Lajme dhe Ngjarje

Bllok pas Blloku Prishtinë: koncept dizajni u diskutua dhe u aprovua së bashku me banorët dhe miqtë nga Bregu i Diellit

10 dhjetor 2015

Si vazhdimësi e punëtorisë së Minecraft-it të mbajtur në shtator e cila përfshiu palë të ndryshme të interesit nga Lagja e Bregut të Diellit si dhe në frymën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të komunitetit në të gjitha fazat e projektit; më 10 dhjetor 2015, në Kolegjin Iliria, Komuna e Prishtinës dhe UN Habitat-i organizuan takimin publik për prezantimin dhe diskutimin e koncept dizajnit të projektit. Dizajni në fjalë, i hartuar për lokacionin e tregut të mëparshëm në Breg të Diellit, si i tillë është inspiruar nga propozimi final në Minecraft.për më shumë kliko këtu!

Bllok pas Blloku Prishtinë: bashkohuni me ne në prezantimin e Projektit Ideor!

08 dhjetor 2015

Komuna e Prishtinës dhe UN-Habitat-i kanë kënaqësie të ju mirëpresin Të gjithë Juve të enjten, më 10 dhjetor 2015, nga ora 16:15 deri në orën 17:45 në kolegjin "Iliria" ku do të bëhet prezantimi dhe diskutimi i Projektit Ideor për hapësirën e "ish-tregut të gjelbër" në lagjen Bregu i Diellit.për më shumë kliko këtu!

Udhëtimi i ''Udhërrëfyesit të MuSPP drejt vetë-qëndrueshmërisë''

08 dhjetor 2015

Udhëtimi i ''Udhërrëfyesit të MuSPP drejt vetë-qëndrueshmërisë'' ka filluar në qershor të vitit 2015, me qëllim të trajnimit të 500 individëve të ndryshëm nga të gjitha komunat e Kosovës. Grupet e synuara ishin zyrtarët që punojnë për institucionet publike dhe organizatat jo-qeveritare në nivel lokal. Këta përfaqësues janë identifikuar në bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e komunave, drejtorët e drejtorive përkatëse ose drejtorët ekzekutivë të OJQ-ve, për t'u trajnuar në katër module: Pjesëmarrja e Publikut në Planifikim Hapësinor, Hartimi i Planeve Zhvillimore Komunale, Hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për planet hapësinore si dhe Menaxhimi i Projektet të Investimeve Kapitale.për më shumë kliko këtu!

Trajnimi për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për plane hapësinore arrin kulmin e tij në Pejë

19 nëntor 2015

Trajnimi për hartimin e VSM-ve për plane hapësinore në Pejë, është mbajtur nga 17 deri më 19 nëntor, lehtësuar nga trajnerë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK); dhe Komuna e Pejës.për më shumë kliko këtu!

Shpalosja e "Udhëzuesve të MuSPP-it për Vetë-qëndrueshmëri" shënon një tjetër arritje - me sukses u përmbyllën trajnimet e modulit të PZHK-së në Pejë dhe Prizren

12 nëntor 2015

Moduli mbi Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK-ve), si pjesë e shpalosjes së "Udhëzuesve të MuSPP-it për Vetë-qëndrueshmëri" pas pesë trajnimeve të organizuara në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë Veriore, Pejë dhe Prizren u përfundua me sukses. Këto ishin trajnime për grupe të përzgjedhura të cilat u ndoqën nga më shumë se 100 përfaqësues nga komunat e Kosovës, niveli qendror, si dhe nga shoqëria civile.për më shumë kliko këtu!

Edicioni' i katërt i trajnimit për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për plane hapësinore përfundoi me sukses në Ferizaj

12 nëntor 2015

Trajnimi për hartimin e VSM-ve për plane hapësinore në Ferizaj, është mbajtur nga 10 deri më 12 nëntor, lehtësuar nga trajnerë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK); dhe Komuna e Parteshit.për më shumë kliko këtu!

Përmbledhja e Udhëzuesve të MuSPP-it' edhe një herë në Mitrovicën Veriore - kësaj radhe me Modulin e PZHK

05 nëntor 2015

Derisa shpalosja e 'Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it' [sht[ n[ duke vazhduar, k[saj radhe Mitrovica Veriore ishte vendi ku u ftuan shtatë komuna të Kosovës për të marrë pjesë në Trajnimin për Grupet e Targetuara në hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK). Trajnimi u mbajt nga 3 deri 5 nëntor ku morën pjesë 31 përfaqësues nga komunat e Leposaviqit, Mitrovicës, Mitrovicës Veriore, Podujevës, Vushtrrisë, Zveçanit dhe Zubin Potokut.për më shumë kliko këtu!

Zemra historike e Prizrenit e begatuar me Sheshin krejtësisht të ri të Lidhjes së Prizrenit

05 nëntor 2015

Më 5 nëntor të vitit 2015 në Prizren, nga kryetari i Prizrenit Z. Ramadan Muja dhe Udhëheqësja e UN-Habitat-it në Kosovë Znj. Gwendoline Mennetrier u përurua Projekti i Investimeve Kapitale "Rivitalizimi i Sheshit të Lidhjes së Prizrenit", një investim i përbashkët i Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe i Programit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i implementuar nga UN-Habitat dhe financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.për më shumë kliko këtu!

Trajnimi për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për plane hapësinore shpaloset në Prizren

29 tetor 2015

Nga 27 deri më 29 tetor, është mbajtur trajnimi tre ditor për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për plane hapësinore në Prizren, lehtësuar nga trajnerë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK); dhe Komuna e Pejës.për më shumë kliko këtu!

Një arritje e rëndësishme e shpalosjes së "Udhëzuesve të MuSPP-it për Vetë-qëndrueshmëri" me fillimin e modulit të PZHK-së

29 tetor 2015

Si pjesë e procesit të shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it për Vetë-qëndrueshmëri, Trajnimet e para të Grupeve të Synuara për Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK-ve) u mbajtën paralelisht në Prishtinë dhe Ferizaj prej 27 deri në 29 tetor. Këto trajnime kishin si cak përfaqësuesit nga 19 komuna dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe në të njëjtën kohë u lehtësuan nga trajnerët të cilët u identifikuan gjatë fazës së Trajnimit të Trajnerëve - respektivisht zyrtarët komunal të Pejës, Malishevës, Rahovecit, Gjilanit dhe Graçanicës. për më shumë kliko këtu!

Trajnim për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për plane hapësinore shkelqen në Prishtinë

22 tetor 2015

Në serinë e trajnimeve nga MuSPP-i/ Shpalosja e Përmbledhjës së Udhëzuesve të Qëndrueshmërisë, trajnimi i dytë i grupeve të synuara për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) u mbajt në Prishtinë nga 20 deri me 22 tetor, lehtësuar nga trajnerë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Komuna e Pejës dhe Mitrovicës Veriore.për më shumë kliko këtu!

Moduli i trajnimit mbi Vlerësimim Strategjik Mjedisor është lansuar plotësisht në Mitrovicën e Veriut

08 tetor 2015

Në kuadrin e shpalosjës së Përmbledhjës së MuSPP-it drejt Vetë-qëndrueshmërisë, trajnimi i parë i Grupeve të Synuara për hartimin e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) është mbajtur në Mitrovicën e Veriut nga 6 deri më 8 tetor. Trajnimi është lehtësuar nga trajnerët e identifikuar në fazën Trajnimit të Trajnerëve, përkatësisht zyrtarëve që vijnë nga Komuna e Pejës, Parteshit dhe Mitrovicës për më shumë kliko këtu!

Cikli i trajnimeve pёr "Pjesёmarrjen Publike nё Planifikim Hapёsinor'' u pёrmbyll suksesshёm nё Pejё dhe Prishtinё

08 tetor 2015

Prej 6 deri mё 8 tetor, trajnimet 3-ditore mbi ''Pjesёmarrjen Publike nё procesin e Planifikimit Hapёsinor'' paralelisht u mbajtёn nё Pejё dhe Prishtinё. Qё tё dy trajnimet u mbajtёn nga grupi i trajnerёve, paraprakisht tё identifikuar dhe trajnuar gjatё procesit tё ''Trajnimi i Trajnerёve'', si pjesё e Shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it (Programit të Mbështetjes së Komuna në Planifikim Hapësinor) "Udhërrëfyesi im drejt vetëqëndrueshmërisë".për më shumë kliko këtu!

Sot shënohet Dita Botërore e Habitat-it

05 tetor 2015

Kombet e Bashkuara e kanë përcaktuar të hënën e parë të tetorit të çdo viti si Ditën Botërore të Habitat-it. Qëllimi i Ditës Botërore të Habitat-it është pasqyrimi i gjendjes së qytezave dhe qyteteve tona; gjithashtu ka për qëllim t'i përkujtojë botës se ne të gjithë kemi fuqinë dhe përgjegjësinë për formësimin e të ardhmes së qyteteve dhe qytezave tona. për më shumë kliko këtu!

Trajnimi për Pjesëmarrjen Publike në Planifikim Hapësinor vazhdon të mbahet edhe për komuna tjera

01 tetor 2015

"Trajnimi i Grupeve të Synuara" në modulin e Pjesëmarrjes Publike në Planifikim Hapësinor ka vazhduar të mbahet edhe në regjionet e Ferizajt dhe Prizrenit nga grupi i trajnerëve që ishin identifikuar më herët gjatë "Trajnimit të Trajnerëve", si pjesë e shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it " Udhërrëfyesi im drejt Vetë-Qëndrueshmërisë". Trajnerët vinin nga Komunat e Ferizajt, Gjilanit, dhe Graçanicës; Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, organizatat joqeveritare si dhe Universiteti i Prishtinës; dhe u mbështetën nga ekipi i UN Habitat-it / MuSPP-it. Trajnimet treditore u mbajtën paralelisht në Ferizaj dhe Prizren nga 29 shtatori deri më 1 tetor 2015.për më shumë kliko këtu!

Një moment i veçantë për "Përmbledhjen e udhëzuesve të MuSPP-it për vetë-qëndrueshmëri" - Moduli i Menaxhimit të Projekteve të Investimeve Kapitale shpaloset për të gjitha Komunat

01 tetor 2015

Grupi i trajnerëve të cilët përfunduan "Trajnimin e Trajnerëve" për Menaxhimin e Projekteve të Investimit Kapital (PIK) përfunduan me sukses shpalosjen e modulit për kolegët e tyre dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të gjitha Komunat e Kosovës. Segmenti i fundit i trajnimeve rreth PIK-ve i organizuar nga Programi për Mbështetje të Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP), i cili mblodhi 14 komuna, u mbajt nga data 29 shtator deri më 01 tetor në Prishtinë dhe Pejë.për më shumë kliko këtu!

Bllok pas Blloku në Prishtinë: Të rinjtë dhe komuniteti punojnë për përmirësimin e hapësirave publike!

17 shtator 2015

Në kuadër të Programit Global për Hapësirat Publike të UN-Habitat-it, Komuna e Prishtinës dhe UN-Habitat në Kosovë u bashkuan ekipet për implementimin e pilot iniciativës Bllok pas Blloku në mbështetje të vendim-marrjes me pjesëmarrje publike për përmirësimin e hapësirave publike. Në këtë kontekst, dhe si vazhdim i takimit për informim të publikut të mbajtur më 3 shtator 2015 në lagjen "Bregu i Diellit", punëtoria Minecraft u mbajt nga 11 deri më 14 shtator 2015 në mjediset e kolegjit "Iliria", në Prishtinë. Punëtoria rezultoi me një project të ri dhe inovativ, krijuar bashkarisht përmes pjesëmarrjës kolektive dhe përdorimit të softuerit për lojë "Minecraft", për hapësirën publike që gjendet në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë.për më shumë kliko këtu!

Trajnimi për Pjesëmarrjen Publike në Planifikim Hapësinor për të gjitha komunat e Kosovës filloi suksesshëm në regjionin e veriut

10 shtator 2015

"Trajnimi i Grupeve të Synuara", si i pari i modulit të Pjesëmarrjes Publike në Planifikim Hapësinor u mbajt në Mitrovicën e Veriut nga data 8 deri 10 shtator 2015 nga trajnerët që ishin identifikuar gjatë "Trajnimit të Trajnerëve", në kuadër të Shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it (Programit të Mbështetjes së Komuna në Planifikim Hapësinor) "Udhërrëfyesi im drejt vetëqëndrueshmërisë". Grupi i trajnerëve ishte i përbërë nga zyrtarë të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut , Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, dhe ishte i mbështetur nga ekipi i MuSPP-it/UN Habitat-itpër më shumë kliko këtu!

Vazhdon rrugëtimi i shpalosjes së "Udhëzuesve të MuSPP-it për vetë qëndrueshmëri"

10 shtator 2015

Grupi i trajnerëve të cilët përfunduan "Trajnimin e Trajnerëve" për Menaxhimin e Projekteve të Investimit Kapital (PIK) vazhduan me sukses lehtësimin e shpalosjes së "Udhëzuesve të MuSPP-it për vetë qëndrueshmëri" për kolegët e tyre nga Komunat e tjera të Kosovës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Blloku i dytë i trajnimeve i organizuar nga Programi për Mbështetje të Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP), i cili mblodhi 17 komuna, u mbajt nga data 8 deri më 10 shtator në Prizren dhe Ferizaj.për më shumë kliko këtu!

Partnerët e MuSPP-it shpalosin "Përmbledhjen e Udhëzuesve Praktik" para kolegëve të komunave të Veriut

19 qershor 2015

Trajnimi i parë i udhëhequr nga grupi i trajnerëve që përfunduan me sukses "Trajnimin e Trajnerëve" në Menaxhimin e projekteve të investimeve kapitale (PIK), u organizua nga Programi për mbështetje të planifikimit hapësinor komunal (MuSPP) si pjesë e shpalosjes së "Përmbledhjes së Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it" për komunat e Kosovës. Trajnimi u mbajt nga 17 deri më 19 Qershor në Prishtinë me pjesëmarrës nga drejtori të ndryshme komunale nga Mitrovica Veriore, Zveçani dhe Zubin Potoku. për më shumë kliko këtu!

Rregullimi dhe rinovimi i Hapësirave Publike në Mamushë

09 qershor 2015

Projekti i Investimeve Kapitale "Rregullimi i Hapësirave Publike në Mamushë"u inaugurua më 9 qershor. Ky projekt përfshin rregullimin e oborrit të shkollës së mesme dhe rinovimin e parqeve të zgjedhura përreth në Mamushë. Projekti si një investim i përbashkët ndërmjet Komunës së Mamushës dhe Programit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) është rezultat i rekomandimeve të Planit Zhvillimor Komunal. për më shumë kliko këtu!

Moduli i Trajnimit për hartimin e PZHK-ve shënon përfundimin e sesioneve të Trajnimit të Trajnuesve në kuadër të shpalosjes së "Përmbledhjes së Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it”

28 maj 2015

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) ka përfunduar me sukses sesionet e Trajnimit të Trajnuesve (ToT), si fazë e parë trajnimeve në kuadër të shpalosjes së "Përmbledhjes së Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it drejt vetëqëndrueshmërisë". Moduli i fundit i është kushtuar Hartimit të Planeve Zhvillimore Komunale, që lidhë dhe konsolidon elementet e nisura në modulet e tjera të ndërlidhura. Moduli i Trajnimit për hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale u mbajt në Durrës, në dy blloqe me 11-14 maj dhe 25-28 maj.për më shumë kliko këtu!

Komunitetet në Gorancë dhe Paldenicë shfrytëzojnë hapësirat e rregulluara publike

27 maj 2015

Komuna e Hanit të Elezit dhe Programi për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN Habitat-it më 27 maj 2015 inauguruan Projektin e Investimit Kapital "Rregullimi i Hapësirave Publike në Gorancë dhe Paldenicë - Hani i Elezit". Projekti është zhvilluar së bashku nga të dyja palët përderisa përzgjedhja e tij është bërë bazuar në "Studimin e Fizibilitetit për Përmirësimin dhe Menaxhimin e Furnizimit me Ujë në Han të Elezit" dhe "Planit Zhvillimor Komunal", të dyja këto dokumente të hartuara më parë me mbështetje të MuSPP-it. Ky projekt gjithashtu e plotëson Studimin e lartpërmendur për Ujë duke ndërmarrë veprime drejt përmirësimit të gjendjes së furnizimit me ujë në vendbanimet që gjenden jashtë qendrës urbane. për më shumë kliko këtu!

U lansua zyrtarisht udhëzues mbi integrimin gjinor në planifikimin hapësinor

25 maj 2015

Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) dhe Programi për Mbështetjen të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim, kanë mbajtur ceremoninë për lansimin e Udhëzuesit mbi "Integrimi Gjinor në Planifikimin Hapësinor: një qasje hap-pas-hapi për komunat" më 26 maj 2015.për më shumë kliko këtu!

Sesionet e Trajnimeve për Trajnerë (TT) vazhdojnë një hap më tej: Hartimi i Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM-ve) për Plane Hapësinore tani ka përfunduar

22 maj 2015

Në rrjedhën e moduleve të trajnimit që rrjedhin nga "Përmbledhja e Udhëzuesve Praktik të MuSPP-it drejt vetëqendrushmërisë", dhe si vazhdimsi e trajnimit në andragogji, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP-i) lansoi sesionet e TT në Hartimin e VSM-ve për Plane Hapësinore, të cilat u zhvilluan në Durrës- Shqipëri, nga 19- 22 maj. për më shumë kliko këtu!

U mbajt me sukses moduli i trajnimit "Pjesëmarrja publike në Planifikim Hapësinor" një nga modulet e serisë së "Trajnimeve të Trenerëve"

08 maj 2015

Në vazhdën e shpalosjes së përmbledhjes së udhëzuesve të MuSPP-it për vetëqëndrueshmëri, Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) organizoi trajnimin 4 ditor të trajnerëve për Pjesëmarrje Publike në Planfikimin Hapësinor bazuar në modulin e përgaditur. Trajnimi u mbajt prej 5 - 8 maj në Durrës, Shqipëri. Në trajnim morrën pjesë 16 pjesëmarrës, prej të cileve 9 femra dhe 5 meshkuj. Qëllimi i trajnimit ishte të krijojë një grup të trajnerëve që do të kontribuojnë në themelimin dhe inicimin e sistemit mbështetës për ndërtimin e kapaciteteve për kuptimin dhe menaxhimin e procesit të pjesëmarrjes publike dhe integrimit gjinor në planifikim hapësinor.për më shumë kliko këtu!

Lansohet moduli i trajnimit për Projektet të Investimit kapital (PIK) si i pari në serinë e “Trajnimit të Trajnerëve”

30 prill 2015

Në vazhdën e shpalosjes së "përmbledhjes së udhëzuesve të MuSPP-it për vetë-qëndrueshmëri", Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) organizoi eventin 2 ditor të "Trajnimit të Trajnerëve" për Menaxhimin e Projekteve të Investimit Kapital (PIK) bazuar në modulin e zhvilluar më parë. Trajnimi u mbajt në datat 28 dhe 29 prill në Durrës të Shqipërisë. Qëllimi i trajnimit është të kalojë pjesëmarrësit përmes një sesioni trajnimi të mirë-strukturuar me synim pajisjen e tyre me njohurinë e duhur që do t'ua mundësonte të bëheshin trajnerë potencial për trajnimin e grupeve të synuara në tërë Kosovën. për më shumë kliko këtu!

"Trajnimi i trajnerëve", moment kyç si pjesë e 'Përmbledhjes së udhëzuesve praktik të MuSPP drejt një vetëqendrushmërie' drejt zhvillimit të një mekanizmi kreativ për ngritjen e kapacitetev

30 prill 2015

Me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëria e arritjeve të deri tanishme së bashku me kapacitetet e krijuara në komunat partnere, MuSPP-i është duke realizuar sesione trajnuese për trajnim të trajnerëve (ToT) në Pjesëmarrjen publike në planifikim hapësinor, Hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale, Hartimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, dhe Menaxhimin e Projekteve të Investimeve Kapitale. Trajnimi ka dy komponentë: atë pedagogjik dhe praktike. Moduli pedagogjik i trajnimit u jetësua në muajin prill nga Qendra për Arsim e Kosovës (QEK) me pjesëmarrjen e rreth 50 trajnerëve të ardhshëm. Kjo komponentë si synim kishte shpjegimin e parimeve themelore të arsimimit të të rriturve (andragogjinë) si dhe metodat e ndryshme gjegjëse për jetësimin e sesioneve trajnuese, por gjithëashtu mjetet dhe teknikat që i shërbejnë trajnerëve të ardhshëm që më pas të ofrojnë seanca edukative në fushat e ndërlidhura me MuSPP-in.për më shumë kliko këtu!

Shkëmbimi i përvojave, mësimeve të mësuara dhe udhëzuesve të MuSPP-it në Kosovë në sesionin e 25-të të Këshillit Drejtues të UN-Habitat-it

23 prill 2015

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) kontriboi në sesionin e 25 të Këshillit Drejtues të UN-HABITAT, të zhvilluar gjatë 17-23 prill 2015 në Kenia, në një eveniment përcjellës. Ky eveniment u organizua bashkarisht nga Ambasada e Suedisë në Nairobi dhe UN-Habitat-i në Kosovë, në koordinim me Ambasadën e Suedisë në Prishtinë.për më shumë kliko këtu!

Seminari përmbyllës i MuSPP-it: shikojeni!

03 prill 2015

Seminari përmbyllës i MuSPP-it "Një dekadë së bashku për qytete më të mira" u mbajt më 11 dhjetor 2014 në Prishtinë, Kosovë. Në seminar, janë përmbledhur, diskutuar dhe shpërndarë përvojat e MuSPP-it dhe partnerëve të programit në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve në planifikim hapësinor dhe mjedisor, qasjen pjesëmarrëse dhe demokracinë lokale, dizajnin urban dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në vendbanimet e Kosovës, si dhe tema të tjera.për më shumë kliko këtu!

Fëmijët, mësimdhënësit dhe qytetarët e Radevës po e gëzojnë mjedisin e ri shkollor dhe hapësirën për komunitetin

30 mars 2015

Projekti i Investimeve Kapitale (PIK) "Oborri i shkollës dhe sheshi i lojërave në Radevë", një investim i përbashkët i Komunës së Graçanicës dhe Programit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), u përurua më 30 mars, në fshatin Radevë. Ky projekt rrjedhë nga Plani i Veprimit të Planit të aprovuar Zhvillimor Komunal (PZHK) të Graçanicës, si një përkthim i prekshëm i planifikimit në përmirësimin dhe ndryshimin konkret të hapësirës publike dhe mjedisit.për më shumë kliko këtu!

E-qeverisje dhe E-pjesëmarrje për politika më të mira urbane dhe kualitet më të mirë të jetës në komunën e Prishtinës

03 mars 2015

Punëtoria "E-qeverisje dhe E-pjesmarrje për politika më të mira urbane dhe kualitet më të mirë të jetës" u mbajt më 3 Mars 2015 në Komunën e Prishtinës si fillim i dy pilot projekteve, duke prezentuar "Modelimi i Politikave të së Ardhmës" (FUPOL) dhe Bllok-për-Bllok/Minecraft si mjete për mbështetjen e vendim-marrjes me pjesëmarrje për politika më të mira urbane, shërbime dhe hapësira publike më të mira për qytetarët duke përdorur teknologji dhe metoda të reja për e-qeverisje dhe e-pjesëmarrje. për më shumë kliko këtu!

UN-Habitat-i dhe Komuna e Prishtinës zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen mbi fushat e bashkëpunimit

06 shkurt 2015

Ztr. Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, dhe Ms Gwendoline Mennetrier, Krye-këshilltare teknike e UN-Habitat-it/Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP), të financuar nga Bashkëpunimi për Zhvillim i Suedisë, nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi që siguron një kuadër bashkëpunimi drejt një zhvillimi të mëtejmë të qëndrueshëm nëpërmjet aplikimit të metodave moderne të planifikimit, demokracisë së zgjeruar lokale përmes proceseve me pjesëmarrje dhe transparente të planifikimit komunal dhe formulimit të përmirësuar të politikave dhe strategjive që adresojnë kohezionin territorial dhe përfshirjen sociale.për më shumë kliko këtu!

Raporti i MuSPP seminarit "Për qytete më të mira- Një dekadë së bashku" është në internet

04 shkurt 2015

Programi për Përkrahjen e Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP) ka kënaqësinë të ndajë Raportin e Seminarit "Për qytete më të mira- Një dekadë së bashku" i mbajtur më 11 Dhjetor 2014 në Prishtinë.për më shumë kliko këtu!

Oborret e qëndrueshme shkollore, komuna e Rahovecit një hap më afër qëndrueshmërisë mjedisore

03 shkurt 2015

Projekti i investimit capital "Oborret e qëndrueshme shkollore", i zbatuar në dy lokacione - në qendë të Rahovecit në gjimnazin "Xhelal Hajda-Toni" dhe shkollën fillore "Hamëz Thaqi" Xërxe, u inagurua më 3 Shkurt. Ky investim i përbashkët nga Komuna e Rahovecit dhe Programit për mbështetje të planifikimit hapësinor komunal (MuSPP) ka rezultuar nga plani zhvillimor komunal i Rahovecit, si përkthim i planifikimit në zhvillim dhe ndryshim konkret në favor të qytetarëve sa i përket edukimit, kënaqësisë dhe zhvillimit të hapësirës përreth.për më shumë kliko këtu!

Pilot Profili Komunal i Banimit - Komuna e Gjilanit në rrugë të mbarë

22 janar 2015

Programi i Mbështetje së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP) i financuar nga Swedish Development Cooperation dhe implementuar nga UN-Habitat-i në bashkëpunim të ngushtë me grupin punues të banimit nga Komuna e Gjilanit kanë përpiluar Pilot Profilin Komunal të Banimit (PKB).për më shumë kliko këtu!

MuSPP-i në programin e mirënjohur teliviziv “ÇELËSI”

16 janar 2015

Episodi i 14-të i programit teliviziv "ÇELËSI" u përqëndrua në kontributin e Programit për Mbështetje të Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) në bërjen e qytetit në Kosovë. Programi i MuSPP-it implementohet nga UN-Habitat-i dhe financohet nga Swedish Development Cooperation.për më shumë kliko këtu!

Udhërrëfyesi ynë drejt vetëqëndrueshmërisë PËRMBLEDHJE UDHËZUESISH PRAKTIK NGA MuSPP

14 janar 2015

Programi për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), ka lansuar Përmbledhjen e udhëzuesve praktik - Udhërrëfyesi ynë drejt vetëqëndrueshmërisë në seminarin përmbyllës "Për qytete më të mira - Një dekadë së bashku", të mbajtur më 11 Dhjetor, 2014, në Prishtinë.për më shumë kliko këtu!

Vendbanimi Gorance i komunës së Hanit të Elezit është përzgjedhur si lokacion potencial për impiantin për trajtimin biologjik të ujërave të zeza

06 janar 2015

Në vitin 2014 Programi për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor (MuSPP) u bë partner me Ndërmarrësinë e Qarkut Harju dhe Zhvillim Konsulence (NQHZhK) për zbatimin e projektit "Zhvillimi I qëndrueshëm në Kosovë: njohja me praktikaat e Estonisë në menaxhimin e ujit dhe mbeturinave në komunat e Kosovës" financuar nga Programi I Bashkëpunimit Zhvillimor të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë. Si pjesë e projektit është dhënë një grant I vogël I programit për projektimin e impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në një vendbanim në Kosovë. Përderisa programi ka synuar të identifikojë dhe bëjë përzgjedhjen e një lokacioni për vendosjen e një pajisjeje për trajtim efektiv, të përballueshëm dhe në shkallë të vogël, mënyra të ngjashme për trajtim të ujërave të zeza në vendbanime të vogla janë prezantuar përfaqësuesve nga 12 komunat e Kosovës gjatë një vizite të bërë në Estoni në vitin 2014 dhe këto praktika janë parë si shumë interesante dhe me mundësi replikimi në Kosovë.për më shumë kliko këtu!

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje