanin e Elezit

03 tetor 2014

Komuna e Hanit të Elezit me mbështetjen e MuSPP-it të UN Habitat-it sapo përfundoi revidimin e Planit Lokal të Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta (PLMMN). Procesi ishte gjithëpërfshirës dhe përfshiu komponentin e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje të gjithë drejtorive relevante komunale.për më shumë kliko këtu!

U përfundua me sukses rregullimi i qasjes drejt Shkollës Fillore në Han të Elezit

03 tetor 2014

Më 3 tetor, Komuna e Hanit të Elezit (HiE) dhe MuSPP-i (Programi i Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor i cili financohet nga Swedish Development Cooperation) i UN Habitat-it përuruan Projektin e Investimit Kapital (PIK) që kishte për qëllim rregullimin e hyrjes veriore të shkollës fillore në HiEpër më shumë kliko këtu!

Trajnim mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) në Kosovë

03 tetor 2014

Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është një mjet i cili i kontribuon vendimeve të informuara në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm duke i inkorporuar konsideratat mjedisore në përgatitjen e planeve hapësinore. Duke u bazuar në miratimin e Direktivës së VSM në kuadër të legjislacionit të Kosovës, Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN-Habitat-it iu ka ofruar mbështetje komunave partnere në përgatitjen e VSM-së për planet zhvillimore lokale. për më shumë kliko këtu!

Plani komunal për menaxhimin e mbeturinave të Junikut është miratuar nga Kuvendi Komunal

03 tetor 2014

Planifikimi i menaxhimit të mbeturinave i azhurnuar në nivel lokal është një element i nevojshëm dhe esencial në mënyrë që të mundësojë një program të integruar mjedisor për menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Junikut tani më e ka të miratuar Planin komunal për menaxhimin e mbeturinave (PKMM) 2014-2019, me mbështetjen e Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal të UN-Habitat-it, financuar nga Swedish Development Cooperation. për më shumë kliko këtu!

Drejt hapësirave publike të përmirësuara dhe furnizimit më të mirë me ujë në Han të Elezit

11 korrik 2014

Më 8 korrik 2014, Komuna e Hanit të Elezit dhe Programi i Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP) in UN Habitat-it, i cili financohet nga Swedish Development Cooperation, arritën një Marrëveshje Bashkëpunimi (MB) për bashkëfinancimin e Projektit të Investimit Kapital (PIK) në Komunën e lartcekur. Projekti do të përmirësojë hapësirat publike në dy fshatrat më të mëdha të Hanit të Elezit, në Paldenicë dhe Gorancë.për më shumë kliko këtu!

MuSPP bashkë-financon përmirësimin e hapësirës publike në Komunën e Graçanicës

27 qershor 2014

Më 26 qershor 2014 u shkëmbye marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Graçanicës dhe Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) të UN-Habitatit i financuar nga organizata suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim (Swedish Development Cooperation). Kjo marrëveshje është nënshkruar për zbatimin e një projekti të investimit kapital (PIK) dhe ka për qëllim rregullimin dhe përmirësimin e shkollës dhe parkut të fëmijëve në Radevë.për më shumë kliko këtu!

Kuvendi Komunal i Graçanicës miraton Planin Zhvillimor Komunal 2014- 2029+

25 qershor 2014

Pas marrjës së pëlqimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në përmbushjen e kërkesave që rrjedhin nga Ligji nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor dhe Ligji nr. 03/L-230 për Vlerësim Strategjik Mjedisor, Kuvendi Komunal i Graçanicës ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) më 23 qershor, 2014.për më shumë kliko këtu!

Diskutim rreth Normave Teknike në Planifikim Hapësinor për menaxhim më të qëndrueshëm dhe efikas të përdorimit të tokës

19 qershor 2014

Punëtoria e përbashkët e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e cila u mbajt më 18 qershor, në Prishtinë mbledhi rreth vetes planifikuesit që përfaqësojnë institucionet komunale dhe qendrore, Universitetit të Prishtinës dhe praktikuesit e planifikimit hapësinor për të diskutuar dhe shkëmbyer idetë e tyre për Normat Teknike në Planifikim Hapësinor (NTPH).për më shumë kliko këtu!

Seminaret trajnuese mbi Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM)- Interpretimi, Zbatimi, Monitorimi dhe Vlerësimi, për komunat Partesh dhe Graçanicë, maj 20-22 dhe 29, 2014

30 maj 2014

Pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në plotësimin e kërkesave që dalin nga ligjet përkatëse, në rast të Graçanicës; dhe në proces te shqyrtimit nga MMPH, në rastin e Parteshit; dhe në përputhje me komponenten e trajnimin dhe ndërtimit të kapaciteteve të MuSPP/ UN-HABITAT-it, me fokus në zgjerimin dhe rritjen e kapaciteteve dhe njohurive të institucioneve të qeverisjes vendore për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, jane organizuar trajnimet mbi PZHK dhe VSM- Interpretimi, Implementimi, Monitorimi dhe Vlerësimi.për më shumë kliko këtu!

Delegacioni i Kosovës viziton projektet mjedisore në Estoni

18 maj 2014

Një vizitë studimore e një delegacioni Kosovar u organizua nga 12-16 maj 2014, në Estoni. Delegacioni, i përbërë nga përfaqësues të komunave nga komunat partnere të MuSPP dhe një përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vizituan Parlamentin e Estonisë dhe patën rastin të takohen me anëtarë të Komisionit Parlamentar për Mjedis për të diskutuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave në mbrojtjen e mjedisit dhe çështjen e ujërave, si dhe ujërave të zeza. Sfidat ndërkufitare u debatua, me shembullin e Liqenit Peipus, ku bashkëpunimi efektiv me autoritetet ruse është thelbësor.për më shumë kliko këtu!

Drejt përmirësimit të hapësirave publike të Mamushës

02 maj 2014

Marrëveshja e bashkëpunimit për implementimin e Projektit për Investimeve Kapitale ( PIK ) është nënshkruar më 28 prill 2014, në mes të Komunës së Mamushës dhe Programit për mbështetje të planifikimit hapësinor komunal (MuSPP) in UN-Habitat-it. Kryetari i komunës së Mamushës , Z.Arif Butuc , shprehu mirënjohjen e tij ndaj UN-Habitat/MuSPP-it, për mbështetjen financiare dhe profesionale dhënë në përmirësimin e oborrit të shkollës e mesme, si dhe hapësirave tjera publike brenda komunës. Ky projekt është bashkë financuar në baza 50/50, si dhe është si rrjedhojë e procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal ( PZHK ) , i cili ka patur mbështetje profesionale nga MuSPP-i i UN-Habitatit , i financuar nga bashkëpunimi për zhvillim suedez. Draft – PZHK-ja e Mamushës është duke pritur pëlqimin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) , ndërsa i saj Vlerësimi Strategjik për Mjedis ( VSM) është miratuar tashmë nga Kuvendi i Komunës . për më shumë kliko këtu!

Partnerët e MuSPP-së nga niveli qendror dhe lokal diskutojnë rreth të arriturave, programimit dhe sfidave në të ardhmen

20 mars 2014

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), i zbatuar nga UN-Habitat dhe financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, organizoi një punëtori në Ohër, Maqedoni, më 19 dhe 20 mars "Së bashku bëjmë qytete më të mira": Ku jemi? Ku duam të arrijmë, dhe si?. Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i Programit për kryetarët e sapo zgjedhur të komunave partnere të MuSPP-së, mbështetjen e tij përkatëse dhe arritjet në lidhje me të, si dhe të diskutojnë kërkesat e reja të menaxhimit të planifikimit komunal të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës, sfidat dhe rekomandimet për programimin vjetor dhe bashkëpunimin e mëtejshëm.për më shumë kliko këtu!

MuSPP / UN-Habitat dhe MMPH nënshkruan MM

19 mars 2014

Në margjinën e punëtorisë "Së bashku bëjmë qytete më të mira": Ku jemi? Ku duam të arrijmë, dhe si? ", që u mbajt më 19-20 mars, 2014 në Ohër, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Z. Dardan Gashi, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar një kuadër të plotë të bashkëpunimit në mes të Ministrisë dhe UN-Habitatit për zbatimin e qetë të MuSPP-së e cila ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të komunave partnere nëpërmjet ndërhyrjeve të planifikimit strategjik dhe gjithëpërfshirës.për më shumë kliko këtu!

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit miraton Planin Detal Urban (PDU) të Qendrës dhe të Lagjes së Parkut

03 mars 2014

Kuvendi Komunal i Hanit të Elezit në mbledhjen e tij të dytë të mbajtur këtë vit më 27 shkurt 2014, miratoi Planin Detal Urban ( PDU ) për Qendrën dhe Lagjen e Parkut. Plani është hartuar nga Departamenti i Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ( DUKMM ) brenda komunës, me mbështetjen profesionale të Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), implementuar nga UN-Habitat-i dhe financuar nga organizata suedeze për bashkëpunim dhe zhvillim (Swedish Development Cooperation). Plani synon të drejtojë zhvillimin brenda zonës duke siguruar ofrimin e integruar të rrugëve dmth infrastrukturës, sistemin e ujërave të zeza, si dhe inkurajimin e përdorimit të mënyrave jo të motorizuara të transportit. Plani është hartuar në mënyrë gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesit gjatë gjithë procesit. për më shumë kliko këtu!

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje