Programi i UN-HABITAT-it për mbështetjen e Kadastrit të Kosovës, KCSP (2000-2003)
Programi i UN-HABITAT-it për mbështetjen e Kadastrit të Kosovës, KCSP (2000-2003) çoi në themelimin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), si një institucion gjysmë-autonom sipas Udhëzimit Administrativ 2000/14. Mandati i AKK-së ishte për të ndërtuar kapacitetet teknike dhe menaxheriale për aktivitete në menaxhimin e tokës në të dy nivelet, qendrorë dhe lokal si dhe rindërtimin e Tokës kadastrale,e cila ishte shkatërruar gjatë konfliktit. Lidhja mes zhvillimit të kadastrit dhe zhvillimit të planeve hapësinore është e qartë, dhe kritike për planifikimin e duhur dhe përdorimin racional të tokës dhe burimeve të tjera.
Partnerët mbështetës: Qeveria e Norvegjisë, Suedisë, Zvicrës, UNMIK/ Ministria e Shërbimeve Publike