Lajme dhe Ngjarje
- 2017 |
- 2016 |
- 2015 |
- 2014 |
- 2013 |
- 2012 |
- 2011 |
- 2010 |
- 2009 |
- 2008 |
- 2007 |
- 2006 |
- Qendra mediale kryesore e UN-HABITAT-it
Çështjet e Infrastrukturës dhe transportit diskuohen në Junik
23 dhjetor 2009
Shumë nga këto çështje janë ngritur në punëtorinë e vizionimit apo janë rezultat i planit urban i hartuar më herët. Kjo punëtori nga ana e pjesëmarrësve u cilësua si shumë konstruktive dhe ata sugjeruan për takime tjera të këtij lloji të fokusuara në turizmin e egër, bujqësi dhe tema tjera të rëndësishme për zhvillim të kësaj komune. për më shumë kliko këtu!
QYTETE ME MË PAK KARBON: Kongresi i 45-të vjetor i Shoqatës Ndërkombëtare të Qyteteve dhe Planerëve Regjional ISOCARP
13 nëntor 2009
Kongresi i ISOCARP-it u organizua në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP 15) si takim i rëndësishëm ndërqeveritar që do të mbahet në Kopenhagë, si përgjigje për serinë e Protokolit të Kyoto-s të vitit1997, e që ka të bëjë me përpjekjen për uljen e emisioneve të gazit. Që nga atëherë gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe nga koncentrimi i njerëzve dhe aktiviteteve të tyre ata e ngarkojnë, në veçanti zhvillimet në tokë. E ardhmja e tyre është kruciale për arritjen qëndrueshmërisë. Kongresi i Porto-s ritheksoi se shumica e aksioneve duhet të ndërmerren në nivel qytetesh.për më shumë kliko këtu!
Punëtoria për Planin Zhvilimor të Junikut në Ohër
09 nëntor 2009
Punëtoria e Ohrit mblodhi përfaqësuesit nga Komuna e Junikut, ekipa e MuSPP-it, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Instituti i Planifikimit Hapësinor, CHwB-ja, shoqeria civile dhe komuniteti i biznesit si dhe akterë tjerë relevantë pjesëmarrës në këto tri ditë të punës intenzive. për më shumë kliko këtu!
Komuna e Pejës konsultohet me akterët për rregullimin e qendrës së qytetit
26 tetor 2009
Ekipa e UN-HABITAT/ MuSPP-it në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe kompaninë private Urban Plus, e angazhuar në hartimin e planit regullativ të qendrës së qytetit, organizuan një takim konsultues me 23 Tetor, me komunitetin lokal, pronarët e bizeneseve dhe më ekspertët komunalë. Ky takim u organizua me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje urbane për Sheshin Skenderbeu, si pjesë e propozuar për projektin investues capital e që është në përputhje me planin rregullativ për qendrën e qytetit. për më shumë kliko këtu!
Konsultimi me pronarët e bizneseve dhe komunitetin lokal të sheshit Skenderbeu ne lidhje me projektimin urbanistik të qëndrës së qytetit
22 tetor 2009
Komuna e Pejës e ka zhvilluar projektin si rjedhojë e dalë nga Implementimi i Udhërrëfyesit të PZHK/PZHU. Projekti i Pejës gjendet në qendër të qytetit, apo siç njihet ndryshe si sheshi Skenderbeu. Projekti si qëllim ka krijimin e hapësirave për qytetarë, përmes promovimit të transportit jomotorik, ecjes dhe ngasjes së biçikletave. Ky projekt është zhvilluar në dy faza. UN-HABITAT-i i ka ofruar komunës mbështetje teknike për fazën e parë, që vazhdon së implementuari, dhe tanimë është duke e mbështetur komunën në projektimin e fazës së dytë. për më shumë kliko këtu!
Konferenca mbi përfshirjen sociale: Në hap me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
22 tetor 2009
Arijeta Himaduna, zyrtare për Ndërlidhje dhe Qeverisje në MuSPP/UN-HABITAT, e udhëhoqi grupin punues për Qeverisje dhe Mjedis. Ky grup diskutoi për çështje të ndryshme si ndotja e ambientit, ujit dhe mengjimin e ujërave të zeza, vendbanimet joformale dhe ndërtimet ilegale dhe për sigurinë nga perspektiva gjinore dhe të drejtat e njeriut. për më shumë kliko këtu!
Tryezë e rrumbullakët për Teknikat e Vizionimit në Planifikimin Pjesëmarrës
12 tetor 2009
Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me veprimet e mëtutjeshme që duhet të mirren pas ciklit të parë të punëtorive të vizoinimit dhe të jipen rekomandimet se si të përdoren këto teknika në komunat tjera. Në fjalën e tij hyrëse, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Mahir Yagcilar, i përmendi shumë çështje që kanë të bëjnë me procesin e planifikimit urban dhe hapësinor. Ekzistenca e vendbanimeve joformale dhe nevoja e shfrytëzimit të tokës për zhvillim të qëndrueshëm janë prioritetet kryesore të Ministrisë që ai drejton. për më shumë kliko këtu!
Dita Botërore e HABITAT-it 2009
07 tetor 2009
Kombet e Bashkuara e kanë caktuar të hënën e parë të Tetorit si Ditën Ndërkombëtare të HABITAT-it. Kjo ditë kremtohet çdo vit në qytete në mbarë botën që nga viti 1986. Motoja e ditës botërore të Habitatit për këtë vit ishte Ta planifikojmë të ardhmen tonë urbane që nënkupton qasjen gjithpërfshirëse si princip kryesor të planifikimit hapësinor bashkëkohor. Kremtimi kryesor u mbajt në Washington DC, SHBA. për më shumë kliko këtu!
Presidenti Obama flet në Ditën Botërore të Habitat-it
06 tetor 2009
Planifikimi i së ardhmes tonë urbane është tema për këtë vit, që ka për qëllim të ngrisë vetëdijen për përmirësimin e planifikimit urban që merret me sfidat e reja të shekullit 21, në mënyrë që qytetet ta menagjojnë dhe zvogëlojnë ndikimin e ndryshimit klimatik, krizës ekonomike dhe varfërisë urbane në mbarë botën. për më shumë kliko këtu!
Dita Botërore e Habitat-it 09: Fjala e Dr. Anna Kajumulo Tibaijuka për nder të Ditës Botërore të Habitat-it 2009
05 tetor 2009
Tema e Ditës Botërore të Habitat-it për vitin 2009 është Ta Planifikojmë të Ardhmen Tonë Urbane. Si drejtoreshë ekzekutive e Agjensionit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanime Njerëzore, gati për një dekadë, unë mund të ju them se asnjëherë më shumë se tani planifikimi për të ardhmen tonë urbane nuk ka qenë më urgjent sesa që është tani. Sot, më shumë se 50%, gati 3.5 miliard njerëz të planetit tonë jetojnë në qytete. Ky numër do të rritet në 6 miliard në këto dyzet vitet e fundit. Përafërsisht e tërë rritja e popullatës botërore nga tani deri në 2050 do të ndodh në qytete.për më shumë kliko këtu!
Paneli për selektimin e projekteve të investimeve kapitale
28 shtator 2009
Tri kategoritë e projekt-propozimeve iu prezentuan panelit në përbërje të përfaqësuesve të Sida-s, organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufi dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor. Kategoria e parë përbëhej nga projekt propozimet e kompletuara, të gatshme të tenderohen, në kategorinë e dytë ishin projektet të cilave u është përfunduar fizibiliteti, derisa grupin e tretë e përbënin projektet në fazën konceptualizimit. për më shumë kliko këtu!
Juniku prezenton draft profilin për Planin Zhvillimor Komunal
25 shtator 2009
Drafti i parë i profilit komunal për Planin Zhvillimor të Junikut u prezentua në takimin publik të mbajtur në lokalet e Kuvendit Komunal. Në takim ishin prezentë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të komunës fqinje Deçanit, Kfori Italian, OSBE-ja, ekspertë komunalë dhe një numër i banorëve vendaspër më shumë kliko këtu!
Aktivitetet e MuSPP-it u prezentuan në Takimin Koordinues të donatorëve
21 shtator 2009
Përfaqësuesja e UN-HABITAT-it i prezentoi objektivat dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të MuSPP-it të planifikuara për periudhën 2008-2011, të cilat fokusohen në kualitetin e jetës së qytetarëve përmes zhvillimit të planifikuar. Mbështetja e MuSPP-it për projektet kapitale që kanë të bëjnë me planifikimin, përmirësimi i kushteve të jetës dhe siguria për grupet e rrezikuara që jetojnë në vendbanimet joformale janë objektivat kryesore të programit. për më shumë kliko këtu!
UN-HABITAT-i i prezenton propozimet për riorganizimin e qendrës së vjetër të Prizrenit
17 shtator 2009
Përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Prizrenit premtuan se në një të ardhme të afërt zona përreth do ta merr të njejtën pamje si sheshi Shadërvan. Ndër të tjera theksuan se ky prezentim shpjegon se si rezultatet nga konsultimet publike duke e përfshirë vizitën në terren, mund të inkorporohen si propozime për këtë projekt. për më shumë kliko këtu!
Turneu kulturor 2009
08 shtator 2009
Regjistrohuni për të marrë pjesë në këtë turne në e-mailin culturetour@unhabitat-kosovo.org, dhe informohuni për më të rejat në lidhje me këtë ngjarjepër më shumë kliko këtu!
Qytetarët pjesëamarrës në disenjimin e qasjes në shkollën fillore në Mitrovicë
10 gusht 2009
Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Shkollën Fillore Meto Bajraktari organizuan punëtorinë e tretë në lidhje me qasjen e sigurtë në këtë shkollë fillore. Punëtoria ishte pjesë e procesit pjesëmarrës të disenjimit dhe angazhimit aktiv të të gjitha grupeve të akterëve si: nxënësit, prindërit, administrata e shkollës, HANDIKOS-i, banorët, policia, kompanitë e shërbimeve publike si dhe zyrtarët komunalë.për më shumë kliko këtu!
Vështrimi i zonës historike të Prizrenit
03 gusht 2009
Përfaqësuesit a Asociacionit të Artizanëve (dega e grave), komuniteti i biznesit, Këshilli i Ekspertëve, arkitektët lokalë, përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara, OJQ-të që merren më trashëgimi kulturore, ambient, art dhe grupe tjera interesi që e përbëjnë ekipën e akterëve, morën pjesë në këtë vëzhtrim terreni.për më shumë kliko këtu!
MuSPP2 e ndihmon Hanin e Elezit në mbledhjen e të dhënave për hartimin e PZHK-së dhe PZHU-së
10 qershor 2009
Ekipa e MuSPP 2 së bashku me Komunën e Hanit të Elezit kanë filluar me projektin e mbledhjes së të dhënave të nevojshme për hartimin e profilit komunal. Të dhënat që do të mblidhen me këtë rast do të nevojiten për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe Planit Zhvillimor Urba (PZHU). Ky aktivitet do të zhvillohet në 1500 shtëpi të Komunës së Hanit të Elezit.për më shumë kliko këtu!
MuSPP dhe akterët për ngritje të sigurisë nga rruga në shkollë
15 maj 2009
Me 14 Maj 2009, Programi i Mbështetjes në Planifikimin Hapësinor Komunal në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe Shkollën Fillore Meto Bajraktari organizuan një punëtori në qasjen e sigurtë në shkollën fillore. Kjo puntori mblodhi së bashku përfaqësues nga kuvendi komunal, mësimdhënës, përfaqësues të Handikos-it, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, prindër, nxënës dhe banorë të lagjes. për më shumë kliko këtu!
MuSPP i bashkangjitet OSBE-së në ngritjen e vetëdijes për te drejtat e banimit dhe të pronësisë
09 maj 2009
Një anketë e organizuar këto ditë nga OSBE-ja dhe e analizuar nga MuSPP-i tregoi për nje diverzitet në tipologjinë e vendbanimeve joformale por gjithashtu edhe e shfaqi nevojën për mirëkuptim nga ana e partnerëve në dallimet në mes të vendbanimeve joformale dhe ndërtimeve ilegale. Adresimi i çështjes së vendbanimeve joformale është një nga objektivat kryesore të Programit të Mbështetjes Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë dhe është i lidhur ngushtë me mandatin e UN-HABITAT-it dhe angazhimit të tij në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.për më shumë kliko këtu!
Mitrovica miratoi Planin Zhvillimor Komunal dhe Urban
05 maj 2009
Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Planin Zhvillimor Komunal(PZHK) dhe Planin Zhvillimor Urban(PZHU), gjatë seancës komunale mbajtur me 4 Maj 2009, hartuar nga konsultantët e kompanisë kosovare Lin-project dhe asaj Metron nga Zvicrra.Mbështetje të madhe këtyre planeve iu dha në formë të deklaratës së vizionit hartuar nga pjesëmarrësit gjatë punëtorisë së vizionimit, e mbajtur në Shkup nga 11-15 Janar, organizuar prej anës UN-HABITAT-it.për më shumë kliko këtu!
Aktiviteti me biçikleta hap kremtimet për Ditën e Evropës
04 maj 2009
Për kremtimin e Ditës së Evropës në Kosovë, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor të UN-HABITAT-it, Komunën e Prizrenit, Federatën Kosovare të Çiklizmit dhe Qendrën Rinore Fisnikët organizuan turneun çiklistik në Prizren me 5 Maj 2009.për më shumë kliko këtu!
UN-HABITAT-i në Kosovë që nga viti 1999
03 prill 2009
nga Z.Garth Seneque, Krye këshiltar teknik i UN-HABITAT-it për më shumë kliko këtu!
Planifikimi hapёsinor nё Kosovё diskutohet nё Univerzitetin e Firencës
25 mars 2009
Prezentimi qё u dha me 10 Shkurt 2009 u pёrcoll nga ana e studentëve, profesorëve dhe profesionistёve. Pjesa e parё e prezentimit kishte karakter informativ qё e paraqiste njё kuadёr tё gjerё tё legjislacionit dhe praktikёs sё planifikimit, duke u nisur para dhe pas luftёs si dhe angazhimin e UN-HABITAT-it nё kёtё fushё pёrmes programit tё tashёm dhe programeve tё mёhershme. Pjesa e dytё u fokusua nё diskutimin qё u inicua vetvetiu nga deklaratat qё kanё tё bёjnё me mekanizmat pёr qёllim tё zbatimit tё kontrollit tё zhvillimit si korniza ligjore dhe nevoja pёr fuqizimin e shoqёrisё civile. për më shumë kliko këtu!
Programi i mbështetjes së komunave në planifikim hapësinor prezentohet në në takimin e koordinimit të donatorëve në MAPL
18 mars 2009
Arijeta Himaduna, zyrtare e UN-HABITAT/MuSPP, i prezentoi objektivat dhe aktivitetet e planifikuara të MuSPP-it për 2008-2011, të fokusuara në përmirësimin e kualitetit jetësor të qytetarëve të Kosovës përmes zhvillimit të planifikuar. Ajo i përmendi disa fusha kryesore të MuSPP-itpër më shumë kliko këtu!
UN-HABITAT mbështet Asociacionin e Komunave të Kosovës në çështjet ligjore
13 mars 2009
Si vazhdim i mbështetjes së UN-HABITAT-it për Asociacionin e Komunave të Kosovës, në takimin e Kolegjiumit të Planifikimit Hapsinor, mbajtur me 13 Mars 2009, UN-HABITAT prezentoi amandamentet e Ligjit të Planifikimit Hapsinor. Prezentimi u bë nga këshilltari ligjor i UN-HABITAT-it, Z.Lazim Salihu. për më shumë kliko këtu!
200 mijë euro për trafikun urban
26 shkurt 2009
Me 25 Shkurt 2009, Josef Meiten, përfarqësues i Ministrisë së Transportit dhe Mobilitetit i Qeverisë Flamane të Belgjikës, së bashku me Ilhami Gashin, zyrtar në Ministrinë e Transportit të Kosovës u takuan me kryetarin e Komunës së Pejës, z.Ali Berisha. UN-HABITAT/MuSPP në Kosovë kanë kontribuar në shumë projekte që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor në Komunën e Pejës siç janë Pilot Projekti i Autobusit të qytetit dhe përpilimi i Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban. për më shumë kliko këtu!
Programi Rajonal per Ngritjen e Kapaciteteve dhe Deklarata e Vjenes
26 shkurt 2009
Në takimin rajonal për ngritjen e kapaciteteve që po mbahet në Varshave të Polonisë, po marrin pjesë edhe perfaqesues të UN-HABITAT-it nga Programi i Mbeshtetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP). Poashtu në këtë konferencë ishte e përfaqësuar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Departamenti për Banim dhe ai për Planifikim Hapësinor, si nënshkruese e mëhershme e Deklaratës së Vjenës për Vendbanimet Joformalepër më shumë kliko këtu!
Aprovohet PZHU-ja e Ferizajt
30 janar 2009
Procesi tre-vjeçar i përgatitjes së Planit Zhvillimor Urban të Ferizajt ka përfunduar me aprovimin e tij nga ana e Kuvendit Komunal në seancën e fundit me 29 Janar 2009. Përgatitja e këtij plani i ishte besuar kompanisë Intech, e cila e përfundoi atë në vitin 2008. Ferizaj është komuna e katërt e MuSPP-it e cila e kompletoi dhe e aprovoi planin e saj hapësinor. Me këtë rast do të fillojë edhe implementimi i këtij plani, ku do të fillojë edhe realizimi i projekteve kapitale bazuar në planin e miratuar. për më shumë kliko këtu!