Programi i Planifikimit dhe Menaxhimit Urban, UPMP (2002 - 2003)
Programi i Planifikimit dhe Menaxhimit Urban, UPMP (2002 – 2003) i financuar nga Qeveria e Holandës. Programi kishte bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ligjit të ri të planifikimit në Kosovë dhe mbështeti gjithashtu hapat e parë për krijimin e një instituti në nivelin qendror për planifikimin hapësinor strategjik. Komponentë tjetër e rëndësishme e programit ishte angazhimi i tij në perspektivën e planifikimit në 30 komunat e Kosovës, dhe në zhvillimin e mundësive për çështje gjinore në menaxhimin komunal në Kosovë. Programi përmbajti trajnime të ngjeshura për planerët urban mbi qasjen dhe zbatimin e planifikimit strategjik , nëpërmjet të Planifikimit Urban dhe Kornizës menaxhuese. (UPMF).
Partner mbështetës: Qeveria e Holandës